Gjakova
Shkronjat

Një javë më parë Organizata “George Williams Youth Association” në Kosovë, para zyrtarë komunalë të Junikut, paraqitën rezultet e projektit njëvjecar “Community Leadership”.

Sot një javë pas, kjo OJQ në komunën e Gjakovës ka mbajtur ceremoninë përmbyllëse të projektit dyvjecar “Krijimi i një hapësire të sigurtë për të rinjtë”, i cili fokus ka të rinjtë e kësaj komune. Në fillim fare, drejtoresha e kësaj organizate, Dorina Lluka-Davies, para të pranishmëve ka paraqitur disa nga rezultet e arritura në kuadër të këtij projekti.

Të lumtur me rezultatet që u arritën gjatë këtij projekti të radhës të implementuar nga kjo organizatë, u shprehën zyrtari në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport  si dhe zyrtarja për barazi gjinore.

Rreth eksperiencave të tyre gjatë implementimit të projektit, folën vetë të rinjtë e komunës së Gjakovës

“Krijimi i një hapësire të sigurtë për të rinjtë” është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile./Tv Syri Vision/