Gjakova
Shkronjat

Një delegacion i DEMOS/HELVETAS sot kanë qëndruar në komunën e Gjakovës.

Fillimisht ata janë takuar më nënkryetarin e kësaj komune, Armend Vokshin. E pas këtij takimi, ata së bashku me të tjerët vazhduan me vizita në disa pjesë të qytetit, ku u implementuan projekte të bashkëfinancuara nga Komuna e Gjakovës dhe program i DEMOS-it zviceran. Një nga to është rregullimi i sheshit “Beqir Kastrati”, i cili u inaugurua pikërisht sot. Për të pritur këtë delegacion së bashku me zyrtarët komunalë dolën edhe banorët e kësaj lagjeje.

Delegacioni nga organizata zvicerane poashtu ka vizituar parkun në qendër të qytetit, për të parë nga afër fontanën, projekt ky poashtu i financuar nga Demosi. Më pas ata vazhduan për tek parku i madh, ku u bë edhe prerja e shiritit.

I lumtur për vizitën e sotme nga ky delegacion, u shpreh nënkryetari i kësaj komune, Armend Vokshi.

I kënaqur me rregullimin e parkut të madh të qytetit, u shpreh edhe Esat Muhazhiri nga komuna e Gjakovës. Ai thotë se që kur kjo hapësirë u rregullua, ai vjen gati cdo ditë këtu.

Në fund fare ata kanë përuruar ndërtimin e rrugës “Muharrem Domi”. Në ceremoninë e prerjes së shiritit erdhën edhe banorë të lagjes./Tv Syri Vision/