Edhe këtë vit në Gjakovë, shoqata e bletarëve “Flora” në mbështetje të Komunës së Gjakovës ka organizuar manifestimin “Festa e Mjaltit 2017”.Në këtë event ishin të pranishëm bletarë nga komuna e Gjakovës, Rahovecit dhe e Deçanit.

Artikulli i plotë: Shënohet “Festa e Mjaltit 2017” në Gjakovë (Video)

Në fshatin Rracaj të komunës së Gjakovës sot ka filluar ndërtimi i urës. Vlera e këtij investimi është 20 mijë euro. E gjithë kjo po realizohet në kuadër të investimeve kapitale të drejtorisë për shërbime publike pranë kuvendit komunal.

Artikulli i plotë: Fillon ndërtimi i urës në vlerë prej 20 mijë euro në fshatin Rracaj (Video)

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunal të Gjakovës, Halit Isufi dhe RRok Luli janë takuar me banorë të lagjes Brekoc.

Artikulli i plotë: PDK shpalos programin qeverisës për Gjakovën para banorëve të lagjes Brekoc (Video)

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Driton Çaushi, i shoqëruar nga kandidatët për anëtarë të Kuvendit Komunal kanë vizituar Ndërmarrjen “Stacioni i Autobusëve”.

Artikulli i plotë: Çaushi: Do të mbështesim funksionalizimin e transportit urban në Gjakovë (Video)

Sot, në Kolegjin Universum në Gjakovë është mabjtur debat me kandidatë për kryetarë të komunës së Gjakovës. Debati me temën “Rritja e pjesëmarrjes së grave në trupat menaxhuese zgjedhore, është organizuar nga Kolegji Universum dhe Instituti D4D.

Artikulli i plotë: Kolegji Universum dhe D4D organizojnë debat me kandidatë për kryetarë të Gjakovës (Video)

Kandidatja për mandatin e dytë të së parës së komunës së Gjakovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunal të Gjakovës, sot agjendën e saj të vizitave e ka filluar me Qendrën Inovative.

Artikulli i plotë: Kusari-Lila: Fokusi i mandatit tim të dytë, në ide kreative dhe inovacion (Video)

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga Alternativa , Mimoza Kusari-Lila së bashku me kandidatët për asamble komunale u takuan me banorët e bashkësive lokale të 7-të, 8-të dhe10-të të qytetit të Gjakovës.

Artikulli i plotë: Kusari-Lila: Fitorja jonë është qeverisja me një program të mirëfilltë (Video)

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga radhët e Aleanës së Ardhmërisë së Kosovës, Ardian Gjini i shoqëruar nga strukturat dhe anëtarët e kryesisë së AAK-së,  është takuar me  banorët e rajonit të rekës së mirë, konkretisht me banorët e fshatit Hereq. Gjatë kësaj fushate zgjedhore kandidati  AAK-së Ardian Gjini iu premtoi banorëve të kësaj ane se projekte të ndryshme infrastrukturore do të realizohen gjatë qeverisjes së tij .

Artikulli i plotë: Kandidati për kryetar nga AAK, Ardian Gjini takohet me banorët e fshatit Hereq (Video)

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës, Edmond Dushi është takuar me nëndegën e tetë. Dushi fillimisht ka folur për programin e këtij subjekti politik për Gjakovën, i cili ka thënë se një i tillë ekziston që nga viti 2013.

Artikulli i plotë: Dushi shpalos programin për ekonomi, arsim, dhe infrastrukturë (Video)

Kolegji Biznesi dega në Gjakovë ka bërë të gjitha parapërgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik 2017-2018. Edhe këtë vit Kolegji Binzesi do të fron po të njejtat programe studimore.

Artikulli i plotë: Kolegji Biznesi është përgatitur për vitin e ri akademik 2017-2018 (Video)

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga radhët e  partisë politike Nisma për Kosovën, Fazli Hoxha së bashku me kandidatët për asamble komunale në kuadër të fushatës zgjedhore sot zgjodhën që të ecin në këmbë dhe të vizitojnë Qarshinë e Madhe, konkretisht u takuan me  zejtarët që operojnë në këtë pjesë të qytetit të Gjakovës.

Artikulli i plotë: Hoxha: Do të mbulohen të gjitha shpenzimet e qirasë për të gjitha dyqanet e zejtarisë (Video)

E para e subjektit politik “Alternativa”, njëkohësisht kandidate për mandatin e dytë për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, sot në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale ka vizituar punimet për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.

Artikulli i plotë: Kusari-Lila viziton projektet e implementuara gjatë mandatit të saj qeverisës (Video)

Në kuadër të aktiviteteteve të fushatës elektorale për zgjedhjet e 22 tetorit, kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga Nisma për Kosovën, Fazli Hoxha së bashku me kandidatët për asamble komunale sot vizituan Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Artikulli i plotë: Hoxha: Do të bëhet digjitalizimi i sistemit të shëndetësisë në Gjakovë (Video)

Një delegacion nga Këshilli Konsultativ për Komunitete nga Zyra e Presidentit të Kosovës, kanë vizituar Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.

Artikulli i plotë: Berisha: Ligji për kuotat e rezervuara për studentët e komunitetit pakicë duhet të promovohet...

Kabineti i artit dhe dizajnit në shkollën e mesme profesionale “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë sot është paisur  me 8 makina për qepje, 8 tavolina të punës, si dhe paisje tjera profesionale që janë të nevojshme për degën e dizajnit  dhe rropaqepësisë. Ky donacion është nga fondacionet e Bashkimit Evropian dhe është impememtuar nga IOM .

Artikulli i plotë: Shkolla “Nexhmedin Nixha” ndihmohet me paisje për rrobaqepësi në vlerë prej 8 mijë e 634 euro nga...

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Deçan po vazhdon me fushatën zgjedhore. Kandidati për kryetar të komunës së Deçanit nga radhët e AAK-së, Bashkim Ramosaj sot kishte zgjedhur që të zhvilloi takim elektoral me artistët e kësaj komune. Gjatë shpalosjes së programit politik Ramosaj u premtoi artistëve se kultura dhe arti në komunën e Deçanit do të kenë një kahje më të mirë.

Artikulli i plotë: Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj pi “Një kafe me artistët deçanas”...

Organizata Handikos në Gjakovë dhe  bashkëpunëtorët e saj sot në një ceremoni solemne përbyllën projektin “Të takohemi kudo”. Ky projekt është financuar nga BE-ja dhe është menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe është zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile.

Artikulli i plotë: Handikos përmbyll me sukses projektin “Të takohemi kudo” (Video)

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Posta e Kosovës dhe Banka për Biznes, në muajin gusht të këtij viti kanë nënshkruar Marrëveshje të Bashkëpunimit për shpërndarjen e pagesave të ndihmave sociale.Kjo marrëveshje do të filloj të zbatohet prej muajit tetor si në të gjithë vendin ashtu edhe në komunën e Gjakovës.

Artikulli i plotë: Pagesat e ndihmave sociale nga 1 tetori do të shpënrdahen edhe në zyrat postare të PK-së (Video)

Lëvizja Vetëvendosje sot bëri hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në Gjakovë. Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Driton Çaushi në fjalën e tij drejtuar aktivistëve dhe simpatizantëve të kësaj lëvizje tha se jemi mobilizuar që ti fitojmë zgjedhjet lokale në këtë komunë e cila meriton të udhëhiqet nga parimet e drejtësisë e jo nga parimet e padrejtësisë e pabarazisë.

Artikulli i plotë: Lëvizja Vetëvendosje hap zyrtarisht fushatën në Gjakovë (Video)

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing