LOKALE

Më shumë nga Lokale

Moti në Gjakovë

Vetëdorëzohen në polici edhe tre personat tjerë që kanë shtënë me armë zjarri në Gjakovë

Natën e 14 prillit rreth orës 20:20 në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, dy grupe me nga dy persona kanë shtënë me armë zjarri ndaj njëri-tjetrit. Njëri nga personat është vetëdorëzuar të martën, kurse sot DRP Gjakovë ka njoftuar se janë vetëdorëzuar edhe tre personat e tjerë. “Janë vetëdorezuar në polici në sektorin e hetimeve...

“Prindërit kanë përgjegjësi ta ruajnë gjuhën shqipe”

Tendenca për futjen e fjalëve të huaja në fjalorin e gjuhës shqipe, po shihet si veprim i gabuar nga veteranja e arsimit Samile Haraqija. Ajo thotë se përgjegjës për këtë janë edhe prindërit, të cilët duhet të kontribuojnë në ruajtjen e gjuhës shqipe gjatë komunikimit me ta.

KEDS: Në Skivjan kabllot e rëna nuk janë të rrymës

Pas raportimit të televizionit tonë për një gjendje jo të mirë të shtyllave dhe kabllove në fshatin Skivjan, Keds ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas verifikimit të situatës kanë raportuar se kabllot e rëna përtokë nuk janë të KEDS por të operatorëve kabllor, të ndjekim materialin e përgatitur.

Gratë në Kosovë janë të pambrojtura, thonë qytetarët

Vrasja e dy garve në javën e fundit ka tronditur të gjithë vendin. Edhe pse në vazhdimësi janë krijuar mekanizma institucional për parandalimin e kësaj dukurie, vrasjet nuk janë ndalur. Në disa intervista të realizuara qytetarë të Gjakovës thonë se ka mungesë në krijimin e sigurisë për gratë që raportojnë dhunën.

Mbahet mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Është mbajtur sot mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Gjakovës. Në këtë mbledhje u prezantua raporti financiar për periudhën janar-mars 2024, ku më pas ngjalli edhe debate për shpenzueshmëri të ulët, e të hyra të larta për shkak të lejeve të ndërtimit.

Nënshkruhet kontrata e re për ndriçim publik në Komunën e Gjakovës

Në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa u diskutua edhe për ndriçimin publik në komunën e Gjakovës. Drejtori i Shëbimeve Publike, Nikollë LLeshi tha se gjatë ditës së djeshme është lidhur kontrata për ndriçim publik.

Muzeu Etnografik pasurohet me eksponate edhe nga qytetarët

Qytetarët janë donatorët më të mëdhenjë në Muzeun Etnografik të Gjakovës, kështu ka bërë të ditur drejtori i këtij institucioni, në ditën botërore të monumenteve kulturore, ditë kjo që synon ndërgjegjësim për ruajtjen e pasurisë së trashëgimisë kulturore.

Sigal Prishtina – Vëllaznimi, sot mësohet gjysmëfinalisti i fundit i “Play Off-it”

Ndeshja e sotme mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit do të përcaktojë skuadrën e katërt gjysmëfinaliste të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Sfidën e parë e fituan bardhekaltrit 72:64, derisa në takimin e dytë fituan kuqezinjtë me rezultat 66:65. Përballja e sotme, që nis nga ora 20:00 është vendimtare se kush do të kualifikohet tutje. Fituesi...

Dhoma e Përfaqësuesve voton këtë javë për ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara do të votojë për ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe Indo-Paqësorin të shtunën, më 20 prill, tha kryetari i Dhomës, republikani Mike Johnson. Një komitet i Dhomës bëri publike legjislacionin që parasheh ndihmë të sigurisë në vlerë prej më shumë se 95 miliardë dollarësh, përfshirë 60.84 miliardë dollarë ndihmë...

Në spitalin e Gjakovës nuk ka hematolog, kur dyshohet për hemofili pacientët dërgohen në QKUK

Në Ditën Botërore të Hemofilisë, doktor Jetish Jetishi ka thënë se në spitalin e Gjakovës aktualisht nuk ka hematolog dhe pacientët e dyshuar me këtë sëmundje dërgohen në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për diagnostikim.

Komani – Frrokaj: Vrasja e grave vjen si pasojë e pozitës jo të mirë të tyre në shoqërinë kosovare

Nga 36 raste të dhunës në familje që janë regjistruar në policinë e Gjakovës që nga fillimi i vitit 2024, 33 gra kanë qenë viktima. Se rastet e dhunës në familje po rriten e thonë edhe psikologët.

Probleme me shtyllat elektrike në Skivjan

Shtyllat e vjetëruara dhe reduktimet e energjisë elektrike po konsiderohen si probleme shqetësuese nga disa banorë të fshatit Skivjan. Disa prej tyre thonë se kjo situatë është prej kohësh dhe dinamika e punëve të tyre shpesh po vështirësohet për shkak të këtyre problemeve.

Shtyllat elektrike të dëmtuara, shqetësim për banorët e rrugës ”Aqif Blyta”

Në rrugën “Aqif Blyta” në lagjen në Gjakovë shtyllat elektrike janë bërë problem për banorët e lagjes të cilët kalojnë në këtë pjesë. Banorët të cilët u prononcuan për Syrin thanë se ata ndjehen të rrezikuar ngase sipas tyre shtyllat janë shumë të vjetëruara dhe mund të bien dhe të shkaktojnë shumë probleme në ndërtesën...

KB ”Vëllaznimi” nesër pret fitore kundër Prishtinës

Basketbollistët e KB ”Vëllaznimi” presin që në ndeshjen e nesërme në Prishtinë të kenë fitore. Drejtori i klubit Ideal Bakija thotë se sportistët me energji pozitive dhe përgatitje profesionale synojnë të triumfojnë në lojë.

Teatri “Hadi Shehu” në muajin maj me premierë të re

Kasta e aktorëve të teatrit të Gjakovës pas sukseseve që patën me “Magjistarin nga Ozi” menjëherë kanë filluar përgatitjet edhe me një prodhim të ri teatror. Kësaj radhe regjisori Ilir Bokshi do të inskenojë shfaqjen me titull “Anima Mea”. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Dy vrasje në katër ditë, reagon shoqëria civile në Gjakovë

Për vrasjet e grave në Kosovë ka reaguar edhe shoqëria civile në Gjakovë. Erëblina Dinarama dhe Nora Shehu dy gra që përfaqësojnë dy organizata që vazhdimisht projektojnë kauza për gratë, kanë pohuar se duhet të rritet vetëdija kolektive që secila grua ta raportojë secilin dhunë pavarësisht llojit të saj.

Gjakovë: Deponohen rreth 3 mijë euro të falsifikuara në një bankë

Një zyrtar i një banke në Gjakovë ka raportuar se brenda dy muajve janë deponuar 2 mijë 917 euro, ku 2 mijë e 842 euro kanë qenë monedha metalike  në vlerë prej dy euro. Policia në raportin 24 orësh ka bërë tëditur se monedhat e dyshuara janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar. “Ankuesi...

Moti në Gjakovë

206 persona përfitojnë nga subvencionet e DSHMS së

Janë bërë publike emrat e përfituesve të subvencioneve në shëndetësi. Nga drejtoria e shëndetësisë thonë se të gjitha aplikacionet janë trajtuar nga komisioni dhe përfituesit janë raste që i kanë plotësuar kriteret e thirrjes.

Shënohet 25-vjetori i betejës së Maznikut

Luftëtarët Shkelzen Haradinaj, Fatmir e Luan Nimanaj si dhe Hasim Halilaj janë kujtuar sot në Gllogjan e Deçan në përvjetorin e rënies heroike të tyre. Nga aty u tha se idealet e tyre ishin forcë për të vazhduar tutje në çlirimin e plotë të vendit.

Fillojnë punimet për finalizimin e Parkut të Qytetit

Nevojiten edhe disa investime shtesë dhe projekti i Parkut të Qytetit do të finalizohet. Drejtori i infrastrukturës Shkumbin Kastrati thotë se parku do të merr një pamje krejtësisht tjetër pas investimeve të reja.

Dorëzohet në polici i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri E.B

Njëri nga katër të dyshuarit për të shtënat me armë zjarri të ndodhura në mbrëmjen e 14 prillit, është vetëdorëzuar në polici duke dorëzuar edhe një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdoruar në rast. Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari është dorëzuar në mbajtje.

Sa janë të dëmshme pijet energjike?

Konsumimi i pijeve energjike nga fëmijët po shihet si problem shqetësues nga mantelbardhët. Disa nga fëmijët e intervistuar thonë se nuk e kanë problem as t’i blejnë në markete, ndërsa nga inspektoriati thonë se nuk kanë ndonjë bazë ligjore për të ndaluar shitjen e këtyre produkteve, fëmijëve.

Familjarët të zhgënjyer për trajtimin e rasteve në Masakrën e Mejës

Janë bërë 4 muaj prej se Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë për masakrën e Mejës, ndaj 53 personave. Por, aktakuza e ftesa, ende nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare ashtu siç parashihet me Kodin e Procedurës Penale. Jeton Sokoli nga fshati Mejë thotë se ndihet i zhgënjyer me këto vonesa.

Mësimdhënësja Bakalli: Duhet punë për ngritjen e shkollës në nivelin e merituar

Puna me nxënës është një përkushtim i vazhdueshëm për mësimdhënësen Jeta Bakalli. Ndërsa çmimi i fituar ditë më parë si “Ikona e Integritetit të Gjakovës” e ka motivuar edhe më shumë që mësimdhënien ta bëjë secilën ditë e më të avancuar në përputhje me kërkesat e nxënësve.

Me homazhe nderohet Avdullah Babalija

Me homazhe është kujtuar sot kontributi i ish zëvendës komandantit të UÇK-së për Rrafshin e Dukagjinit, Avdullah Babalija. Në përvjetorin e nëntë të vdekjes së tij, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë por edhe persona zyrtarë kanë nderuar angazhimin e të ndjerit Babalija gjatë luftës por edhe pas luftës.

Gjuajtja me armë në Gjakovë, zbulohen detaje

Mbrëmjen e së dielës, të shtëna armësh janë dëgjuar në rrugën “Anton Qeta” në Gjakovë. Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një përleshje me armë mes dy grupeve në qytetin e Gjakovës. Ndërsa sot janë zbuluar edhe disa detaje të reja. Raporti i plotë i Policisë së...

Arrestohet njëri nga personat që gjuajti me armë zjarri në Gjakovë

Natën e datës 14 prill rreth orës 20:20 në kryqëzimin e rrugëve Anton Çeta dhe Yll Morina dy grupe me nga dy persona kanë shtënë me armë zjarri. Burime brenda policisë tregojnë se i dyshuari për tentim vrasje E.B. është arrestuar dhe është në mbajtje për 48 orë. Personat e tjerë të përfshirë në këtë...

Moti në Gjakovë

Në gara të fitnesit triumfojnë katër garues nën udhëheqjen e trajnerit gjakovar

Fal punës dhe angazhimit profesional të trajnerit të fitnesit Burim Vraniqi, katër garues në kategori të ndryshme në nivel vendi kanë treguar rezultate të larta në një kompeticion sportiv.Në një prononcim për Syrin, Vraniqi ka pohuar se përgatitjet kanë marrë kohë, prandaj edhe suksesi ka qenë i pashmangshëm.

Haxhibeqiri: Po punohet me intensitet të lartë për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë

Punimet në stadionin e qytetit po bëhen sipas intenziteteve të planifikuara. 9 milion eurot e ndara së fundmi nga Ministria e Kulturës janë një impuls i mirë që projekti të finalizohet sa më shpejt.  Visar Haxhibeqiri drejtor i qendrës rajonale për trashegimi kulturore në Gjakovë thotë se për ndërtimin deri në fianlizim është planifikuar të...

Ende në arrati personat që kanë shtënë mbrëmë me armë në rrugën “Anton Çetta”

Personat të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në një shkëmbim të armatosur zjarri në Gjakovë, ende nuk janë kapur nga policia. Ky rast i ndodhur mbrëmë në kryqëzimin e rrugëve “Anton Çetta” dhe “Yll Morina” i ka shqetësuar edhe banorët e kësaj zone. Zëdhënësi i policisë Sheremet Elezaj thotë se personat e dyshuar ende...

Sot komisioni i DSHMS-së publikon emrat e përfituesve të banimit social

Gjatë ditës së sotme pritet që komisioni të ketë të gatshme listen e përfituesve të banesave sociale në Gjakovë, e pastaj të njëjtëve do të ju dërgohen përmes postës njoftimet për procedura shtesë. Drejtoresha e shëndetësisë Adelina Shehu-Kolaj pohon se edhe familjes që janë të detyruara të largohen nga banimet sociale do të njoftohen me...

Gjendje e mjerueshme e urës në Trakaniq

Edhe përkundër vendosjes së shenjëzimit dhe sinjalistikës së vazhdueshme në urën e fshatit Trakaniq, ngasësit e makinave me peshë të rëndë vazhdojnë të jenë të papërfillshëm ndaj këtyre paralajmërimeve. Kjo situatë po i shqetëson edhe banorët e kësaj pjese.

Fillojnë përgatitjet për konkursin letrar “Adem Beqa”

Të gjithë ata nxënës që kanë aftësi në kulturën e shkrimit nga niveli VI deri në IX mund të bëhen me datë 23 prill pjesë e konkursit letrar “Adem Beqa”. Ky konkurs sërish është rikthyer në shkollën “Mazllum Këpuska” me qëllim që kontributi i dikurshëm i mësimdhënësit Adem Beqa të mbetet në kujtesën edhe të...

Himaduna: Nëse duam llogari nga politika, t’i përgjigjemi pozitivisht procesit të regjistrimit

Procesi i regjistrimit të popullatës është një proces shumë i rëndësishëm dhe qytetarët duhet ta shfrytëzojnë sa më shumë këtë mundësi, me qëllim të kërkimit të llogarisë në shumë procese tjera në të ardhmen. Kështu mendon sociologe Orhidea Himaduna.

Zeqa: Arti i rëndësishëm për kulturën e një vendi

Zhvillimet në fushën e artit janë një dëshmi e mirë për të njohur diversitetin dhe kulturë e vendeve të ndryshme. Në Ditën Botërore të Artit, profesori Armend Zeqa thotë se kjo ditë përkon edhe me ditëlindjen e artistit Leonardo da Vincit.

Katër muaj nga ngritja e aktakuzës për Masakrën e Mejës, ende nuk u publikua në gazetën zyrtare

Janë bërë 4 muaj prej se Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë për masakrën e Mejës, ndaj 53 personave. Por, aktakuza e ftesa, ende nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare ashtu siç parashihet me Kodin e Procedurës Penale. 370 civilë shqiptarë u vranë e u masakruan, në prillin e vitit të 1999 në fshatin...

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, identifikohet njëri nga personat

Rreth orës 20:20 të natës së sotme në kryqëzimin e rrugëve Anton Çeta dhe Yll Morina dy grupe me nga dy persona kanë shtënë me armë ndaj njerit-tjetrit.Të 4 personat janë në arrati, kurse njëri nga personat është identifikuar deri më tani sipas burimeve tona. Rastin e ka konfirmuar edhe zyrtari nga Drejtoria Rajonale e...

Komisioni Parlamentar për Media mban dëgjim publik për KPM-n në Gjakovë

Sot Komisioni Parlamentar për Media mban dëgjim publik për Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media. Do mbahen dy komisione të tilla, një në Pejë dhe një në Gjakovë. Ai në Pejë fillon nga ora 11:00, ndërsa në Gjakovë nisë nga ora 14:00.

Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve në Situatë Rruge, disa fëmijë të pakënaqur

Përshkak të kushteve të vështira ekonomike dhe mirëqenies së dobët ka fëmijë që janë të detyruar të braktisin mësimin dhe të kërkojnë lëmoshë në rrugë. Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve të rrugës, dy prej tyre kanë shprehur arsyet e tyre se pse janë të detyruar të shëtitin rrugëve nën mëshirën e fatit.

Kombëtarja e Kosovës humb ndeshjen e parë ndaj Danimarkës

Kombëtarja e Kosovës nuk e ka nisur mirë Kampionatin në volejboll. Ajo ka humbur mbrëmë ndeshjen e parë ndaj Danimarkës, por sonte pritet të kenë rezultate më të mira në lojën me Estoninë.

Të hënën shpallen përfituesit që mund të qëndrojnë në ndërtesat e banimit social

Janë duke u bërë përgatitjet e fundit për finalizimin e përfituesve të projektit të banesave sociale në Gjakovë. Drejtoresha e shëndetësisë Adelina Shehu-Kolaj thotë se të hënën do të bëhen të ditur emrat e përfituesve të banimit social.

Ankohen banorët e lagjes në afërsi të Stacionit të Autobusëve për mungesë ndriçimi

Banorët e rrugës Sadik Stavileci janë ankuar për mungesë të ndriçimit publik. Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për këtë çështje duke thënë se kjo situatë po ju vështirëson qarkullimin sidomos gjatë natës.

Në Çarshinë e Madhe do të vendosen kubëza dhe shtylla ndriçuese

Çarshija e madhe në Gjakovë do të merr një pamje krejtësisht tjetër fal disa investimeve të cilat do të kryhen në atë pjesë. Në perimetrin e dyqaneve do të vendosen gurë të kalldremit, barriera fizike për ndalimin e qarkullimin e makinave dhe një varg ndryshimesh tjera të cilat do vijnë si rezultat i një memorandimi...

Gjenerata e dytë e gjeodetëve të Kosovës, takohen në shkollën e tyre pas 50 vitesh

Gjenerata e dytë e gjeodeteve të Kosovës janë takuar sot pas gjysmë shekulli jetë në shkollën ku dikur kishin zhvilluar mësimin. Ata janë kthyer në kohë duke evokuar disa nga momentet shkollore të asaj periudhe.

Ura mbi Drinin e Bardhë, kërkohet intervenim urgjent

Pas disa përpjekjeve të ekipit tonë në lidhje me sanimin e problemeve të shkaktuara në urën mbi Drinin e Bardhë, kemi arritur që sot të sigurojmë një përgjigje me shkrim nga niveli qëndror por edhe këtu jo të specifikuar datën se kur do të rregullohet. Hollësi të tjera na sjellë materiali në vazhdim.

Hapet thirrja për aplikim për grante të bizneseve lokale

Nga sot e deri me 3 maj do të qëndroj e hapur thirrja publike për grante në bizneset e Gjakovës. Drejtori i zhvillimit ekonomik Ferdinand Kolaj ka bërë të ditur se grantet do të jenë të ndara në dy kategori ndërsa shumë e tyre varion nga 2 mijë deri në 8 mijë euro.

Rruga alternative në fshatin Meqë rrezik për kalimtarët, pavarësisht sinjalistikës

Rruga alternative në fshatin Meqë po shihet si rrezik për kalimtarët. Edhe përkundër faktit se aty janë vendosur disa shenja të sinjalistikës të cilat paralajmërojnë për një bajpas të ndërtuar, qytetarët thonë se duhet të shtohen shenjat me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme. Ndërsa eksperti i komunikacionit Blendi Parashumti vë theksin edhe kujdesi...

Dëmtimet në urën mbi Drinin e Bardhë ende të pasanuara

Situata me dëmtimet në urën e Drinit të Bardhë vazhdon të jetë e njëjtë. Kalimtarët por edhe vet qytetarët e kësaj zone vlerësojnë se rreziku është permanent nëse nuk sanohen sa më shpejt. Ndërkohë kohë më parë nga ministria e Infrastrukturës kishin deklaruar se do të sanohet problemi, por diçka e tillë ende nuk ka...

Ramadani: Problemi i kafshëve endacake nuk zgjidhet vetëm me një strehimore

Fëmijët por edhe të rriturit duhet të jenë më miqësor me kafshët, ndërsa institucionet qëndrore dhe lokale duhet të bëjnë më shumë në trajtimin e kafshëve endacake. Kështu mendon Elza Ramadani nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.

Vazhdojnë pakënaqësitë e qytetarëve për gjendjen e rrugës “Dërgut Vokshi”

Për vonesa në rregullimin e infrastrukturës rrugore kanë edhe banorët e rrugës “Dërgut Vokshi”. Ata thonë se punimet ka kohë që kanë filluar por ende nuk e kanë të qartë se kur mund të përfundojë projekti i plotë.

Stuja: Presim kompletimin e stafit për funksionalizimin e qendrës së shëndetit mendor për fëmijë

Gjatë vitit 2024 është planifikuar që të funksionalizohet Qendra e Shëndetit Mendor për fëmijë dhe adoleshentë. Besnik Stuja, drejtor i Qendrës së Shëndetit Mendor në Gjakovë ka bërë të ditur se aktualisht janë duke pritur kompletimin e shërbimit profesional dhe qendra të nis punën.

Kosova U18 në volejboll përballet sonte me Danimarkën në “Shani Nushi”

Për tri ditë rresht, në Gjakovë do të zhvillohen ndeshjet e kualifikimeve të CEV EuroVolley U18 në konkurencën e djemve. Kombëtarja U18 e djemve di të ndeshet me me Danimarkën, Çekinë dhe Estoninë. Hollësi të tjera për këto ndeshje na sjellë kronika e sportit.

Neurologu Jetishi: Stili i jetesës ka rëndësi në trajtimin e Parkinsonit

Simptomat e sëmundjes së Parkinsonit janë nga më të ndryshmet, por dridhja e duarve dhe ngadalsimi në lëvizje janë disa prej tyre, që shfaqen kur personi preket nga kjo sëmundje. Neurologu Jetish Jetishi thotë se diagnostikimi dhe trajtimi duhet të bëhet me kohë.

Fruthi, sëmundje virale – flet Dr. Gëzim Xharra

Fruthi është sëmundje virale shumë ngjitëse dhe e rëndë, që përhapet kryesisht përmes ajrit dhe spërklave por edhe përmes kontaktit të drejtpërdrejtë. Pediatër Gëzim Xharra në një pronocim për Syrin ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me këtë sëmundje.

Vëllaznimi fiton ndaj Prishtinës, barazon serinë çerekfinale

Skuadra e Vëllaznimit e ka barazuar serinë çerekfinale përballë Sigal Prishtinës të martën mbrëma në Gjakovë. Vëllaznimi mposhti Prishtinën me rezultat të ngushtë 66:65. Derisa tash gjysmëfinalisti i dytë vendoset në ndeshjen e tretë e cila do të zhvillohet në Prishtinë. Çereku i parë i përfundoi 25:18 në të mirë të Prishtinës, ndërsa i dyti...

Hasi: Synojmë të përmirësojmë kushtet për vizitorë

Studentët e antropologjisë dhe ata të arkitekturës janë vizitorë më të shpeshtë të Muzeut Etnografik në Gjakovë. Mirëpo drejtori i këtushëm Besmir Hasi thotë se vazhdimisht është duke u punuar që numri i vizitorëve të rritet dhe interesimi të jetë nga qytetarë të të gjitha fushave.

Ligji i ri, masa edhe për këmbësorët

Me zbatimin e ligjit të ri për rregullat në komunikacion, nuk dënohen vetëm ngasësit e automjeteve, por edhe këmbësorët në rast të shkeljes së rregullave. Me ligjin e ri parashihen dënime shumë të larta për këmbësorët që janë të pakujdesshëm, sidomos ata kur kalojnë vijat e bardha apo shfrytëzojnë telefonin.

Hapet Qendra Françeskane për Kulturë dhe Rini në Gjakovë

Një ngjarje kulturore është zhvilluar sot në hapësirat e Kuvendit Françeskan në Gjakovë. Zyrtarisht është bërë bekimi i Qendres Françeskane për Rini dhe Kulturë si dhe promovimi i librave nga Fra Lovro Gavran.

Kryetari Gjini dhe përfaqësues të subjekteve politike vizitojnë BIK-un në Gjakovë

Krerët e Bashkësisë Islame në Gjakovë menjëherë pas faljes së nazamit të Fitër Bajramit kanë pritur mysafirë të ndryshëm. Kryetari i Komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë, por edhe përfaqësues të subjekteve politike dhe institucioneve tjera, kanë vizituar Bashkësinë Islame gjatë paraditës së sotme për të uruar festën.

Ceremonia e faljes së namazit të Fitër Bajramit në Xhaminë e Hadumit

Besimtarët myslimanë sot festojnë Fiter Bajramin. Manifestimi qëndror i faljes së namazit të Bajramit në komunën e Gjakovës është mbajtur në xhaminë e Hadumit. Nga aty u bë thirrje për solidaritet dhe mirësi mes njerëzimit.

Nesër festohet Fitër Bajrami

Besimtarët islam nesër kremtojnë festën e Bajramit, festë kjo që vie pas një sacrifice të agjërimit të muajit të Ramazanit. Kryeimami Visar Koshi ka bërë të ditur se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet fetare që nesër falja e Bajramit dhe festimet të shkojnë mirë.

Nesër Fiter Bajrami, qytetarët duke u përgatitur për festën

Krahas institucioneve fetare edhe qytetarët janë drejt përfundimit të përgatitjeve për festën e nesërme. Nga opinionet e tyre kuptojmë se edhe ëmbëlsirat tradicionale gjejnë vend në ditët festive përderisa urimet për dashuri dhe respekt janë të shumta.

Shaip Himaj gjen 10 mijë euro, i dorëzon në polici

Një banorë i fshatit Gexhë ka gjetur 10 mijë euro dhe të njëjtat i ka dorëzuar në polici, ku pastaj ato i janë dorëzuar personit që paraprakisht kishte lajmëruar rastin në polici për paratë e humbura. Në një prononcim për Syrin, Shaip Himaj ka deklaruar se gjërat e huaja asnjëherë nuk bëhet tuajat, prandaj edhe...

Ramadani: Projekti i varrezave në Koshare ende i papërfunduar

Po sjellim një rrëfim të shkurtër të Shukrije Ramadanit, bashkëshortes së heroit Agim Ramadanit. Ajo krahas mirënjohjes për kontributin e atyre që rrugëtuan në këtë betejë, ka shprehur edhe pakënaqësinë e saj për mosfinalizimin e projektit të varrezave në këtë kompleks memorial.

Homazhe në nderim të Betejës së Koshares

Krerë shtetërorë, personalitete, luftëtarë dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në Koshare në shënim të përvjetorit të 25 të operacionit “Shigjeta” si njëri ndër operacionet më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Materiali i përgatitur nga ekipi ynë na njeh më shumë për të gjitha aktivitetet e organizuara sot atje.

Kujtimet e Shpend Lleshit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar 25 vjet më parë

Triumfi i luftëtarëve në Koshare bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. E konsideruar si një hallkë e rëndësishme në historinë kombëtare, edhe rrëfimet e luftëtarëve 25 vjet pas janë plot emocion. Njëri prej tyre Shpend Lleshi ka nda disa nga momentet e asaj beteje. Më poshtë...

16 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Sot bëhen 16 vjet nga miratimi i Kushtetutës, dokument ky që zyrtarisht hyri në fuqi me 15 qershor të vitit 2008. Opinionet e qytetarëve në lidhje me atë se sa respektohet Kushtetuta në Kosovë janë nga të të ndryshmet. Madje disa prej tyre pohojnë se nuk ka zbatueshmëri të plotë.

Ankohen qytetarët, vonesa për pajisje me pasaporta

Edhe përkundër që institucionet thonë se pajisja me pasaportë nuk ka shumë vonesë, gjendja në terren tregon ndryshe. Në qendrën e Gjakovës ekipi ynë ka takuar qytetarë të cilët ka dy muaj që kanë aplikuar por ende nuk janë pajisur. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Parashikimi i motit

Kryetari Gjini: Komunitetet joshumicë duhet shfrytëzuar procesin e regjistrimit

Pikërisht në ditën kur synohet të rritet ndërgjegjësimi mbi sfidat me të cilat përballet komuniteti rom, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini i ka ftuar pjestarët e këtij komuniteti të bëhen pjesë e regjistrimit të popullsisë, pasi kjo do t’ju mundësojë qasje më të lehtë më shumë aspekte.

Lojtarët e Vëllaznimit mposhten në hendboll e basketboll këtë fundjavë

Klubi i hendbollit “Vëllaznimi” është mposhtur nga klubi i hendbollit “Trepça” në Gjakovë me rezultatin final 21:36 në javën e 25-të të Superligës së meshkujve në hendboll. Në anën tjetër është zhvilluar edhe ndeshja e parë çerekfinale mes KB “Sigal Prishtina” dhe KB “Vëllaznimi” në basketboll, ku “Sigal Prishtina” fitoi me rezultat 72:64.

Brigjet e Drinit të Bardhë në Rogovë të ndotura nga banorët që hudhin mbeturina

Në brigjet e lumit Dri i Bardhë, uji është i kthjellët, por hapësira skaj ujit është mbushur me mbeturina duke bërë që të kundërmojë edhe erë të pabërballueshme përshkak të kundërmimit që vijnë nga mbeturinat. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Shënohet java rome, edicioni i 10-të

Është shënuar java rome me një tryezë diskutimi ku të pranishëm ishin udhëheqës institucional, ambasadorë e përfaqësues të organizatave vendore e ndërkombëtare. Me temën Romët, dje, sot dhe nesër u diskutua nga të gjithë këta akterë.

Nxënësit në pushime pranverore e mësimdhënësit në shkollë

Të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar për një javë nga sot do të jenë në pushime pranverore bazuar në kalendarin e Ministrisë së Arsimit për vitin shkollor 2023-2024. Këto pushime vijnë pas përmbylljes së periodës së parë të gjysmëvjetorit të dytë. Por njëjtë nuk ka ndodhur edhe me mësimdhënësit e tyre. Ata janë të detyruar...

Kumnova-Baçi: Mbrëmjet e klasëve të IX-ta duhet të mbahen gjatë ditës, siç e parasheh UA

Nxënësit e nivelit 9 të shkollave të mesme të ulta me 6 qershor përfundojnë mësimin për vitin shkollor 2023-2024. E para se kjo të ndodhë krahasa aktiviteteve tjera jashtkurrikulare janë edhe mbajtja e ‘Javës së Dyerve të Hapura” dhe mbrëmja që rëndom organizohet për këtë grupmoshë. Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë Eranda Kumnova-Baçi thotë se...

Hasan Krasniqi rikthehet në pozitën e kryeshefit të KRU “Gjakova”

Bordi i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” SH.A. në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur me datë; 06.04.2024 ka vendosur për shfuqizimin e vendimit mbi pezullimin e marrëdhënies së punës për kryeshefin ekzekutiv Z.Hasan Krasniqi. Z. Krasniqi i sistemuar në vendin e punës si Kryeshef Ekzekutiv i KRU “Gjakova” SH.A-Gjakovë, është i obliguar...

Parashikimi i motit

Alergologia Hana-Lleshi: Bashkëpunimi me laboratorin CLT në SHBA eksperiencë e mirë

Alergologia Leonora Hana-Lleshi vazhdimisht është e angazhuar për profilin e saj profesional. Së fundmi në një trajnim dy javor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ajo ka rritur të prezantojë një studim para 22 shkenctarëve të fushës së imunologjisë në botë., studim ky i cili ëhstë mirëpritur nga shkenctarët e pranishëm.

Inaugurohet Kompleksi Memorial i Dëshmorëve të Kombit në fshatin Smolicë

Është inauguruar sot kompleksi i ri memorial “Dëshmorët e Smolicës”. Banorët e këtushëm janë përpjekur që përmes këtij projekti të mbajnë gjallë historinë dhe kontributin e të gjithë dëshmorëve të fshatit Smolicë.

Dr. Xharra: Kolla e keqe e rrezikshme, vaksinimi i domosdoshëm

Vaksinimi kundër kollës së thatë është mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga kjo sëmundje. Kështu thotë neonatologu Gëzim Xharra. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se kjo është një sëmundje infektive që prek fëmijët dhe të rriturit dhe si e tillë kalon në tri faza.

Rruga ”Migjeni” në gjendje të mjerueshme

Rruga “Migjeni” vazhdon të mbetet në gjendje të keqe. Banorët e këtushëm dhe ata që frekuentojnë këtë rrugë për të kryer obligimet e tyre të përditshme shprehen shumë të shqetësuar me gjendjen e krijuar. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Gazetarja Xhuzi: Shqetësuese braktisja e shkollimit nga komuniteti egjiptian

Braktisja e shkollimit nga komunitetet jo shumicë ka qenë gjithnjë një çështje shqetësuese. Gazetarja Nora Xhuzi e cila është pjesë e komunitetit egjiptian tregon se në një hulumtim të bërë nga MASHT-i së fundmi del se që nga viti 2019-2023, 43 për qind e komunitetit egjiptian kanë braktisur shkollimin, çka sipas saj është shqetësuese.

Moti sot

Rruga alternative në fshatin Meqë, rrezik për kalimtarët

Një rrugë alternative e krijuar për të zëvendësuar urën në afërsi të fshatit Meqë është duke u konsideruar se shumë e rrezikshme, aty nuk janë vendosur as shenjat që e tregojnë devijimin e rrugës për shkak të mungesës së urës. Së fundmi në këtë lokacion janë shkaktuar edhe disa aksidente.

”Magjistari nga Ozi” mbushi plot mbrëmë teatrin ”Hadi Shehu”

Shfaqja e mbrëmshme “Magjistari nga Ozi” mbushi plotë teatrin “Hadi Shehu”, kjo është shfaqja e parë për fëmijë pas shumë vitesh në Gjakovë. Fëmijët u ndanë tejet të kënaqur, duke takuar edhe personazhet e tyre të preferuara e poashtu edhe aktorët thanë se e shijuan pafund audiencën, si rrallëherë.  

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” kërkon që qytetarët t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë

Mbesim te regjistrimi i popullsisë pasi një ndër shoqatat me më së shumti ndikim në Gjakovë, Shoqata e Intelektualëve “Jakova” ka bërë thirrje tek qytetarët që të mirëpresin regjistruesit në shtëpitë e tyre, pasi ky proces është i një rëndësie të veçantë për vendin.

622 gjoba janë shqiptuar për 3 ditë

Për 3 ditë në Gjakovë janë shqiptuar 622 goba me rritje. Gjobat që parashihen me ligjin e ri janë nga 20 euro deri në 6 mijë euro, gjersa ligji parasheh gjobat të ashpra për ata që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, nuk respektojnë semaforin, nuk vendosin rripin e sigurisë.

Të gjitha qendrat e mjekësisë familjare janë të furnizuara me antishokterapi

Në adresën tonë kanë arritur ankesa se në një nga qendrat e mjeksisë familjare ka mungesë të terapisë antishok, këtë e kanë mohuar nga qendra kryesore e mjekësisë familjare, pasi siç thonë ata kjo terapi është esenciale që kurr nuk guxon të mungojë në qendrat e mjeksisë.   Më poshtë mund të ndiqni kronikën e...

Fillon regjistrimi i popullsisë, qytetarët e mirëpresin

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë ka filluar sot, e premte, dhe pritet të zgjasë deri më 17 maj në gjithë vendin. Kjo bëhet me qëllim që të dihet numri i saktë i popullsisë. E se si e shohin qytetarët këtë çështje të regjistrimit të popullsisë, e shohim përmes anketës që ka realizuar televizioni ynë.

Studentët e mjekësisë diskutojnë për gjuhën dhe të drejtat e komunitetit rom

Në vigjilje të 8 prillit Ditës së Gjuhës Rome është mbajtur një ligjeratë me studentët e fakultetit të mjekësisë në Gjakovë, me qëllim të informimit të studentëve për shumë të arritura të komunitetit rom ndër vite. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Bashkësia Islame në Gjakovë shtron iftar për besimtarë dhe përfaqësues të institucioneve

Në një iftar të përbashkët organizuar nga Bashkësia Islame në Gjakovë është diskutuar për të mirat e muajit të Ramazanit dhe rëndësinë e agjërimit. Besimtarë e përfaqësues të institucioneve darkuan së bashku për ti dhënë një imazh festiv kësaj mbrëmje në vigjilje të festës së Bajramit që shënohet këtë të mërkurë.

Nis projekti “Gratë dhe personat me aftësi të kufizuar si ndërmarrës bujqësor në Kosovë”

Disa gra fermere në Gjakovë kanë arritur të jenë përfituese të granteve për bujqësi të ofruara nga organizata Syri Vision. Nga drejtoria e Bujqësisë në Gjakovë bëjnë të ditur se ky projekt është mirëpritur shumë nga fermerët gra dhe të njëjtat synojnë të përmirësojnë dhe të rrisin aktivitetin e tyre fal ndihmës së ofruar.

Hapet “Sport Vision” në qendrën tregtare “Nertili”

“Sport Vision” është brendi më i ri që zyrtarisht nga sot eshtë bërë pjesë e Qendrës Tregtare “Nertili” në Gjakovë. Në hapjen solemne të lokalit menaxherët premtuan brende dhe stile unike të mbathjeve që prej vitesh ofron “Sport Vision”.

Shifrat për fitim të shtetësisë së Kosovës e kalojnë atë për lirim të shtetësisë

Mbi 14 mijë qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës në 16 vitet e fundit në Kosovë. Zyrtar nga zyra e Gjendjes Civile në Gjakovë bëjnë të ditur se edhe në komunën e Gjakovës që nga fillimi I këtij viti kërkesë për lirim nga shtetësia kanë paraqitur 18 përsona ndërkaq...