Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport të komunës së Gjakovës, kanë organizuar sot ‘Panairin e Sportit’. Me këtë rast, në shenjë të masivizimit të sportit në përgjithësi, janë demonstruar sportet e ndryshme të të gjitha klubeve në komunën e Gjakovës.

Artikulli i plotë: U mbajt edicioni i 3-të i panairit të sportit në Gjakovë (Video)

Zyrtarë të Kuvendit Komunal të Gjakovës, ditë më parë kanë nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi me dy organizata, qëllimi i të cilave marrëveshje lidhet me krijimin e kushteve më të mira për nxënësit e komuniteteve jo-shumicë.

Artikulli i plotë: Komuna e Gjakovës nënshkruan memorandume bashkëpunimi për arsimimin e komunitetit pakicë (Video)

Ka katër vite që komuna e Gjakovës së bashku me Komisionin Evropian është duke punuar për implementimin e projektit për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Skivjan të komunës së Gjakovës. Sipas zyrtarëve komunal ky projekt pritet të realizohet ne fillim të muajit tetor. Vlera e këtij projekti është 1 milionë euro, financim ky nga Komsioni Evropian.

Artikulli i plotë: Së shpejti fshati Skivjan me impiant për trajtimin e ujërave të zeza (Video)

Sot panelistë në debatin e organizuar nga Kolegji “Universum” ishin zyrtarë nga Sektori i Komunikacionit në Kuvendin Komunal të Gjakovës, Trafiku Rajonal në Stacionin Policor, si dhe eksperti i aksidenteve rrugore, Blend Parashumti.

Artikulli i plotë: Në Kolegjin "Universum" diskutohet për sigurinë në trafikun rrugor në Gjakovë (Video)

Klubi i Futsallit “Liburn” është duke bërë të gjitha përgatitjet për rundin e dytë  “Main Round” të UEFA Futsal Cup. Tash së fundmi klubi gjakovar ka bërë tri perforcime të cilat do të kontribojnë në këto gara evropiane. Liburn do të zhvillojë garat me 10 deri me 15 tetor në Kroaci ku do të  përballet me kampionin e këtij vendi si dhe me ekipet nga Franca dhe Armenia.

Artikulli i plotë: Mejzini, Alibegu dhe Ramadani janë tri perforcimet e FC Liburnit (Video)

Ka dy ditë qënë komunën e Gjakovës janë duke u inspektuar projektet infrastrukturore të cilat janë në vazhdën e punimeve dhe ato që kanë përfunduar në ditët e fundit. Nënkryetari i komunëS së Gjakovës Armend Vokshi së bashku me drejtoreshën e shërbimeve publike Kaltrina Biblekaj dolën në teren për të parë nga afër se si po ecën procedura e këtyre punimeve.

Artikulli i plotë: Inspektohen projektet infrastrukturore në komunën e Gjakovës nga nëkryetari Vokshi dhe drejtoresha...

Në kuadër të projektit "Promovimi i Aftësive për Punësimin e të Rinjëve" i cili mbështetet nga organizata gjermane "GIZ" dhe implementohet nga Qendra Rinore e Gjakovës me përkrahjen e OJQ Rinia Aktive e Gjakovës,  në komunën e Gjakovës janë zhvilluar aktivitete të ndryshme si panairi i punës, parade me biçikleta dhe murale. E gjithë kjo kishte për qëllim që të ftoj të rinjët të mirren më shumë me çiklizëm, të jenë më vendimarrës si dhe të promovojnë aftësitë e tyre përmes sportit dhe artit.

Artikulli i plotë: Gjakovë, "Të rinjtë çiklojnë" (Video)

Sot në fshatin Novosellë të Epërme është bërë përurimi i qendrës grumbulluese të qumështit. Komuna e Gjakovës përmes investimeve kapitale të drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi Rural ka investuar në ndërtimin e kësaj qendre në vlerë prej 15 mijë e 588 euro. 

Artikulli i plotë: Përurohet qendra grumbulluese e qumështit në fshatin Novosellë të Epërme (Video)

Pas aktiviteteve të shumta që u organizuan nga ana e OJQ “Roma in Action” në kuadër të projektit “ Youth Changers – Be like me “ , e që si qëllim kishin ngritjen e vetëdijes tek të rinjët dhe promovimin e pozitës së të rinjve të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptianë në komunën e Gjakovës , me synim për të qenë një mekanizëm aktiv në ndryshimin e situatës në komunitet , sot në asamblen e Komunës së Gjakovës është mbajtur tryezë diskutimi me temën "Të drejtat e njeriut dhe mënyra e raportimit të diskriminimit në institucionet gjegjëse”.

Në kuadër të projektit “ Youth Changers – Be like me “, Organizata joqeveritare “Roma in Action” sot mbajti takimin përmbyllës të aktiviteteve të cilat kishin për qëllim vetëdijësimin e të rinjëve të komuniteteve romë ashkali dhe egjiptianë në komunën e Gjakovës.

 “Të drejtat e njeriut dhe mënyra e raportimit të diskriminimit në institucionet gjegjëse”, ishte tema e cila u diskutua nga panelistët përmes këndveshtirimit të institucionit që përfaqësuan.

 Ky projekt po implementohët nga OJQ “Roma in Action” në kuadër të grantëve të vogla të Nismës së të rinjëve për të Drejtat e njeriut – Kosovë si pjesë e projektit “Rinija për drejtësi” , ndërsa projekti “Rinja për drejtësi “ është pjesë e projektit “Kërko Drejtësi” dhe i cili program financohet nga Departamenti i shtetit Amerikan dhe implementohet nga National Center for State Courts për të mbështetur zhvillimin e fuqishëm të kërkesës për drejtësi në Kosovë. /TV Syri Vision/

Organizata “Mundësia” nga Mintrovica, sot ka nënshkruar mëmorandum bashkëpunimi me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjakovë, për implementimin e projektit “Promovimi dhe Krijimi i Shkollave pa Dhunë”, i cili do të zhvillohet në pesë shkolla të kësaj komune.

Artikulli i plotë: Komuna e Gjakovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me organizatën "Mundësia" (Video)

Fitnete Hasani nga komuna e Gjakovës, ka disa vite që vuan nga sëmundja e kancerit të gjirit. Sot ajo i lutet atyre që kanë mundësi, që ta ndihmojnë me mjete fiannciare për trajtimin e sëmundjes.

Artikulli i plotë: Fitnete Hasani vuan nga kanceri i gjirit, ka nevojë për ndihmë ! (Video)

Mbrëmë, në Parkun Kulturor “Ali Podrimja”, është shfaqur premiera e filmit të gjatë dokumentar “Me dasht, me dasht, me dasht”, i punuar nga regjisori Ilir Hasanaj.

Artikulli i plotë: Pas suksesit në DokuFest, "Me dasht, me dasht, me dasht" vjen edhe në Gjakovë (Video)

Krist Gjoka, komandant i Stacionit Policor të Gjakovës ka thënë për Indeksonline se dyshohet se ka viktima, mirëpo për numrin e tyre ende nuk ka informacione.

“Të gjitha njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e aksident dhe janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Gjoka. 

--------

Një aksident i rëndë trafiku mes dy veturave ka ndodhur në rrugën Gjakovë-Prishtinë, në fshatin Kramavik.

Siç shihet në fotot e siguruara nga Indeksonline aksidenti është tejet i rëndë dhe dyshohet se ka të vdekur.

Indeksonline është duke tentuar të bie në kontakt me zyrtarët policor për të marr më shumë informacione rreth këtij aksidenti./Indeksonline/

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing