Në nderim të martirëve të vrarë me 10 maj të vitit 1999-të në Gjakovë u mbajt akademi përkujtimore.20 vite me parë Gjakova përjetoj një nga ngjarjet me të rënda në historinë e saj, u vranë e u masakruan  qytetarë të shumtë nga ushtria paramilitare serbe.

Artikulli i plotë: Kujtohen martirët e vrarë me 10 maj të 1999-të në qytetin e Gjakovës (Video)

Pavarësisht iniciativave të pastrimit në lagjen Ali Ibra, kjo zonë vazhdon të jetë e përfshirë nga mbeturinat në të gjitha anët e saj. Një gjë e tillë mbetet shqetësuese si për kuvendin komunal ashtu edhe për organizata të tjera.

Artikulli i plotë: Pastrohet lagjia “Ali Ibra”, kërkohet nga banoret të jenë më të përkushtuar në ruajtjen e...

Në pasditën e sotme kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka qëndruar për vizitë në fshatin Osek Pashë, me ç’ rast u bë përurimi i 5 segmenteve rrugore, gjatësia e  të cilave është 2 mijë e 600 metra dhe vlera e investimit është 167 mijë euro.

Artikulli i plotë: Inaugurohen projekte infrastrukturore në Gjakovë (Video)

Fusha sintetike e futbollit në Shkugës po shkon drejt finalizimit. I gjithë ky projekt është bashkëfinancim nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Federata e Futbollit si dhe Komuna e Gjakovës.

Artikulli i plotë: Fusha ndihmëse e futbollit në Shkugëz në fazën finale të punimeve (Video)

E filluan ditën me mbjelljen e luleve. Grupi i gjelbërt i shkollës fillore “Mustafa Bakija” me vetëfinancim mbollën lule në oborrin e drejtorisë për Kadastër dhe Pronë.

Artikulli i plotë: Mbillen fidane dhe lule në pjesë të ndryshme të qytetit të Gjakovës (Video)

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Zekeria Rexha”  kremtuan 64 vjetorin e themelimit të këtij institucioni arsimor. 

Artikulli i plotë: Nxënësit e shkollës “Zekeria Rexha” kremtuan përvjetorin e themelimit të këtij institucioni (Video)

Familjarë të të vrarëve dhe të burgosurve nga rasti i Kumanovës protestuan sot në qendër të Gjakovës për të kërkuar më shumë angazhim nga shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë për zbardhjen e këtij rasti.

Artikulli i plotë: Protestojnë familjarët, kërkojnë drejtësi për të burgosurit e rastit “Kumanova” (Video)

Sot u shënua 20 vjetori i masakrës më të madhe të luftës së fundit në Kosovë,  asaj të Mejës së Gjakovës, ku më 27 prill të vitit 1999, u vranë 376 persona. Për t’i përkujtuar të gjithë ata që u vranë në fshatin Meje, u mblodhën familjarë dhe shumë qytetarë në vendin që quhet “Lëndina e Pikëllimit”.

Artikulli i plotë: U shënua 20 vjetori i masakrës në Mejë të Gjakovës (Video)

Në praninë e shumë qytetarëve, familjeve të dëshmorëve, veteranëve, strukturave udhëheqëse, përfaqësuesve të subjekteve politike, fillimisht në këtë akademi ish -komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit,  dhe njëherit kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Brigada 137 “Gjakova” do të mbetet në historinë tonë, si e vetmja që bëri luftë urbane, ndërsa Gjakova si rajoni me kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

Artikulli i plotë: Përkujtohet Epopeja e Brigadës së vetme urbane në Kosovë, “Epopeja e Çabratit” (Video)

Në Gjakovë sot ka qëndruar një delegacion nga qyteti Fort Dodge i Iowa-s. Ata u pritën nga kryetari i komunës, Ardian Gjini. Kjo nuk është hera e parë që delegacione nga Iowa vizitojnë Gjakovën për faktin se me këtë qytet amerikan është bërë binjakëzimi kohë më parë.

Artikulli i plotë: Delegacioni nga Iowa viziton Gjakovën si dhe dhuron paisje sportive për gjimnazin “Hajdar Dushi”...

Me homazhe tek varrezat e Dëshmorëve, po kujtojnë veprën dhe heroizimin e dëshmorëve, invalidëve, dhe veteranëve të Brigadës 137”Gjakova” të UCK-së si dhe 20 vjetorin e themelimit të kësaj brigade.

Artikulli i plotë: Shënohet 20-të vjetori i Betejës së Çabratit dhe Brigadës që bëri luftë urbane (Video)

Coca-Cola HBC Kosova për herë të  dytë organizon një program të veçantë për fuqizimin e të rinjve të quajtur “Coca-Cola përkrah Rininë”. Pjesë e këtij trajnimi u bënë 30 të rinjë nga komuna e Gjakovës i cili po mbahet në ambientet e qendrës inovative.

Artikulli i plotë: Në qendrën inovative në Gjakovë po zhvillohet trajnimi tre ditor“Coca-Cola përkrah Rininë” (Video)

Në moshën 42 vjeqare ka ndërruar jetë luftëtari i lirisë njëherit edhe pjesëtari i Brigadës “Gjakova 137” e UÇK-së, Florent Dujaka. Në nderim të jetës dhe veprës së tij u mbajt mbledhje komemorative ku të pranishëm ishin familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë të Florentit si dhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe qëndrore.

Artikulli i plotë: Me nderime i ipet lamtumira e fundit pjestarit të Brigadës “Gjakova 137” e UÇK-së, Florent Dujaka...

Këta janë ergoterapeutët e ardhshëm të Kosovës. Ata dolën sot në qendër të qytetit të Gjakovës për të promovuar tashmë profesionin më të ri shëndetësor Ergoterapinë.

Artikulli i plotë: Ergoterapeutët e kolegjit Heimerer promovojnë profesionin e tyre në Gjakovë (Video)

Me rastin e 614 vjetorit të lindjes së heroit  dhe strategut shqiptarë Gjergj Kastritotit- Skënderbeu për herë të tretë u organizua festivali mbarëkombëtarë nga qytetarët dhe bashkatdhetarët e fshatit Brekoc të komunës së Gjakovës.

Artikulli i plotë: Diaspora gjakovare feston 614 vjetorin e lindjes së heroit Gjergj Kastritoti-Skënderbeu (Video)

Ky instalacion u vendos për të shënuar 20 vjetorin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Motoja e kësaj fushate është dhuro një vathë një shenjë sensibilizimi me të mbijetuarat e dhunës.

Artikulli i plotë: Vendoset instalacioni në shenjë sensibilizimi me të mbijetuara e dhunës seksuale (Video)

Përkushtimi ndaj të vërtetës për të kaluarën e Luftës Çlirimtare është jetësor për një të ardhme paqësore. Drejtësia është përcaktuesja e mënyrës së të qenit tonë në botë si dhe mundësi për bërjen e shtetit dhe zhvillimin e vetes sonë në raport me të tjerët.

Artikulli i plotë: Shoqata e Intelektualëve mbajti debatin “Mungesa e drejtësisë si pamundësi për lirinë” (Video)

Në një konferencë për media përfaqësues të Alternativës dega në Gjakovë kanë thënë se gjatë kësaj qeverisje kemi vërejtur një mori shkeljesh.

Artikulli i plotë: Alternativa mban konferencë për media për punësimet gjatë kësaj qeverisje lokale (Video)

Qytetarë të komunës së Gjakovës, aktivistë të organizatave joqeveritare si Let’s Do it Kosova, YMCA, Bonevet, Green Art Center, Iniciativa e Femrës Kosovare si dhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme bashkarisht u bënë pjesë e aksionit për pastrimin e Shkugzës, nismë kjo e cila është organizuar nga kuvendi komunal.

Artikulli i plotë: Mbi 300 vullnetarë morën pjesë në aksionin për pastrimin e parkut të Shkugëzes (Video)

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing