Në pamje të parë, këta fustana të kujtojnë ato të princeshave të përrallave, me të cilat rrëfime është rritur gati cdo vajzë. Në fakt, ky edhe është inspirimi i radhës i dizajneres së re nga Gjakova, e cila ka një vit që ka hapur edhe studion e saj.

Artikulli i plotë: Koleksioni përrallor i dizajneres Jetmira Bejtullahu (Video)

Tashmë drejtor i Muzeut Etnografik të Gjakovës, është Besmir Hasi, i diplomuar në fakultetin e Arkitekturës, në Universitetin e Prishtinës.

Artikulli i plotë: Statusi i muzeut etnografik të Gjakovës, prioritet i drejtorit të sapozgjedhur të tij (Video)

I nisën në fillim të muajit mars. Punëtorët e kompanisë ndërtimore “Fidani L” u angazhuan nga Kuvendi Komunal i Gjakovës për shtrimin e trotuareve me kubëza nëpër disa pjesë të qytetit.

Artikulli i plotë: Komuna e Gjakovës investon mbi 100 mijë euro në trotuare (Video)

Vendimi për ndërtimin e tri qendrave grumbulluese të qumështit në komunën e Gjakovës ishte marrë në korrik të vitit të kaluar, gjatë mbledhjes së bordit të drejtorëve të kësaj komune.

Artikulli i plotë: Fshati Marmull i Komunës së Gjakovës bëhet me Qendër Grumbulluese të Qumështit (Video)

Të gjithë po kujdeseshin për përgatitjet e fundit, në mesin e tyre edhe punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave “Cabrati” në Gjakovë. Bëhet fjalë për aktivitetin “Garat Komunale për Ndihmën e parë”, i cili u zhvillua për herë të parë që nga periudha e pasluftës, e që u organizua nga Kryqi i Kuq në Gjakovë. Drejtoresha e kësaj organizate humanitare, Fllanza Lama ka treguar se për këtë garë, janë mbajtur trajnime nëpër shkollat e mesme të komunës së Gjakovës, ku edhe janë përzgjedhur grupet e nxënësve më të suksesshme për të qenë pjesë e garës.

Ndërkaq, kryetari i organizatës, Fehmi Vula, ka thënë se Gjakova është shquar për çmimet e para të fituara në nivel Kosove për aftësi të të rinjve për të dhënë ndihmën e parë.

E para e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, i’u ka treguar garuesve përvojën e saj personale në këto gara në moshën e rinisë. Ajo i’u tha atyre se ata të gjithë janë fitues.

Pas fjalimeve garuesit treguan para të pranishmëve por edhe jurisë aftësitë e tyre në dhënien e ndihmës së parë në rast nevoje. Vendin e parë të kësaj gare e rrëmbeu shkolla e mesme e mjekësisë “Hysni Zajmi”, e cila do të vazhdojë garën në nivel Kosove./Tv Syri Vision/

Në kompaninë rajonale të ujësjellësit “Radoniqi” në komunën e Gjakovës, ka qëndruar Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala. Për vizitë këtë ministër e kanë pritur drejtori i kësaj kompanie, së bashku me menagjmentin.

Artikulli i plotë: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka prioritet trajtimin e ujërave të zeza (Video)

Ministri i MMPH - Ferat Shala sot qëndroi ne Gjakovë, gjegjesisht në KRU “Radoniqi” SH.A ku pati takim me kreun dhe personelin e kesaj Kompanie ne Gjakovë. Ai u njoftua me ecurine e kesaj kompanie me rendesi te veqante por edhe te suksesshme te komunes sone.

 

 

 

 

44 nxënës të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, në fillim të muajit prill udhëtuan drejt Zvicrës, të ftuar nga shkollës e muzikës “Binningen-Bottmingen”.

Artikulli i plotë: Nxënësit e shkollës së muzikës "Prenk Jakova" në Gjakovë performuan në Basel të Zvicrës (Video)

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing