Gjakova
Shkronjat

Sot është bërë hapja solemne e hapësirës së re të KVRL-GJK. Lokacioni i kësaj haësire tani do të jetë në Qarshinë e Madhe.

Këshilli i Veprimit Rinor Lokal i komunës së Gjakovës tashmë do të ushtrojë veprimtarinë në një hapësirë tjetër e cila ndodhet në Qarshinë e Madhe, konkretisht në një pjesë të objektit të Konsulatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë.Në hapjen solemne të kësaj hapësire morën pjesë zyrtarë komual, përfaqësues të OJQ-ve të cilat veprojnë në komunën e Gjakovës si dhe të rinj. Në fjalën e tij të rastit kryetari i KVRL-së, Andi Batusha tha se kemi kënaqësinë që këtë hapësirë ta ndajmë së bashku në interes të përgjithshëm si rezultat i punës dy vjeqare.Nga ana tjetër nënkryetari i komunës së Gjakovës, Armend Vokshi përmendi disa nga projekte që janë realizuar për fuqizimin dhe promovimin e rinisë.Në këtë përurim e pranishme ishte edhe deputetja e kuvendit të Republikës së Kosovës, Mimoza Kusari Lila e cila uroj rininë gjakovare për këtë hapësirë. Mes tjerash u tha se prioritetet dhe sunimet e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal janë arritur e gjithë kjo falë bashkpunimit dhe mbështetjes nga kuvendi komunal. KVRL-GJK është trupa më e lartë përfaqësuese  rinore në nivel lokal e cila koordinon bashkëpunimin e OJQ-vë anëtare , angazhohet në avokim-lobim për interesa rinore dhe zhvillon politikat rinore. Tash së fundmi KVRL është shpallur si këshilli më aktiv në nivel nacional./TV Syri Vision/