Gjakova
Shkronjat

Kulla e Junikut, është vendi ku organizata George Williams Youth Associaciation në Kosovë, zhvillon aktivitetet e saj rinore në komunën e Junikut.

E që nga tetori i vitit të kaluar kjo organizatë filloi implementimin e projektit “Community Leadership”, aktivitete e së cilit u zhvilluan kryesisht brenda këtij objekti. Sot, në prag të përfundimit të tij, përfaqësues të kësaj OJQ-je, ftuan zyrtarë komunalë të Junikut, dhe të ftuar të tjerë nga institucione të ndryshme, për të prezantuar të arriturat e projektit

Në kuadër të projektit “Community Leadership”, u zhvilluan takime me kryetarin e komunës së Junikut, Agron Kucin, si dhe zyrtarë të tjerë komunalë. Gjatë këtij aktiviteti, u tha se gjatë diskutimeve është shqyrtuar plani i veprimit rinor 2018-2019, si dhe krijimi i nënkodit buxhetor për departamentin e rinisë.

Dorina Glloxhani, koordinatore e projektit ka treguar se të përfshirë në aktivitetet që u zhvilluan gjatë një viti, ishin gjithsej 60 të rinj nga komuna e Junikut.

Përveq ekspozitës së përgatitur me fotografi të cilat tregojnë aktivitetet e të rinjve të Junikut gjatë implementimit të projektit, të pranishmit patën rastin të shohin edhe një video, ku pjesëmarrësit tregonin përvojën e tyre gjatë trajnimeve dhe takimeve të ndryshme. VOX: I riu Projekti “Community Leadership” është financuar nga Bashkimi Evropian, I menaxhuar nga zyra e saj në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile. Implementimi i tij është bërë ngaa organizata “George Ëilliams Youth Associaciation” në Kosovë./Tv Syri Vision/