Me 10 Maj të vitit 1999, forcat policore, ushtarake serbo-malazeze në mënyrë të dhunshme i rrëmbyen, i vranë dhe i masakruan afër 50 persona të lagjes së Qabratit, të cilët pastaj i dërguan në varreza masive në Serbi për ti fshehur gjurmët e krimit.

Artikulli i plotë: Nënat gjakovare, 18 Vite ankth dhe pritje! Edhe sa? (video)

Me rastin e 612 vjetorit të lindjes së heroit  dhe strategut shqiptarë Gjergj Kastritotit- Skënderbeu për herë të parë u organizua manifestim  nga bashkëqytetarët dhe bashkatdhetarët e fshatit Brekoc të komunës së Gjakovës. Pjesë e manifestimit ishin kënga e vallja shqipe. Sipas organizatorëve 6 Maji tashmë do të jetë  manifestim tradicional ku cdoherë do të përkujtohet ditëlindja e heroit shqiptar Skënderbeut.

Artikulli i plotë: Diaspora gjakovare festoj 612 vjetorin e lindjes së heroit Gjergj Kastritoti-Skënderbeu

Mbledhjen e radhës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi e hapi komandanti i Stacionit Policor në komunën e Gjakovës, Kristë Gjokaj. Ai ka folur rreth raportit të përgatitur nga ky stacion për gjendjen e sigurisë në këtë komunë.

Artikulli i plotë: Objekti "Marash Petrol" ende i papastruar nga bombardimet e Nato-s

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në partneritet me GIZ dhe në bashkëpunim me mësimdhënësin Pleurat Rudi, organizuan konferencën e tretë të matematikës në Gjakovës me temën: “Përmirësimi i mësimdhënies së matematikës përmes metodave bashkëkohore, përdorimit të teknologjisë dhe vlerësimit sipas kurrikulës se re te Kosovës”.

Artikulli i plotë: Në Gjakovë u mbajt konferenca e tretë e matematikës (video)

Pjesën e parë të ditës së vikendit, zgjodhën ta shfrytëzojnë për të pastruar një pjesë të parkut Shkugëza. Forumi rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Gjakovë morrën iniciativë për këtë aksion vetëdijësues për mbrojtjen e ambientit.

Artikulli i plotë: Të rinjtë e LDK-së ndërmarrin aksion vetëdijësues për ambientin (Video)

 “Maj Paq Amon” është murali i cili është krijuar tash së fundmi nga disa të rinjë të komunës së Gjakovës. Sipas tyre realizimi i muraleve të tilla ka për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për të mbrotjur ambientin.

Artikulli i plotë: Edhe një tjetër mural vetëdijësues i shtohet qytetit të Gjakovës (video)

Sot veteranë të luftës nacional-çlirimtare të Kosovës, kanë bërë homazhe pranë varrit të heroit të popullit, Fadil Hoxha. Me këtë rast, Zija Mulhaxha, kryetar i shoqatës antifashiste nacional-clirimtare të Kosovës, është shprehur se 9 maji shënon ditën e ngadhënjimit të regjimit antifashist.

Artikulli i plotë: Në Gjakovë shënohet dita e fitores kundër regjimit fashist (Video)

Shkolla për aftësim dhe këshillim profesional “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë,  shënoi 8 vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast nxënësit prezantuan punime të fushave të ndryshme.

Artikulli i plotë: QAKP “Gjon Nikollë Kazazi” shënon 8 vjetorin e themelimit (video)

”Gazuzi dhe Zemernia në baushtelle” është videoprojekti më I ri artistik I doajenit të humorit në Kosovë Sevdai Radogoshi, I cili u promovua në Gjakovë. Në premierën e kësaj komedie ishin të pranishëm dashamirë të satirës dhe humorit, miq dhe kolegë të shumtë të aktorit Radogoshi.

Artikulli i plotë: Promovohet komedia filmike ”Gazuzi dhe Zemernia në baushtelle” (video)

Në mesin e projekteve infrastrukturore të cilat janë në fazën e finaliimit në komunën e Gjakovës është edhe parku qëndror i qytetit. Sipas drejtorit Shkumbin Kastrati në këtë pjesë të qytetit punimet po bëhen me një plan dinamik dhe pritet që brenda shtatë ditëve të përfundoj ky llot i punimeve.

Artikulli i plotë: Punime dinamike po bëhen në parkun qendror të qytetit (video)

Shkolla Fillore “Fehmi Agani” në Gjakovë  ka shënuar festën e saj. Veqantia e kësaj feste është hapja e dhomës së universit  të cilën nxënësit e kësaj shkolle e kanë krijuar.

Artikulli i plotë: Ja kush e ka krijuar “Dhomen e Universit” për herë të parë në Kosovë (video)

Projekti “Unazat dhe hyrje-daljet në qytetin e Gjakovës” ekziston që 34 vite. Për këtë projekt sot edhe u mbajt një mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjakovës, ku u paraqit propozim-vendimi për realizimin e tij.

Artikulli i plotë: Miratohet projekti "Unazat dhe hyrje-daljet në Gjakovë" (Video)

Në kuadër të javes kundër kancerit të lëkurës dermatologët e Kosovës kanë filluar një aksion për të vetëdijësuar qytetarët se si duhet të parandalojnë këtë dukuri negative dhe cilat janë masat mbrojtëse.Një aktivitet i tillë vetëdijesues u zhvillua edhe në Gjakovë.

Artikulli i plotë: Kanceri i lëkurës, ja cilat janë shenjat paralajmëruese (video)

“Nxënësit kundër korrupsionit” ishte diskutimi i cili u mbajt me nxënësit e gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë, me qëllim të rritjes së vetëdijes së të rinjëve për dëmet që i shkakton korrupsioni shoqërisë, si dhe ndikimin që ata mund ta kenë në parandalimi e kësaj dukurie negative.

Artikulli i plotë: Korrupsioni mbetet problemi më i madh i kosovarëve (video)

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing