Zyrtarë të Kuvendit Komunal të Gjakovës, ditë më parë kanë nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi me dy organizata, qëllimi i të cilave marrëveshje lidhet me krijimin e kushteve më të mira për nxënësit e komuniteteve jo-shumicë.

Artikulli i plotë: Komuna e Gjakovës nënshkruan memorandume bashkëpunimi për arsimimin e komunitetit pakicë (Video)

Ka katër vite që komuna e Gjakovës së bashku me Komisionin Evropian është duke punuar për implementimin e projektit për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Skivjan të komunës së Gjakovës. Sipas zyrtarëve komunal ky projekt pritet të realizohet ne fillim të muajit tetor. Vlera e këtij projekti është 1 milionë euro, financim ky nga Komsioni Evropian.

Artikulli i plotë: Së shpejti fshati Skivjan me impiant për trajtimin e ujërave të zeza (Video)

Kuvendi Komunal I Gjakovës mbajti mbledhjen e rregulltë të bordit të drejtorëve. Me këtë rast u shqyrtuan dhe u miratuan pika të ndryshme të cilat kishin të bënin me qeverisje lokale.

Artikulli i plotë: Diskutohet për ndarjen e bursave në mbledhjen e bordit të drejtorëve (Video)

Klubi i Futsallit “Liburn” është duke bërë të gjitha përgatitjet për rundin e dytë  “Main Round” të UEFA Futsal Cup. Tash së fundmi klubi gjakovar ka bërë tri perforcime të cilat do të kontribojnë në këto gara evropiane. Liburn do të zhvillojë garat me 10 deri me 15 tetor në Kroaci ku do të  përballet me kampionin e këtij vendi si dhe me ekipet nga Franca dhe Armenia.

Artikulli i plotë: Mejzini, Alibegu dhe Ramadani janë tri perforcimet e FC Liburnit (Video)

Në kuadër të projektit "Promovimi i Aftësive për Punësimin e të Rinjëve" i cili mbështetet nga organizata gjermane "GIZ" dhe implementohet nga Qendra Rinore e Gjakovës me përkrahjen e OJQ Rinia Aktive e Gjakovës,  në komunën e Gjakovës janë zhvilluar aktivitete të ndryshme si panairi i punës, parade me biçikleta dhe murale. E gjithë kjo kishte për qëllim që të ftoj të rinjët të mirren më shumë me çiklizëm, të jenë më vendimarrës si dhe të promovojnë aftësitë e tyre përmes sportit dhe artit.

Artikulli i plotë: Gjakovë, "Të rinjtë çiklojnë" (Video)

Gjysmë Hëna e Kuqe Turke ka shpërndarë mish kurbani për njerëzit në nevojë në komunën e Gjakovës.E gjithë kjo iniciativë humanitare u bë për nderë të festës së Kurban Bajramit.

Artikulli i plotë: 150 familje skamnore ndihmohen me nga 5 kilogramë mish kurbani (Video)

Rreth 17 e 500 nxënës në arsimin fillor dhe të mesëm të komunës së Gjakovës sot filluan vitin e ri shkollor 2017- 2018. Me këtë rast nënkryetari i komunës së Gjakovës Armend Vokshi së bashku me drejtoreshën e arsimit , Diana Qarkagjia vizituan institucionet shkollore si dhe uruan për një fillim të mbarë dhe të suksesshëm në rrugëtimin drejt dijeve të reja.

Artikulli i plotë: Gjakovë, mbi 17 mijë nxënës fillojnë vitin e ri shkollor 2017-2018 (Video)

Organizata “Mundësia” nga Mintrovica, sot ka nënshkruar mëmorandum bashkëpunimi me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjakovë, për implementimin e projektit “Promovimi dhe Krijimi i Shkollave pa Dhunë”, i cili do të zhvillohet në pesë shkolla të kësaj komune.

Artikulli i plotë: Komuna e Gjakovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me organizatën "Mundësia" (Video)

Tashmë zyrtarisht mozaiku “Rita Ora” i punuar nga Alkent Pozhegu është pranuar në librin e rekordeve Guinness. Rekordmeni gjakovarë për herë të dytë thyen rekord botëror duke krijuar mozaik me fara.Konfirmimi nga rekordet botërore të librit Guinness erdhi pas 12 javëve. Rekordi më i madh i krijuar me fara tashmë i takon qytetit të Gjakovës, e gjithë kjo falë punës, angazhimit dhe kreativitetit të Alkent Pozhegut. 

Artikulli i plotë: Gjakovari Alkent Pozhegu hyn në librin e rekordeve Guinness me mozaikun “Rita Ora” (Video)

Përderisa afati i dytë për të aplikuar për studime në Universitetin e Gjakovës hapet këto ditë, në afatin e parë në këtë institucion universitar të arsimit u pranuan 285 studentë.

Artikulli i plotë: Afati i dytë për pranimin e studentëve në Universitetin e Gjakovës hapet më 6 shtator (Video)

Hapësira krijuese Bonevet në Gjakovë që nga 4 shtatori do të startoj me klasat e rregullta të cilat janë: programimi, rrobotika, mekanika, klasa e artit, klasa e gjuhës angleze dhe të tjera.  Klasa do të zgjasë dy muaj dhe kushton vetëm 60 euro. 

Artikulli i plotë: Bonevet sot fillon me klasat e shtatorit (Video)

Mbrëmë, në Parkun Kulturor “Ali Podrimja”, është shfaqur premiera e filmit të gjatë dokumentar “Me dasht, me dasht, me dasht”, i punuar nga regjisori Ilir Hasanaj.

Artikulli i plotë: Pas suksesit në DokuFest, "Me dasht, me dasht, me dasht" vjen edhe në Gjakovë (Video)

Nënkryetari I komunës së Gjakovës Armend Vokshi me bashkëpunëtorët e tij , për nder të festës së Kurban Bajramit, kanë qëndruar për vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame. Ata u pritën nga I pari I Bashkësisë Islame, dega në Gjakovë, Ahmet Efendi Hoxha. Me këtë rast Vokshi ka uruar të gjithë besimtarët e fesë myslimane, duke theksuar se kjo festë është simbol i sakrificës, gjë që sipas tij  mundëson arritjen e synimeve.

Artikulli i plotë: Delegacioni komunal uron KBI-në për Kurban Bajram (Video)

Qytetarët po vazhdojnë të hedhin mbeturina nga më të ndryshme në lumin Krena, mirëpo përkundër kësaj Komuna e Gjakovës në bashkpunim me kompaninë regjionale të mbeturinave “Çabrati” dhe disa operatorë të tjerë privat përmes aksioneve të ndryshme po kontribojnë në mbrojtjen e ambientit.Mirëpo ajo që nevojitet më së shumti është vetëdijësimin I qytetarëve të cilët duhet të kursejnë këtë lum nga mbeturinat.

Artikulli i plotë: Pastrohet një pjesë e lumit Krena, nevojitet vetëdijësim i qytetarëve (Video)

Mëngjesin e hershëm të ditës së premte në të gjitha xhamitë e qytetit të Gjakovës u mblodhën besimtarë të shumtë për të falur namazin e Bajramit.Ceremonia qendrore e faljes së namazit të Kurban Bajramit, u mbajt në xhaminë e Hadum Agës. Edhe këtë vit, në faljen e namazit të Kurban Bajramit morën pjesë një numër i madh i besimtarëve.Me këtë rast besimtarët myslimanë iu lutën zotit që ti pranojë lujtjet  e tyre dhe kudo të ketë paqe, shëndet e mbarësi.

Artikulli i plotë: Ceremonia e faljes së Namazit të Kurban Bajramit në xhaminë e Hadumit (Video)

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing