Gjatë ditës sotme kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka pritur për vizitë  ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç dhe kryetarin  kryesisë së këshillit të  kforit turk në Kosovë, Kolonelin Cem Sinan Barim të cilët i falenderoj për investimet që po vijnë nga populli turk në Komunën e Gjakovës.

Artikulli i plotë: Ambasadorja turke Kivilcim Kiliç takohet me kryetarin Ardian Gjini (Video0

Qendra e Mjekësisë Familjare në Rogovë të Hasit sot ka pranuar një donacion me paisje mjekësore në vlerë mbi 23 mijë euro financim ky nga Republika e Turqisë. Kësaj qendre iu dhuruan këto paisje: aparati i EKG, sterelizator, nebulizator, karrige stomatologjike me paisje përcjellëse, laboratori, 4 pulsiksometer, 4 tensiometer, 3 oftalmaskop, 5 otoman, 5 parvan, 5 tavolina pune, 10 karrige për personel, 6 ulëse për pacient dhe paisje tjera.

Artikulli i plotë: Republika e Turqisë dhuron pasije mjekësore në vlerë mbi 23 mijë euro për QMF në Rogovë (Video)

Gjatë këtyre ditëve në qytete të ndryshe të Kosovës po organizohen aktivitete në kuadër të javës evropiane të sportit. Me këtë rast  në komunën e Gjakovës është mbajtur Panairi i Sportit i cili u organizua nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkpunim me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe iu dedikua fëmijëve dhe të rinjve.

Artikulli i plotë: Mbahet “Panairi i Sportit 2018” në Gjakovë (Video)

Ka dy ditë që në komunën e Gjakovës po mbahet trajnimi për certifikimin e guidave për çiklizmin malor i cili po zhvillohet në kuadër të projektit ndërkufitar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe quhet ”Zgjerimi I shtegut Via Dinarica” që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe promovon turizmin malor.

Artikulli i plotë: Gjakovë, mbahet trajnimi për certifikimin e guidave për çiklizmin malor (Video)

Në sallën e sporteve Shani Nushi në Gjakovë është mbajtur edicioni i 18-të i Turneut Memorial të Boksit “Xhafer Thaqi”. Boksieri më i mirë dhe njëherit fituesi i këtij turneu u shpall Venhar Haziraj nga klubi i boksit “Gjakova 137”.Në kuadër të këtij aktiviteti sportiv u zhvilluan 7 meqe si dhe u ndanë edhe qmime tjera në kategori të ndryshme.

Artikulli i plotë: Mbahet eidicioni i 18-të i Turneut Memorial të Boksit “Xhafer Thaqi” (Video)

Sikurse në gjithë vendin edhe  në Gjakovëu shënua dita botërore e kontracepsionit. Me këtë rast Asociacioni për Edukim dhe Zhvillim të Shëndetësisë AHED së bashku me koalicionin e organizatave  jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese në bashkëpunim me drejtorinë komunale të shëndetësisë  të përkrahur  nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara UNFPA mbajtën takim informues me  nxënësit e gjimnazit “Hajdar Dushi” me moton “E ardhmja jote është zgjedhja jote”.

Artikulli i plotë: Shënohet Dita Botërore e Kontracepsionit edhe në Gjakovë (Video)

Dy vitet e ardhshme do të jenë të rëndësishme për infrastrukturën rrugore të Kosovës. Shumica e autostradave pritet që të fillojnë e mbarojnë gjatë këtyre dy viteve, kështu ka thënë për televizionin Syri Vision ministri i infrastrukturës Pal Lekaj.

Artikulli i plotë: Lekaj: Autostrada e Dukagjinit do të jetë gjiganti i fundit infrastrukturor (Video)

Përfaqësues të organizatave joqeveritare si dhe të rinjë të komunës së Gjakovës  zhvilluan një diskutim gjithëpërfshirës për konceptin dhe pozicionimin e shoqërisë civile si element i fuqishëm për ndryshime në vend ku të ftuar në panel ishin: Jeta Xharra nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, Haki Abazi nga Insituti për Zhvillim Ekonomik, Dajana Berisha nga Forumi për iniciativa qytetare dhe  Luan Dalipi.

Artikulli i plotë: Diskutohet për pozicionimin e shoqërisë civile karrshi temave me interes shoqëror (Video)

Një tjetër rrugë sot iu shtua infrastrukturës së përgjithshme qytetit të Gjakovës. Bëhet fjalë për segmentin rrugor I cili është në afërsi të rrugës trazite apo në anën e djathtë të sallës sportive “Shani Nushi”.

Artikulli i plotë: Dy projekte infrastrukturore janë inauguruar sot në Gjakovë (Video)

Komisioni Komunal për Siguri në Bashkësi sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës. Fillimisht u diskutua kërkesa për deminimin e terrenit të ish- pompës  “Marash Petrol”, objekt ky i mbetur në gjendje të tillë që prej bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Artikulli i plotë: Mbahet mbledhja e radhës e KKSB-së (Video)

Një vizitë në kuadër të fillimit të vitit shkollor kryetari i komunës Ardian Gjini e bëri edhe në shkollën fillore “Këlmend Rizvanolli”.Respektimi i rregullave, pastërtia dhe higjiena, motivimi dhe produktiviteti i vazhdueshëm ishin disa nga qështjet që u diskutuan gjatë bashkëbisedimit me mësimdhënëset .

Artikulli i plotë: Kryetari i komunës Ardian Gjini viziton shkollën “Këlmend Rizvanolli” (Video)

Është bërë inaugurimi i “Qendrës për karrierë” në shkollën e mesme teknike “Nexhmedin Nizha” në Gjakovë. Ky projekt është si rezultat i një partneriteti dhe bashkë-investimi në mes të komunës së Gjakovës, shkollës “Nexhmdin Nixha”, Ministrisë së Arsimit, Fondacionit Ipko dhe Agjëncisë Zviverane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Artikulli i plotë: Inaugurohet “Qendra për karrierë” në shkollën e mesme teknike “Nexhmedin Nixha” (Video)

Ngrohtësisht  e pritën kryetarin  e komunës Ardian Gjinin, nxënësit e shkollës fillore “Dëshmorët e Hereqit” me rastin vizitës e cila u bë në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor.

Artikulli i plotë: Kryetari Ardian Gjini viziton shkollën “Dëshmorët e Hereçit” në fshatin Hereç (Video)

Në kuadër të vizitave që po iu bënë shkollave të Gjakovës për të iu uruar vitin e ri shkollor, kryetari i komunës Ardian Gjini i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij sot vizitoj shkollën “Fan Noli” në fshatin Dujakë.

Artikulli i plotë: Kryetari Ardian Gjini viziton shkollën “Fan S. Noli” në fshatin Dujakë (Video0

Nxënësit  dhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Isa Boletini” në fshatin Osek Hylë  mëngjesin e sotëm e filluan me vizitën e kryetarit të komunës së Gjakovës Ardian Gjini  I cili I uroj ata për një fillim të mbarë të vitit shkollor.

Artikulli i plotë: Kryetari Ardian Gjini viziton shkollën “Isa Boletini” në fshatin Osek Hylë (Video)

Organizata mjedisore “Let’s Do It Kosova” në bashkëpunim me kuvendin komunal të Gjakovës, këshillin e veprimit rinor lokal, si dhe aktivistë të tjerë sot kanë pastruar një pjesë të qendrës rekreative Shkugëza e cila ishte e mbushur me mbeturina të ndryshme. E gjithë kjo u organizua në kuadër të aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën”.

E vullnëtarët të cilët u anagzhuan për pastrimin e kësaj pjese të qytetit apeluan tek qytetarët që ti bashkohen këtij aksioni i cili ka për qëllim pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit nga mbeturinat.

Ztrtarët komunal të sektorit të mjedisit të cilët thanë se Shkugëza është vendi I cili frekuentohet nga qytetarë të shumtë. Mirëpo ajo që mbetet shqetësuese është hudhja e mbeturinave nga disa qytetarë të pa ndërgjegjshëm.

Shkugëza është një prej vendeve më të pëlqyera për qytetarët të cilët preferojnë të kalojnë kohë se lirë, këtu ata mund të shijojnë natyrën e bukur  dhe ajrin e pastër. Andaj ajo qka duhet të bëjmë është që ta kursejmë këtë natyrë të bukur nga mbeturinat./Tv Syri Vision/

Gjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë ishte nikoqir i pritjes së Presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani. Fillimisht drejtori Bedri Cahani e priti atë në zyre ku e falënderoj për vizitën dhe për kontributin e tij që po e jep në ngritjen e disiplinave olimpike në Kosovë.

Artikulli i plotë: Presidenti i KOK-ut Besim Hasani viziton gjimnazin “Hajdar Dushi” (Video)

Ankesave të banorëve të kësaj ane të komunës së Gjakovës u ka ardhur fundi. Kjo falë punimeve që nisën në gusht të këtij viti për rikonstruktimin dhe asfaltimin e rrugës regjionale që lidh komunën e Gjakovës me atë të Junikut. Sot këto punimet janë finalizuar dhe rruga që me vite të tëra ishte me gropa, tani duket kështu. Ky është një investim nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë prej 700 mijë euro.

Në ditën kur nisën punimet, ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se kjo rrugë e lidh komunën e Gjakovës me Junikun dhe Deçanin, poashtu frekuentohet jo vetëm nga banorët e fshatërave të Rekës së Keqe por edhe të Malësisë së Gjakovës, dhe se qeveria e Kosovës në hartën e saj ka edhe shumë projekte të ngjashme të cilat do të implementohen në të ardhmen. E banorët e kësaj ane të komunës së Gjakovës theksuan rëndësinë e këtij projekti në aspektin rural, ekonomik, dhe social për këtë rajon./Tv Syri Vision/

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing