Drejtoria komunale e Shërbimeve Publike në Gjakovë këto ditë ka ndërmarrë një aksion për përmirësimin e situatës rreth sinjalizimit horizontal në rrugët e qytetit. Po bëhet rivendosja e vendkalimit të këmbësorëve, si dhe përmirësimi i shënjave të komunikacionit.

Artikulli i plotë: Gjakovë, po punohet në riparimin e sinjalizimit horizontal në rrugët e qytetit (Video)

Është bërë pajtimi në mes të dy familjeve, asaj Thaqi nga fshati  Damjan si dhe Selmani nga fshati Botushë. Gjyshi Mustafë Thaqi ia shtriu dorën e pajtimit dhe ia fali gjakun e mbesës së tij familjes Selmani. Ceremonia e faljes së gjakut u bë në Xhaminë e fshatit Lipovec ku të pranishëm ishin klerik fetarë, familjarë të dy palëve si dhe qytetarë.

Artikulli i plotë: Familja Thaqi ia falë gjakun e mbesës familjes Selmani (Video)

Të rinjë nga Kosova, rajoni, Evropa dhe Amerika sot kanë zhvilluar kamp innternacional në sheshin “Ali Podrimja” në Gjakovë. Ata zgjodhën që ditën e sotme ta kalojnë me aktivitete të ndryshme si dhe të vizitojnë qytetin e Gjakovës.

Artikulli i plotë: OJQ “TOKA” zhvillon kampin Internacional në sheshin “Ali Podrimja” (Video)

Komuna e Gjakovë ka bërë rishikimin dhe vlerësimin  e përfituesve të banesave sociale. Por kjo ka bërë që shumë prej tyre të mos u vazhdohet kontrata e banimit aty. Për këtë qëllim sot disa familjarë protestuan para objektit të komunës.

Artikulli i plotë: Përfituesit e deritanishëm të banesave sociale të pakënaqur me listën përfundimtare (Video)

Sporti gjakovar në fund të muajit gusht do të prezantohet në arenën ndërkombëtare përmes klubit të futsallit “Liburn”, I cili do të merrë pjesë në fazën parakualifikuese të UEFA Futsall Cup 2017/2018. Liburn do të udhëtojë për në Luksemburg me 21 gusht ku do të zhvilloj ndeshje me ekipet kampione të disa shteteve Evropiane.

Artikulli i plotë: Fc “Liburn” po përgatitet për fazën parakualifikuese të UEFA Futsal Cup (Video)

Janë nderuar me homazhe dëshmorët Mark, Kolë, Prend dhe Memë Lleshi të fshatit Vraniq të komunës së Gjakovës. Dëshmorët Lleshi ranë heroikisht 19-të vite më parë në rezistencën ndaj pushtuesit serb.Me këtë rast përveq familjarëve dhe miqëve homazhe bënë edhe përfaqësues të subjekteve politike si dhe deputet të kuvendit të Kosovës. 

Artikulli i plotë: Nderohen me homazhe dëshmorët Lleshi (Video)

Bujqësia është njëra ndër veprimtaritë me të cilat mirren banorët të rajoneve të ndryshme të komunës së Gjakovës. Mjedër, Fasul, Misër janë disa nga kulturat bujqësore të cilat femeri Arben Komani nga fshati  Zhub i komunës së Gjakovës i ka të mbjellura në një hapësirë prej 3 hektarë tokë.

Artikulli i plotë: Arben Komani kultivues i kulturave të ndryshme bujqësore (Video)

Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillimj Rural ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses fushata e korrje-shirjes së grurit në komunën e Gjakovës. Këtë vit rendimenti I grurit është 3800 kg/ha- 4000 kg/ha si dhe kualiteti I kulturave lavërtare ka qenë I kënaqshëm.

Artikulli i plotë: Përfundon fushata e korrje-shirjes së grurit në Gjakovë (Video)

Në 19 vjetorin e rënies me homazhe dhe nderime të larta janë kujtuar sot dëshmorët Elton Zherka dhe Përmet Vula. Zyrtarë të lartë komunal kanë bërë homazhe për të kujtuar saktificën e  tyre.

Artikulli i plotë: Kujtohen në 19-të vjetorin e rënies dëshmorët Elton Zherka dhe Përmet Vula (Video)

Zakonisht bëjnë grumbullimin e mbeturinave në orët e para të mëngjesit, Por që nga 3 korriku, punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave “Cabrati” në komunë e Gjakovës, po bëjnë një punë të tillë pas orës 22 në mbrëmje.

Artikulli i plotë: K.R.M "Çabrati" grumbullon mbeturinat në rrugët kryesore pas orës 22:00 (Video)

Me rastin e përvjetorit të 19-të të rënies heroike të dëshmorit të kombit Hasan Osmani në fshatin Nivokaz të komunës së Gjakovës sot u bë zbulimi i bustit të këtij dëshmori si dhe u bënë homazhe nga familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë në nderim të jetës dhe veprës së tij. 

Artikulli i plotë: Zbulohet busti i dëshmorit Hasan Osmani në 19-të vjetorin e rënies së tij heroike (Video)

Në mbledhjen e radhës të bordit të drejtorëve, nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari, dhe Zhvillim Rural, u paraqitën tri kërkesa, të cilat edhe u aprovuan.

Artikulli i plotë: Komuna e Gjakovës subvencionon sektorin e bujqësisë, shëndetësisë, dhe kulturës për vitin...

Është vetëm fillimi i ditës, prandaj edhe nuk ka fluks të madh të pacientëve. Stafi i mjekëve në repartin e emergjencave në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, thonë se gjithcka ndryshon në kohën e pasdites, dhe në mbrëmje sa i përket këtij fluksi.

Artikulli i plotë: Vazhdon fluksi i madh i pacientëve në spitalin rajonal "Isa Grezda" (Video)

Pas shumë përpjekjeve që ka bërë komuna e Gjakovës , gjegjësisht drejtoria për kulturë rini dhe sport është arritur që të ipet në shfrytëzim hapësira e Pallatit të Kulturës, përkatësisht vendi ku për shumë vite ka qenë kafiteria “Scorpion”.

Artikulli i plotë: Kinemaja ipet në shfytëzim, Tabhane ende pa ofertues (Video)

Më shumë se 500 motoristë u bënë pjesë e festës së shënimit të 8-të vjetorit të themelimit të "SteelWings Gjakova".

Artikulli i plotë: Mbi 500 motoristë u bënë pjesë e festës së 8 vjetorit të themelimit të “SteelWings Gjakova” (Video)

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing