Kjo është mënyra se si disa shitës ambulantë, zënë hapësirat publike në komunën e Gjakovës. Jo rrallëherë, nga drejtoria për punë inspektuese janë ndërmarrë aksione të ndryshme për lirimimin e këtyre hapësirave nga produkte ushqimore dhe të tjera. Një punë e tillë intensive është filluar prapë nga fundi i muajit qershor.

Artikulli i plotë: Komuna e Gjakovës fillon lirimin e hapësirave publike në rrugët kryesore të qytetit (Video)

Gjatë mbledhjes së pestë me radhë për këtë vit të Kuvendit Komunal të Gjakovës, fillimisht u miratuan procesverbalet e mbledhjeve të këtij Kuvendi, të mbajtura gjatë marsit, prillit, dhe majit. Më pas, nga drejtori për buxhet dhe financa, Teki Shala, është dhënë informata financiare për periudhën janar-mars 2017. Shala ka treguar se gjatë kësaj kohe, kjo komunë ka pasur në dispozicion rreth 7 milionë euro , prej së cilës janë shpenzuar rreth 4 milionë euro .

Artikulli i plotë: Komuna e Gjakovës miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2018-2020 (Video)

Kjo është gjendja infrastrukturore e disa prej rrugëve të fshatit Osek Pashë të komunës së Gjakovës. Në mesin e atyre që ende nuk janë të asfaltuara janë rrugët ”Pren Gjokaj” dhe  “Eduard Lleshi”.

Artikulli i plotë: Në fshatin Osek Pashë ende nuk janë asfaltuar rrugët të cilat kanë qenë projekt i filluar 4 vite...

E nisën në muajin prill të këtij viti. Nxënës të gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë së bashku me mësimdhënësen e tyre, morrën një iniciativë për renovimin e hapësirave të organizatës komunale të pensionistëve në këtë komunë. Sot, pas më shumë se dy muajsh punë, kjo qendër ku ditën e kalojnë shumë pensionistë, ka marrë një pamje tjetër. 

Në kuadër të projektit “Të moshuarit, një burim për zhvillim”, këta nxënës pastruan ambientet e kësaj organizate, gëlqerosën muret, dhe sollën materiale të nevojshme për pensionistët. E mundi i tyre u vlerësua lartë nga drejtuesit  e shoqatës. 

Fjalë të mira, patën edhe anëtarët e organizatës komunale të pensionistëve.

Projekti “Të moshuarit, një burim për zhvillim”, është vlerësuar si një nga 11 idetë më të mira të konkursit të Akademisë së Kosovës për Demokraci në nivel të Kosovës./Tv Syri Vision/

 

Kuvendi Komunal i Gjakovës do të mbështet evenimentin muzikor “Përralla” me 100 litra karburante. Kjo ishte vetëm një nga kërkesat e miratuara, gjatë mbledhjes së radhës të Bordit të Drejtorëve. Ndërkaq ajo për renovimin e objektit të “Kryqit të Kuq”, nuk u miratua gjatë kësaj mbledhjeje. Kjo në mungesë të mjeteve financiare nga subvencionet. 

Artikulli i plotë: Komuna e Gjakovës ndan 32 mijë euro për shëndetësi (Video)

Raste të shumta të kontrabandimit me substanca  narkotike po zbulon Policia Rajonale Kufitare në rajonin e Perëndimit në Gjakovë.

Artikulli i plotë: Në 6 mujorin e parë të këtij viti Policia Rajonale Kufitare ka konfiskuar rreth 100 kg drogë (Video)

Kjo pjesë e njohur me emrin” Lugu i Dragoit”, është destinacioni i radhës i edicionit të tretë të evenimentit “Përralla”. Edhe kësaj here, qyteti i Gjakovës është nikoqir i kësaj ngjarjeje, pjesë e së cilës do të bëhen Dj të njohur nga Kosova, Shqipëria, dhe nga vende të ndryshme të Evropës.

Artikulli i plotë: Emra të njohur botërorë të muzikës tekno bëhen pjesë e "Përrallës" (Video)

Ky shesh, i cili mban emrin e poetit Ali Podrimja, së shpejti do të marrë një pamje të kinemasë së hapur. Që nga mbrëmja e 7 korrikut të këtij viti, në këtë vend do të zhvillohen aktivitete të ndryshme filmike dhe artistike. Një nga ideatorët e parkut kulturor “Ali Podrimja”, thotë se këto aktivitete janë paraparë të mbahen dy ditë në javë, përgjatë tre muajve të verës. E që kjo ide të bëhet realitet, të rinjtë e Gjakovës zhvilluan edhe një fushatë për mbledhje të fondeve.

Artikulli i plotë: Nga 7 korriku në Gjakovë hapet kinemaja verore (Video)

Në mbledhjen e radhës së Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Gjakovës, të kryesuar nga Luan Gola, nga Teki Shala, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa,

Artikulli i plotë: Mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Gjakovës

Është dita e tyre e dytë në qytetin e Gjakovës. Delegacioni nga qyteti Fort Dodge nga shteti amerikan Ioëa, dje vizituan Brigadën e Zjarrfikësve, për të vazhduar në qendrën krijuese BONEVET, dhe në fund panë nga afër edhe potencialin e ndërmarrjeve shoqërore në këtë komunë. E në ditën e tyre të dytë të vizitës, ata u takuan me kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në zyrën e saj. Pas këtij takimi, në konferencë me gazetarë ajo e ka quajtur vizitën e delegacionit amerikan si të frytshme .

Artikulli i plotë: Gjakova dhe Fort Dodge do të bashkëpunojnë në aspektin e kulturës (Video)

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, po merr pjesë në Kongresin e XII botëror -Metropolis, i cili po mbahet në Montreal të Kanadasë me temën "Sfidat globale, qytetet kryesore në aksion". 

Artikulli i plotë: Mimoza Kusari-Lila përfaqëson Kosovën në Kongresin Metropolis në Kanada

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur sot në kabinetin e saj  delegacionin Amerikan nga Iowa i përbërë nga kryetari i Fort Dodge, Matt Bemrich, drejtori i sektorit të ekonomisë dhe inxhinierisë, Chad Schaeffer, dhe presidentin e kolegjit qendror të Iowa, Dr. Dan Kinney.

Artikulli i plotë: Gjakova dhe Fort Dodge do të shkëmbejnë përvojat në fushën e artit

Akomodimi i pjesëmarrësve në panairin “Malësia e Gjakovës” filloi që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme. E kur ora po shënonte dhjetë, gjithcka ishte gati. Zanatlinj nga Komuna e Gjakovës, Bashkia e Hasit, dhe ajo e Tropojës, kishin vendosur produktet e tyre në shtande në pjesën e njohur si Loma e Drithit në Carshinë e Vjetër në komunën e Gjakovës.

Artikulli i plotë: 45 zanatlinjë bëhen pjesë e panairit "Malësia e Gjakovës" në Gjakovë (Video)

Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së po vazhdojnë kërkimin po vazhdojnë edhe sot kërkimin për të gjetur trupin e Sali Gërqinës, i cili sipas Policisë së Kosovës ka kërcyer në lumin Drini i Bardhë nga Ura e Fshejt dhe nuk ka arritur të dalë nga aty.

Artikulli i plotë: Vazhdon kërkimi i trupit të Sali Gërqinës, zhytësit problem me shikueshmërinë në ujë

Në hapjen zyrtare të panairit të parë “Malësia e Gjakovës”, erdhën përfaqësues nga Bashkia e Tropojës, Hasit të Shqipërisë, si dhe zanatlinj nga të dy anët e kufirit.

Një aktivitet i tillë zgjoi kurreshtjen edhe tek banorët e komunës së Gjakovës, por edhe të përfaqësuesve nga institucione të ndryshme lokale. Kjo ngjarje e cila po ndodh për herë të parë, u organizua nga Komuna e Gjakovës, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik. Në hapjen zyrtare të tij, u tha se panairi “Malësia e Gjakovës” do të promovojë turizmin, kulturën dhe traditën, por edhe do të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar Kosovë-Shqipëri.

Në hapjen zyrtare të panairit, foli edhe drejtori për kulturë, rini, dhe sport nga Bashkia e Hasit. Sipas tij, kjo ngjarje ka një vlerë të madhe.

Të pranishmëve, i’u drejtua me një fjali rasti, edhe njëra nga pjesëmarrëset në panair nga Bashkia e Tropojës.

Panairi “Malësia e Gjakovës” është bashkëfinancim në mes të Kuvendit Komunal të Gjakovës, dhe organizatës zvierane Swisscontact.

E pas fjalimeve zanatlinj nga Bashkia e Hasit, Tropojës, dhe komuna e Gjakovës shijuan një koktel të përbashkët, ku edhe patën mundësinë të njihen mes vete, por edhe të njoftohen me veprimtaritë e njëri tjetrit./Tv Syri Vision/

Në takimin  e fundit elektoral të mbajtur me banorët  e fshatit Duzhnje  të komunës së Gjakoëskandidati për deputet në kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Hajdar Beqa shpalosi programin qeverisës të konceptit fillimi I ri. Me këtë rast ai u shpreh I bindur në fitoren e koalicionit PDK-AAK-NISMA. 

Artikulli i plotë: Hajdar Beqa në ditën e fundit të fushatës takohet me banorët e fshatit Duzhnje dhe rajonit të...

Fillimisht, vizituan Brigadën e Zjarrfikësve në Gjakovë. Kryetari i qytetit Fortt Dodge, Matt Bemrich së bashku me ekspertë të arsimit, inxhinierisë dhe ekonomisë nisën ditën e sotme me vizita nëpër institucione të ndryshme në komunën e Gjakovës.

Artikulli i plotë: Qyteti amerikan me mundësi investimi në zonën industriale në Gjakovë (Video)

Stacioni Policor I komunës së Gjakovës sot ka pranuar një vizitë të veqantë. Këtë institucion e kanë vizituar vogëlushët e parafillores së fshatërave  Shqiponjë dhe Cërmjan. Kjo vizitë është mirëpritur nga zyrtarët policor të këtij stacioni.

Artikulli i plotë: Parashkollorët e fshatërave Shqiponjë dhe Cërmjan vizitojnë stacionin policor në Gjakovë (Video)

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing