Gjakova
Shkronjat

Është mbajtur mbledhja e fundit për këtë vit e komitetit për komunitete në kuvendin komunal të Gjakovës. Kryesuesja e këtij komiteti Elvane Qorri fillimisht falënderoj të gjithë anëtarët për kontributin e tyre përgjatë periudhës 4 vjeqare si dhe tha se shumica e kërkesave nga komunitetet Romë Ashkali dhe Egjiptian kanë hasur në mirëkuptim dhe mbështetje nga komuna e Gjakovës.

Në këtë mbledhje  pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i mundësisë buxhetore për implementimin e planit lokal të veprimit për përfshirjen e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian në komunën e Gjakovës. Me këtë rast u tha se Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka shqyrtuar buxhetin për periudhën 2018-2020  dhe sipas zyrtarëve të kësaj drejtorie  buxheti është ndarë në pesë kategori si janë : paga dhe meditje, mallra dhe shërbime, shpenzime komunale, subvencione dhe transfere si dhe shpenzime kapitale. Dhe në të gjitha këto kategori është ndarë buxhet edhe për komuniete të cilat jetojnë në komunën e Gjakovës. Sipas draft planit lokal të veprimit për përfshirjen e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian në komunën e Gjakovës, parashihet që totali i buxhetit të ndarë për këto komunitete të jetë  878 mijë e 250 euro për periudhën 2018-2020, sipas këtij plani gjysma kërkohet të mbështetet nga kuvendi komunal dhe gjysma tjetër nga donatorët. E gjithë kjo mbeti të shqyrtohet dhe miratohet në mbledhjen parë të asamblesë komunale të vitit 2018.Në takimin përmbyllës anëtarët e komitetit për komunitete thanë se janë munduar që edhe këtë vit të bashkpunojnë dhe të punojnë për  mirëqenie të komuniteteve Romë Ashkali dhe Egjiptian./TV Syri Vision/