Gjakova
Shkronjat

Nënkryetari i komunës së Gjakovës, Armend Vokshi, përfaqësuesi nga USAID-i, William Trigg, dhe drejtori i gjimnazit Hajdar Dushi, Bedri Cahani, sot kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

E gjithë kjo në kuadër të një projekti i cili së shpejti do të fillojë të implementohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar në këtë insitutcion arsimor.Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi, nënkëryetari i komunës së Gjakovës ka thënë se synimi i këtij projekti, është që nxënësit e kësaj shkolle, përveq pjesës teorike, të mësojnë edhe në praktikë. E gjithë kjo përmes paisjeve të reja të teknologjisë, si dhe trajnimit të mësimdhënësve, gjë e cila do të mundësohet nga USAID-i.

Komuna e Gjakovës është një ndër dy komunat e para në Kosovë, përfituese e një projekti të tillë të ri të inicuar nga USAID-i.

I lumtur për këtë memorandum dhe këtë projekt në veqanti, u shpreh drejtori i Gjimnazit “Hajdar Dushi”, Bedri Cahani.

Në anën tjetër, Vokshi ka theksuar se rezultatet e këtij projekti, dhe punës që do të bëhet në kuadër të tij në Gjimnazin “Hajdar Dushi”, do të ndikojnë që ai të zgjerohet edhe nëpër shkolla të tjera të kësaj komune./Tv Syri Vision/