Zgjodhën pikërisht ambientet e Kishës së Shën Mihillit, për të zhvilluar këtë aktivitet humanitar. Sot, banorët e fshatit Doblibare të komunës së Gjakovës, me mëngjes erdhën këtu për të dhuruar gjak. Njër prej tyre, pasi dhuroi gjak, pati një mesazh.

Artikulli i plotë: Banorët e fshatit Doblibare dhurojnë gjak (Video)

Në kuadër të investimeve kapitale, në komunën e Gjakovës  janë duke u realizuar projekte të shumta infrastrukturore. Në lagje të ndryshme të qytetit disa rrugë kanë përfunduar,  ndërsa ka edhe të tjera ku janë në punim e sipër apo pritet të nisin këto ditë. Ndërsa një rrugë tjetër e cila iu shtua infrastrukturës së përgjithshme rrugore në komunën e Gjakovës është rruga “Muharrem Domi” e cila lidh qytetin me kodrën e çabratit.

Artikulli i plotë: Finalizohet projekti i rrugës “Muharrem Domi” (Video)

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural vazhdon me subvencionimin e sektorit të bujqësisë në komunën e Gjakovës. Kësaj rradhe u mbështeten 25 bletarë me komplete për bletari. Vlera e këtij projekti është 8 mijë e 550 Euro.

Artikulli i plotë: Gjakovë, 25 bletarë përfitojnë komplete të paisjeve për bletari (Video)

Nga 31 maji i këtij viti, qytetarët e komunës së Gjakovës kanë një adresë tjetër për paisje me dokumente dhe regjistrim të automjeteve.

Artikulli i plotë: Drejtoria për regjistrimin e automjeteve dhe paisje me dokumente në Gjakovë me objekt të ri (Video)

Këto shporta të reja të cilat po vendosen këto ditë nëpër rrugë të ndryshme në qytetin e Gjakovës, po zëvendësojnë ato të vjetra dhe të dëmtuara. Paralelisht me këto, ka filluar edhe rregullimi i 11 pikave të grumbullimit të mbeturinave, të cilat gjenden pranë ndërtesave kolektive.

Artikulli i plotë: Në Gjakovë rregullohen 11 pika grumbulluese të mbeturinave dhe vendosen 73 shporta të reja (Video)

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila ka deklaruar për televizionin  Syri Vision ka thënë se koalicioni LAA deri në orët e pasdites nuk ka marrë ftesë zyrtare për dakordimin e seancës konsitutive të kuvendit  nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi. 

Artikulli i plotë: Kusari-Lila: I kemi filluar bisedimet me Vetvendosjen (Video)

Qytetarët e komunës së Gjakovës kanë zgjedhur bregdetin shqiptarë që të kalojnë pushimet e tyre verore. Arsyeja që ata e preferojnë bregdetin e Shqipërisë janë qmimet janë më të volishtme dhe bukuritë natyrore.

Artikulli i plotë: Qytetarët e komunës së Gjakovës preferojnë që pushimet verore ti kalojnë në bregdetin shqiptar...

Kosova u bë me një automjet i cili liron zero gazëra dhe që nuk e dëmton ambientin. E gjithë kjo u bë falë eksperiencës së fituar në hapësiren krijuese BONEVET. Në fakt kjo është makina e parë elektrike e prodhuar në Kosovë, e modifikuar nga gjashtë të rinj nga qyteti i Gjakovës. Ky projekt u mbështet nga IPKO, vlera e të cilit është 20 mijë euro. 

Artikulli i plotë: Adoleshentët gjakovarë prodhojnë makinën e parë elektrike në Kosovë (Video)

Së shpejti në komunën e Gjakovës do të ndërtohet objekti i ri dhe shumë modern i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Sipas zyrtarëve komunal procedurat tenderuese janë kryer dhe kompania e cila do të kryejë punimet është përgjedhur mirëpo priten afatet ligjore të prokurimit.

Artikulli i plotë: Së shpejti nis ndërtimi i QKMF-së së re në Gjakovë (Video)

Kohë më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, morri një iniciativë për të themeluar komisionin për të vërtetën dhe pajtimin.

Artikulli i plotë: OJQ "Thirrjet e Nënave" nuk pajtohet me formimin e komisionit për të vërtetën dhe pajtimin (Video)

KRU "Radoniqi" njofton konsumatorët që së shpejti, në Gjakovë do të filloj ndërtimi i Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura, një investim dhe përpjekje e radhës për të mbajtur pastër burimet ujore të zonës, lumenjtë por edhe mjedisin përreth.

Artikulli i plotë: Në Gjakovë do të fillojë ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza

Kujdesi për ambientin dhe krijimi i sa më shumë hapsirave të gjelbëruara, si dhe ruajtja e ambientit duhet të jenë disa nga prioritetet e qytetarëve të komunës tonë. Një shembull të tillë e kanë treguar banorët e lagjës Gecë të cilët kanë krijuar një hapësirë shumë të mirë gjelbruese në një pjesë të parkut të lirisë.

Artikulli i plotë: Parku i lagjës Gecë, shembull I ruajtjes së ambientit (Video)

Qendra Rajonale per Aftësim Profesional në komunën e  Gjakovës sot zyrtarisht ka bërë lansimin e projektit “Punësimi i të rinjëve në Kosovë”.Në tërë Republikën e Kosovës do të jenë 50 grante ndërsa vlera maksimale e mbështetjes do të 4 mijë euro dhe në secilën qendër do të jenë  22 vijues  të aftësimit profesional “Filloni me biznesin tuaj”.

Artikulli i plotë: Gjakovë, QRAP hap zyrtarisht aplikimin e projektit “Punësimi i të rinjëve” (Video)

Po vazhdojnë master klasat në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”, e gjithë kjo në kuadër të aktitvitetit muzikor ESMA. Profesionistët e muzikës thonë se për studentët këto ditë do të jenë tejet të rëndësishme për të ardhmen e tyre në muzikë.

Artikulli i plotë: Vazhdon dita e tretë e ESMA-s me aktivitete të ndryshme muzikore (Video)

Notari i klubit “Vëllaznimi”, Granit Godeni ka fituar katër medalje të arta në kampionatin individual të Kosovës që është mbajtur në Durrës të Shqipërisë. Ai ishte përfaqësuesi i vetëm i klubit gjakovar i cili arriti të jetë më i miri në disiplina të ndryshme si shpinë, krol, stil të përzier etj.

Artikulli i plotë: Notari i K.N “Vëllaznimi”, Granit Godeni më i miri në garat e kampionatit të Kosovës (Video)

Olta, banore e kësaj lagjeje, tashmë ka një vend të përshtatshëm për të vozitur bicikletën e saj. Ajo thotë se para rregullimit të këtij sheshi, i cili ndodhet në rrugën “Beqir Kastrati” në komunën e Gjakovës, ajo dhe fëmijët e tjerë të cilët banojnë këtu, nuk kishin një hapësirë të tillë ku mund të kalonin kohën e lirë.

Artikulli i plotë: Komuna e Gjakovës me Demosin investojnë 110 mijë euro për ndërtimin e sheshit "Beqir Kastrati"...

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing