Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person
Kompanija e mbeturinave “Çabrati” ka kohë që ka premtuar se do të filloj me mirëmbajtje të ndërtesave kolektive, sipas drejtorit të kompanisë ky planifikim nuk ka gjetur zbatim deri më tani për shkak të disa projekteve tjera, mirpo që besohet se nga fundi I vitit do të fillohet edhe me këtë shërbim.
Gjendja e urës po vazhdon të mbetet e njejtë, edhe pse në një përgjigje për televizionin tonë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor patën thënë se nga fillimi i javës që po e lëmë pas do të vendosen pengesa të paktën për të evituar rreziqet e mundshme.
E para e arsimit në Kosovë Arbërie Nagavci ka vizituar sot Universitetin “Fehmi Agani”. Ajo është pritur nga rektori Bunjaku dhe bashkëpunëtorë të cilët e kanë njoftuar ministren Nagavci për punën akademike dhe projektet që presin ti realizojnë në të ardhmën.
Vullnetarët e kryqit të Kuq në Gjakovë vazhdimisht janë të angazhuar të promovojnë vullnetarizmin, me qëllim që numri i vullnetarëve të rritet dhe komuniteti të përfitojë nga nismat vullnetare. Mjellma Dujaka është njëra prej tyre e cila këtë punë e bën prej kohësh. Hollësi të tjera na sjell kronika në vazhdim.
Është emëruar drejtor edhe zyrtarisht sot, ushtruesi i detyrës së drejtorit Hilmi Shala. Shala e ka mbajtur këtë pozitë si ushtrues detyre që nga shtatori i vitit 2023, kur ishte shkarkuar ish-drejtori, Jeton Zarari. Ai ishte i vetmi kandidat që kaloi testin me shkrim për këtë pozitë.
Tri vajza nga Gjakova do të bëhen pjesë e sfidës “Can You Make It”., Tri vajzat do të përballen me sfida të ndryshme dhe aktivitete , duke filluar nga udhëtimi drejt Berlinit pa telefon, para, dhe kartela krediti.
Projekti i dollapave në shkolla nuk po gjen zbatim të plotë ashtu siç ishte menduar. Edhe pse në disa shkolla shfrytëzimi i tyre është në nivelin e kënaqshëm, ka edhe shkolla të tjera, sidomos ciklet e larta që nuk e shfrytëzojnë sa duhet.
Përmes projektit “Dhuro një libër, merr një ëmbëlsirë”, nxënësit e shkollës “Mustafa Bakija” në Gjakovë po synojnë të pasurojnë bibliotekën shkollore në vigjilje të Ditës Botërore të Librit. Për tri ditë rresht nxënësit do t’ju shpërndajnë ëmbëlsira të gjithë prindërve që dhurojnë libra.
Hilmi Shala është zgjedhur drejtor i Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë përmes konkursit të hapur nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës. Shala grumbulloi 58 pikë në test dhe 29 pikë në intervistë. Ai ka mbajtur pozitën si ushtrues detyre që nga shtatori i 2023, kur ishte shkarkuar ish-drejtori, Jeton Zarari. Hilmi Shala ishte i vetmi...
Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në ceremoninë e nisjes së punimeve kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukrurës, Liburn Aliu dhe zëvendësi i tij Hysen Durmishi. Me këtë rast, Kurti deklaroi se kostoja e zgjerimit të rrugës për 11 kilometra është rreth...
Ka më shumë se dy vjet që Kuvendi i Kosovës ka nisur të hartojë ligjin që synon rregullimin e monedhave virtuale, mirëpo ende asgjë konkrete nuk ka. Përdorimi i monedhave nga të rinjtë në Kosovë në kohët e fundit është mjaftë I përhapur, edhe pse evidencë të saktë të personave që operojnë me kriptovaluta në...
Në ditën evropiane të pacientëve, ditë kjo që synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të drejtat e tyre në shërbime shëndetësore, disa qytetarë të intervistuar thonë se ndihen të kënaqur me shërbimet por edhe kujdesin e personelit shëndetësor në institucionet shëndetësore në Gjakovë.
Natën e 14 prillit rreth orës 20:20 në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, dy grupe me nga dy persona kanë shtënë me armë zjarri ndaj njëri-tjetrit. Njëri nga personat është vetëdorëzuar të martën, kurse sot DRP Gjakovë ka njoftuar se janë vetëdorëzuar edhe tre personat e tjerë. “Janë vetëdorezuar në polici në sektorin e hetimeve...
Tendenca për futjen e fjalëve të huaja në fjalorin e gjuhës shqipe, po shihet si veprim i gabuar nga veteranja e arsimit Samile Haraqija. Ajo thotë se përgjegjës për këtë janë edhe prindërit, të cilët duhet të kontribuojnë në ruajtjen e gjuhës shqipe gjatë komunikimit me ta.
Pas raportimit të televizionit tonë për një gjendje jo të mirë të shtyllave dhe kabllove në fshatin Skivjan, Keds ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas verifikimit të situatës kanë raportuar se kabllot e rëna përtokë nuk janë të KEDS por të operatorëve kabllor, të ndjekim materialin e përgatitur.
Vrasja e dy garve në javën e fundit ka tronditur të gjithë vendin. Edhe pse në vazhdimësi janë krijuar mekanizma institucional për parandalimin e kësaj dukurie, vrasjet nuk janë ndalur. Në disa intervista të realizuara qytetarë të Gjakovës thonë se ka mungesë në krijimin e sigurisë për gratë që raportojnë dhunën.
Është mbajtur sot mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Gjakovës. Në këtë mbledhje u prezantua raporti financiar për periudhën janar-mars 2024, ku më pas ngjalli edhe debate për shpenzueshmëri të ulët, e të hyra të larta për shkak të lejeve të ndërtimit.
Në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa u diskutua edhe për ndriçimin publik në komunën e Gjakovës. Drejtori i Shëbimeve Publike, Nikollë LLeshi tha se gjatë ditës së djeshme është lidhur kontrata për ndriçim publik.
Qytetarët janë donatorët më të mëdhenjë në Muzeun Etnografik të Gjakovës, kështu ka bërë të ditur drejtori i këtij institucioni, në ditën botërore të monumenteve kulturore, ditë kjo që synon ndërgjegjësim për ruajtjen e pasurisë së trashëgimisë kulturore.
Ndeshja e sotme mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit do të përcaktojë skuadrën e katërt gjysmëfinaliste të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Sfidën e parë e fituan bardhekaltrit 72:64, derisa në takimin e dytë fituan kuqezinjtë me rezultat 66:65. Përballja e sotme, që nis nga ora 20:00 është vendimtare se kush do të kualifikohet tutje. Fituesi...
Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara do të votojë për ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe Indo-Paqësorin të shtunën, më 20 prill, tha kryetari i Dhomës, republikani Mike Johnson. Një komitet i Dhomës bëri publike legjislacionin që parasheh ndihmë të sigurisë në vlerë prej më shumë se 95 miliardë dollarësh, përfshirë 60.84 miliardë dollarë ndihmë...
Në Ditën Botërore të Hemofilisë, doktor Jetish Jetishi ka thënë se në spitalin e Gjakovës aktualisht nuk ka hematolog dhe pacientët e dyshuar me këtë sëmundje dërgohen në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për diagnostikim.
Nga 36 raste të dhunës në familje që janë regjistruar në policinë e Gjakovës që nga fillimi i vitit 2024, 33 gra kanë qenë viktima. Se rastet e dhunës në familje po rriten e thonë edhe psikologët.
Shtyllat e vjetëruara dhe reduktimet e energjisë elektrike po konsiderohen si probleme shqetësuese nga disa banorë të fshatit Skivjan. Disa prej tyre thonë se kjo situatë është prej kohësh dhe dinamika e punëve të tyre shpesh po vështirësohet për shkak të këtyre problemeve.
Në rrugën “Aqif Blyta” në lagjen në Gjakovë shtyllat elektrike janë bërë problem për banorët e lagjes të cilët kalojnë në këtë pjesë. Banorët të cilët u prononcuan për Syrin thanë se ata ndjehen të rrezikuar ngase sipas tyre shtyllat janë shumë të vjetëruara dhe mund të bien dhe të shkaktojnë shumë probleme në ndërtesën...
Basketbollistët e KB ”Vëllaznimi” presin që në ndeshjen e nesërme në Prishtinë të kenë fitore. Drejtori i klubit Ideal Bakija thotë se sportistët me energji pozitive dhe përgatitje profesionale synojnë të triumfojnë në lojë.
Kasta e aktorëve të teatrit të Gjakovës pas sukseseve që patën me “Magjistarin nga Ozi” menjëherë kanë filluar përgatitjet edhe me një prodhim të ri teatror. Kësaj radhe regjisori Ilir Bokshi do të inskenojë shfaqjen me titull “Anima Mea”. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.
Për vrasjet e grave në Kosovë ka reaguar edhe shoqëria civile në Gjakovë. Erëblina Dinarama dhe Nora Shehu dy gra që përfaqësojnë dy organizata që vazhdimisht projektojnë kauza për gratë, kanë pohuar se duhet të rritet vetëdija kolektive që secila grua ta raportojë secilin dhunë pavarësisht llojit të saj.
Një zyrtar i një banke në Gjakovë ka raportuar se brenda dy muajve janë deponuar 2 mijë 917 euro, ku 2 mijë e 842 euro kanë qenë monedha metalike në vlerë prej dy euro. Policia në raportin 24 orësh ka bërë tëditur se monedhat e dyshuara janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar. “Ankuesi...
Janë bërë publike emrat e përfituesve të subvencioneve në shëndetësi. Nga drejtoria e shëndetësisë thonë se të gjitha aplikacionet janë trajtuar nga komisioni dhe përfituesit janë raste që i kanë plotësuar kriteret e thirrjes.
Luftëtarët Shkelzen Haradinaj, Fatmir e Luan Nimanaj si dhe Hasim Halilaj janë kujtuar sot në Gllogjan e Deçan në përvjetorin e rënies heroike të tyre. Nga aty u tha se idealet e tyre ishin forcë për të vazhduar tutje në çlirimin e plotë të vendit.
Nevojiten edhe disa investime shtesë dhe projekti i Parkut të Qytetit do të finalizohet. Drejtori i infrastrukturës Shkumbin Kastrati thotë se parku do të merr një pamje krejtësisht tjetër pas investimeve të reja.
Njëri nga katër të dyshuarit për të shtënat me armë zjarri të ndodhura në mbrëmjen e 14 prillit, është vetëdorëzuar në polici duke dorëzuar edhe një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdoruar në rast. Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari është dorëzuar në mbajtje.
Konsumimi i pijeve energjike nga fëmijët po shihet si problem shqetësues nga mantelbardhët. Disa nga fëmijët e intervistuar thonë se nuk e kanë problem as t’i blejnë në markete, ndërsa nga inspektoriati thonë se nuk kanë ndonjë bazë ligjore për të ndaluar shitjen e këtyre produkteve, fëmijëve.
Janë bërë 4 muaj prej se Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë për masakrën e Mejës, ndaj 53 personave. Por, aktakuza e ftesa, ende nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare ashtu siç parashihet me Kodin e Procedurës Penale. Jeton Sokoli nga fshati Mejë thotë se ndihet i zhgënjyer me këto vonesa.
Puna me nxënës është një përkushtim i vazhdueshëm për mësimdhënësen Jeta Bakalli. Ndërsa çmimi i fituar ditë më parë si “Ikona e Integritetit të Gjakovës” e ka motivuar edhe më shumë që mësimdhënien ta bëjë secilën ditë e më të avancuar në përputhje me kërkesat e nxënësve.
Me homazhe është kujtuar sot kontributi i ish zëvendës komandantit të UÇK-së për Rrafshin e Dukagjinit, Avdullah Babalija. Në përvjetorin e nëntë të vdekjes së tij, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë por edhe persona zyrtarë kanë nderuar angazhimin e të ndjerit Babalija gjatë luftës por edhe pas luftës.
Mbrëmjen e së dielës, të shtëna armësh janë dëgjuar në rrugën “Anton Qeta” në Gjakovë. Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një përleshje me armë mes dy grupeve në qytetin e Gjakovës. Ndërsa sot janë zbuluar edhe disa detaje të reja. Raporti i plotë i Policisë së...
Natën e datës 14 prill rreth orës 20:20 në kryqëzimin e rrugëve Anton Çeta dhe Yll Morina dy grupe me nga dy persona kanë shtënë me armë zjarri. Burime brenda policisë tregojnë se i dyshuari për tentim vrasje E.B. është arrestuar dhe është në mbajtje për 48 orë. Personat e tjerë të përfshirë në këtë...
Fal punës dhe angazhimit profesional të trajnerit të fitnesit Burim Vraniqi, katër garues në kategori të ndryshme në nivel vendi kanë treguar rezultate të larta në një kompeticion sportiv.Në një prononcim për Syrin, Vraniqi ka pohuar se përgatitjet kanë marrë kohë, prandaj edhe suksesi ka qenë i pashmangshëm.
Punimet në stadionin e qytetit po bëhen sipas intenziteteve të planifikuara. 9 milion eurot e ndara së fundmi nga Ministria e Kulturës janë një impuls i mirë që projekti të finalizohet sa më shpejt. Visar Haxhibeqiri drejtor i qendrës rajonale për trashegimi kulturore në Gjakovë thotë se për ndërtimin deri në fianlizim është planifikuar të...
Personat të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në një shkëmbim të armatosur zjarri në Gjakovë, ende nuk janë kapur nga policia. Ky rast i ndodhur mbrëmë në kryqëzimin e rrugëve “Anton Çetta” dhe “Yll Morina” i ka shqetësuar edhe banorët e kësaj zone. Zëdhënësi i policisë Sheremet Elezaj thotë se personat e dyshuar ende...
Gjatë ditës së sotme pritet që komisioni të ketë të gatshme listen e përfituesve të banesave sociale në Gjakovë, e pastaj të njëjtëve do të ju dërgohen përmes postës njoftimet për procedura shtesë. Drejtoresha e shëndetësisë Adelina Shehu-Kolaj pohon se edhe familjes që janë të detyruara të largohen nga banimet sociale do të njoftohen me...
Edhe përkundër vendosjes së shenjëzimit dhe sinjalistikës së vazhdueshme në urën e fshatit Trakaniq, ngasësit e makinave me peshë të rëndë vazhdojnë të jenë të papërfillshëm ndaj këtyre paralajmërimeve. Kjo situatë po i shqetëson edhe banorët e kësaj pjese.
Të gjithë ata nxënës që kanë aftësi në kulturën e shkrimit nga niveli VI deri në IX mund të bëhen me datë 23 prill pjesë e konkursit letrar “Adem Beqa”. Ky konkurs sërish është rikthyer në shkollën “Mazllum Këpuska” me qëllim që kontributi i dikurshëm i mësimdhënësit Adem Beqa të mbetet në kujtesën edhe të...
Procesi i regjistrimit të popullatës është një proces shumë i rëndësishëm dhe qytetarët duhet ta shfrytëzojnë sa më shumë këtë mundësi, me qëllim të kërkimit të llogarisë në shumë procese tjera në të ardhmen. Kështu mendon sociologe Orhidea Himaduna.
Zhvillimet në fushën e artit janë një dëshmi e mirë për të njohur diversitetin dhe kulturë e vendeve të ndryshme. Në Ditën Botërore të Artit, profesori Armend Zeqa thotë se kjo ditë përkon edhe me ditëlindjen e artistit Leonardo da Vincit.
Janë bërë 4 muaj prej se Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë për masakrën e Mejës, ndaj 53 personave. Por, aktakuza e ftesa, ende nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare ashtu siç parashihet me Kodin e Procedurës Penale. 370 civilë shqiptarë u vranë e u masakruan, në prillin e vitit të 1999 në fshatin...
Rreth orës 20:20 të natës së sotme në kryqëzimin e rrugëve Anton Çeta dhe Yll Morina dy grupe me nga dy persona kanë shtënë me armë ndaj njerit-tjetrit.Të 4 personat janë në arrati, kurse njëri nga personat është identifikuar deri më tani sipas burimeve tona. Rastin e ka konfirmuar edhe zyrtari nga Drejtoria Rajonale e...
Sot Komisioni Parlamentar për Media mban dëgjim publik për Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media. Do mbahen dy komisione të tilla, një në Pejë dhe një në Gjakovë. Ai në Pejë fillon nga ora 11:00, ndërsa në Gjakovë nisë nga ora 14:00.
Përshkak të kushteve të vështira ekonomike dhe mirëqenies së dobët ka fëmijë që janë të detyruar të braktisin mësimin dhe të kërkojnë lëmoshë në rrugë. Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve të rrugës, dy prej tyre kanë shprehur arsyet e tyre se pse janë të detyruar të shëtitin rrugëve nën mëshirën e fatit.
Kombëtarja e Kosovës nuk e ka nisur mirë Kampionatin në volejboll. Ajo ka humbur mbrëmë ndeshjen e parë ndaj Danimarkës, por sonte pritet të kenë rezultate më të mira në lojën me Estoninë.
Janë duke u bërë përgatitjet e fundit për finalizimin e përfituesve të projektit të banesave sociale në Gjakovë. Drejtoresha e shëndetësisë Adelina Shehu-Kolaj thotë se të hënën do të bëhen të ditur emrat e përfituesve të banimit social.
Banorët e rrugës Sadik Stavileci janë ankuar për mungesë të ndriçimit publik. Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për këtë çështje duke thënë se kjo situatë po ju vështirëson qarkullimin sidomos gjatë natës.
Çarshija e madhe në Gjakovë do të merr një pamje krejtësisht tjetër fal disa investimeve të cilat do të kryhen në atë pjesë. Në perimetrin e dyqaneve do të vendosen gurë të kalldremit, barriera fizike për ndalimin e qarkullimin e makinave dhe një varg ndryshimesh tjera të cilat do vijnë si rezultat i një memorandimi...
Gjenerata e dytë e gjeodeteve të Kosovës janë takuar sot pas gjysmë shekulli jetë në shkollën ku dikur kishin zhvilluar mësimin. Ata janë kthyer në kohë duke evokuar disa nga momentet shkollore të asaj periudhe.
Pas disa përpjekjeve të ekipit tonë në lidhje me sanimin e problemeve të shkaktuara në urën mbi Drinin e Bardhë, kemi arritur që sot të sigurojmë një përgjigje me shkrim nga niveli qëndror por edhe këtu jo të specifikuar datën se kur do të rregullohet. Hollësi të tjera na sjellë materiali në vazhdim.
Nga sot e deri me 3 maj do të qëndroj e hapur thirrja publike për grante në bizneset e Gjakovës. Drejtori i zhvillimit ekonomik Ferdinand Kolaj ka bërë të ditur se grantet do të jenë të ndara në dy kategori ndërsa shumë e tyre varion nga 2 mijë deri në 8 mijë euro.
Rruga alternative në fshatin Meqë po shihet si rrezik për kalimtarët. Edhe përkundër faktit se aty janë vendosur disa shenja të sinjalistikës të cilat paralajmërojnë për një bajpas të ndërtuar, qytetarët thonë se duhet të shtohen shenjat me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme. Ndërsa eksperti i komunikacionit Blendi Parashumti vë theksin edhe kujdesi...
Situata me dëmtimet në urën e Drinit të Bardhë vazhdon të jetë e njëjtë. Kalimtarët por edhe vet qytetarët e kësaj zone vlerësojnë se rreziku është permanent nëse nuk sanohen sa më shpejt. Ndërkohë kohë më parë nga ministria e Infrastrukturës kishin deklaruar se do të sanohet problemi, por diçka e tillë ende nuk ka...
Fëmijët por edhe të rriturit duhet të jenë më miqësor me kafshët, ndërsa institucionet qëndrore dhe lokale duhet të bëjnë më shumë në trajtimin e kafshëve endacake. Kështu mendon Elza Ramadani nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.
Për vonesa në rregullimin e infrastrukturës rrugore kanë edhe banorët e rrugës “Dërgut Vokshi”. Ata thonë se punimet ka kohë që kanë filluar por ende nuk e kanë të qartë se kur mund të përfundojë projekti i plotë.
Gjatë vitit 2024 është planifikuar që të funksionalizohet Qendra e Shëndetit Mendor për fëmijë dhe adoleshentë. Besnik Stuja, drejtor i Qendrës së Shëndetit Mendor në Gjakovë ka bërë të ditur se aktualisht janë duke pritur kompletimin e shërbimit profesional dhe qendra të nis punën.
Për tri ditë rresht, në Gjakovë do të zhvillohen ndeshjet e kualifikimeve të CEV EuroVolley U18 në konkurencën e djemve. Kombëtarja U18 e djemve di të ndeshet me me Danimarkën, Çekinë dhe Estoninë. Hollësi të tjera për këto ndeshje na sjellë kronika e sportit.
Simptomat e sëmundjes së Parkinsonit janë nga më të ndryshmet, por dridhja e duarve dhe ngadalsimi në lëvizje janë disa prej tyre, që shfaqen kur personi preket nga kjo sëmundje. Neurologu Jetish Jetishi thotë se diagnostikimi dhe trajtimi duhet të bëhet me kohë.
Fruthi është sëmundje virale shumë ngjitëse dhe e rëndë, që përhapet kryesisht përmes ajrit dhe spërklave por edhe përmes kontaktit të drejtpërdrejtë. Pediatër Gëzim Xharra në një pronocim për Syrin ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me këtë sëmundje.
Skuadra e Vëllaznimit e ka barazuar serinë çerekfinale përballë Sigal Prishtinës të martën mbrëma në Gjakovë. Vëllaznimi mposhti Prishtinën me rezultat të ngushtë 66:65. Derisa tash gjysmëfinalisti i dytë vendoset në ndeshjen e tretë e cila do të zhvillohet në Prishtinë. Çereku i parë i përfundoi 25:18 në të mirë të Prishtinës, ndërsa i dyti...
Studentët e antropologjisë dhe ata të arkitekturës janë vizitorë më të shpeshtë të Muzeut Etnografik në Gjakovë. Mirëpo drejtori i këtushëm Besmir Hasi thotë se vazhdimisht është duke u punuar që numri i vizitorëve të rritet dhe interesimi të jetë nga qytetarë të të gjitha fushave.
Me zbatimin e ligjit të ri për rregullat në komunikacion, nuk dënohen vetëm ngasësit e automjeteve, por edhe këmbësorët në rast të shkeljes së rregullave. Me ligjin e ri parashihen dënime shumë të larta për këmbësorët që janë të pakujdesshëm, sidomos ata kur kalojnë vijat e bardha apo shfrytëzojnë telefonin.
Një ngjarje kulturore është zhvilluar sot në hapësirat e Kuvendit Françeskan në Gjakovë. Zyrtarisht është bërë bekimi i Qendres Françeskane për Rini dhe Kulturë si dhe promovimi i librave nga Fra Lovro Gavran.
Krerët e Bashkësisë Islame në Gjakovë menjëherë pas faljes së nazamit të Fitër Bajramit kanë pritur mysafirë të ndryshëm. Kryetari i Komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë, por edhe përfaqësues të subjekteve politike dhe institucioneve tjera, kanë vizituar Bashkësinë Islame gjatë paraditës së sotme për të uruar festën.
Besimtarët myslimanë sot festojnë Fiter Bajramin. Manifestimi qëndror i faljes së namazit të Bajramit në komunën e Gjakovës është mbajtur në xhaminë e Hadumit. Nga aty u bë thirrje për solidaritet dhe mirësi mes njerëzimit.
Besimtarët islam nesër kremtojnë festën e Bajramit, festë kjo që vie pas një sacrifice të agjërimit të muajit të Ramazanit. Kryeimami Visar Koshi ka bërë të ditur se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet fetare që nesër falja e Bajramit dhe festimet të shkojnë mirë.
Krahas institucioneve fetare edhe qytetarët janë drejt përfundimit të përgatitjeve për festën e nesërme. Nga opinionet e tyre kuptojmë se edhe ëmbëlsirat tradicionale gjejnë vend në ditët festive përderisa urimet për dashuri dhe respekt janë të shumta.
Një banorë i fshatit Gexhë ka gjetur 10 mijë euro dhe të njëjtat i ka dorëzuar në polici, ku pastaj ato i janë dorëzuar personit që paraprakisht kishte lajmëruar rastin në polici për paratë e humbura. Në një prononcim për Syrin, Shaip Himaj ka deklaruar se gjërat e huaja asnjëherë nuk bëhet tuajat, prandaj edhe...
Po sjellim një rrëfim të shkurtër të Shukrije Ramadanit, bashkëshortes së heroit Agim Ramadanit. Ajo krahas mirënjohjes për kontributin e atyre që rrugëtuan në këtë betejë, ka shprehur edhe pakënaqësinë e saj për mosfinalizimin e projektit të varrezave në këtë kompleks memorial.
Krerë shtetërorë, personalitete, luftëtarë dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në Koshare në shënim të përvjetorit të 25 të operacionit “Shigjeta” si njëri ndër operacionet më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Materiali i përgatitur nga ekipi ynë na njeh më shumë për të gjitha aktivitetet e organizuara sot atje.
Triumfi i luftëtarëve në Koshare bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. E konsideruar si një hallkë e rëndësishme në historinë kombëtare, edhe rrëfimet e luftëtarëve 25 vjet pas janë plot emocion. Njëri prej tyre Shpend Lleshi ka nda disa nga momentet e asaj beteje. Më poshtë...
Sot bëhen 16 vjet nga miratimi i Kushtetutës, dokument ky që zyrtarisht hyri në fuqi me 15 qershor të vitit 2008. Opinionet e qytetarëve në lidhje me atë se sa respektohet Kushtetuta në Kosovë janë nga të të ndryshmet. Madje disa prej tyre pohojnë se nuk ka zbatueshmëri të plotë.
Edhe përkundër që institucionet thonë se pajisja me pasaportë nuk ka shumë vonesë, gjendja në terren tregon ndryshe. Në qendrën e Gjakovës ekipi ynë ka takuar qytetarë të cilët ka dy muaj që kanë aplikuar por ende nuk janë pajisur. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.
Pikërisht në ditën kur synohet të rritet ndërgjegjësimi mbi sfidat me të cilat përballet komuniteti rom, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini i ka ftuar pjestarët e këtij komuniteti të bëhen pjesë e regjistrimit të popullsisë, pasi kjo do t’ju mundësojë qasje më të lehtë më shumë aspekte.
Klubi i hendbollit “Vëllaznimi” është mposhtur nga klubi i hendbollit “Trepça” në Gjakovë me rezultatin final 21:36 në javën e 25-të të Superligës së meshkujve në hendboll. Në anën tjetër është zhvilluar edhe ndeshja e parë çerekfinale mes KB “Sigal Prishtina” dhe KB “Vëllaznimi” në basketboll, ku “Sigal Prishtina” fitoi me rezultat 72:64.
Në brigjet e lumit Dri i Bardhë, uji është i kthjellët, por hapësira skaj ujit është mbushur me mbeturina duke bërë që të kundërmojë edhe erë të pabërballueshme përshkak të kundërmimit që vijnë nga mbeturinat. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.
Është shënuar java rome me një tryezë diskutimi ku të pranishëm ishin udhëheqës institucional, ambasadorë e përfaqësues të organizatave vendore e ndërkombëtare. Me temën Romët, dje, sot dhe nesër u diskutua nga të gjithë këta akterë.
Të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar për një javë nga sot do të jenë në pushime pranverore bazuar në kalendarin e Ministrisë së Arsimit për vitin shkollor 2023-2024. Këto pushime vijnë pas përmbylljes së periodës së parë të gjysmëvjetorit të dytë. Por njëjtë nuk ka ndodhur edhe me mësimdhënësit e tyre. Ata janë të detyruar...
Nxënësit e nivelit 9 të shkollave të mesme të ulta me 6 qershor përfundojnë mësimin për vitin shkollor 2023-2024. E para se kjo të ndodhë krahasa aktiviteteve tjera jashtkurrikulare janë edhe mbajtja e ‘Javës së Dyerve të Hapura” dhe mbrëmja që rëndom organizohet për këtë grupmoshë. Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë Eranda Kumnova-Baçi thotë se...
Bordi i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” SH.A. në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur me datë; 06.04.2024 ka vendosur për shfuqizimin e vendimit mbi pezullimin e marrëdhënies së punës për kryeshefin ekzekutiv Z.Hasan Krasniqi. Z. Krasniqi i sistemuar në vendin e punës si Kryeshef Ekzekutiv i KRU “Gjakova” SH.A-Gjakovë, është i obliguar...
Alergologia Leonora Hana-Lleshi vazhdimisht është e angazhuar për profilin e saj profesional. Së fundmi në një trajnim dy javor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ajo ka rritur të prezantojë një studim para 22 shkenctarëve të fushës së imunologjisë në botë., studim ky i cili ëhstë mirëpritur nga shkenctarët e pranishëm.
Është inauguruar sot kompleksi i ri memorial “Dëshmorët e Smolicës”. Banorët e këtushëm janë përpjekur që përmes këtij projekti të mbajnë gjallë historinë dhe kontributin e të gjithë dëshmorëve të fshatit Smolicë.
Vaksinimi kundër kollës së thatë është mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga kjo sëmundje. Kështu thotë neonatologu Gëzim Xharra. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se kjo është një sëmundje infektive që prek fëmijët dhe të rriturit dhe si e tillë kalon në tri faza.
Rruga “Migjeni” vazhdon të mbetet në gjendje të keqe. Banorët e këtushëm dhe ata që frekuentojnë këtë rrugë për të kryer obligimet e tyre të përditshme shprehen shumë të shqetësuar me gjendjen e krijuar. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.
Braktisja e shkollimit nga komunitetet jo shumicë ka qenë gjithnjë një çështje shqetësuese. Gazetarja Nora Xhuzi e cila është pjesë e komunitetit egjiptian tregon se në një hulumtim të bërë nga MASHT-i së fundmi del se që nga viti 2019-2023, 43 për qind e komunitetit egjiptian kanë braktisur shkollimin, çka sipas saj është shqetësuese.