Temperaturat e ulëta që mbizotëruan në Kosovë në ditët e para të stinës së pranverës, i’u shkaktuan dëme të konsiderueshme fermerëve. Për këtë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural ka vendosur të grumbullojë të dhënat e përgjithshme, në lidhje me dëmet materiale që i janë shkaktuar kulturave bujqësore në tërë Kosovën.

Artikulli i plotë: Nesër, afati i fundit për paraqitjen e dëmeve që i'u shkaktuan kulturave bujqësore (Video)

 

Nën organizmin e bibliotekës së qytetit “Ibrahim Rogova”, lexues, krijues dhe pasionantë shënuan ditën botërore të librit. Me këtë rast u ndanë shpërblime për lexuesit e rregullt të librit si dhe u dhuruan libra për bibliotekën.

Artikulli i plotë: Shënohet dita botërore e librit, këtë vit dhurohen më pak libra për bibliotekën (Video)

22 prilli njihet si Dita e Tokës, dhe e cila shënohet në gjithë botën. Qëllimi i shënimit të një date të tillë, është vetëdijësimi i njerëzve për rëndësinë që ka mbrojtja e natyrës. Një festë e tillë është shënuar me shumë aktivitete edhe në Gjakovë, të organizuara nga Kuvendi Komunal së bashku me institucionet e tjera të cilat punojnë në baza ditore për mirëmbajtjen e mjedisit.

Artikulli i plotë: Dita e Tokës në Gjakovë shënohet me mbjellje të fidaneve dhe luleve (Video)

Secili fëmijë meriton një fillim të shëndoshë të jetës. Ky ishte njoftimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, me të filluar java e shënuar e imunizimit.

Artikulli i plotë: Në javën e imunizimit vaksinohen 28 fëmijë të lagjes "Ali Ibra" në Gjakovë (Video)

Këta janë punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave “Çabrati”, të cilët në baza ditore janë të angazhuar në mbledhjen e mbeturinave nëpër zona të ndryshme të komunës së Gjakovës.

Artikulli i plotë: Në Ditën e Tokës eliminohen shtatë deponi ilegale të mbeturinave në Gjakovë (Video)

“Zhvillimi i arsimit shqip në komunën e Gjakovës nga themelimi e deri në ditët e sotme” është projekti I radhës të cilin është duke e punuar Shoqata e Veteranëve të Arsimit në Gjakovë “7 Marsi”. Mirëpo sipas veteranëve të arsimit për botimin e këtij libri përveq bashkpunimit nevojitet edhe ndihma financiare.

Artikulli i plotë: Shoqata e Veteranëve të Arsimit “7 Marsi” vazhdon me projekte të reja (Video)

Një muaj më parë, në shkollën e mesme të ulët “Zekëria Rexha” u mbajt Gara Ndërkombëtare e Matematikës “Kangaroo 2017” në regjionin e Gjakovës. Ndërkaq, dje në ambientet e Kolegjit AAB, është bërë shpërndarja e certifikatave dhe rezultateve për nxënësit të cilët morrën pjesë në këtë garë.

Artikulli i plotë: Rezultatet e Garës "Kangaroo" më të mira se ato të PISA-s (Video)

Klubi I Pingpongut “Vëllaznimi” ka pritur për vizitë trajnerin profesional Shaban Cekiç nga Mali I Zi. Ai erdhi për herë të parë në Gjakovë dhe zgjodhi që të ndajë përvojën e tij me talentët e rinj gjakovar. 

Artikulli i plotë: Trajneri malazez Shaban Cekiç trajnon pinpongistët e Vëllaznimit (Video)

Kjo është hera e dytë brenda një muaji, që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa viziton Aeroportin e Gjakovës, i cili që nga viti 2014 është i themeluar si ndërmarrje publike nga qeveria e Kosovës.

Artikulli i plotë: Institucionet e Kosovës me rekomandime konkrete për Aeroportin e Gjakovës (Video)

Klubi Hendbollit Shqiponja priti në Gjakovë klubin e Hendbollit Prishtina. Kjo ndeshje dha një lojë mjaft interesante, pati shumë rivalitet e në fund u fitua nga skuadra mysafire me vetëm një golë dallim, por mjaftueshëm sa për të dëshmuar forcën se Prishtina po e kontrollon këtë edicion të superligës.

Artikulli i plotë: Hendboll, Shqiponja 27:28 Prishtina (Video)

 

Se sa pak kujdesemi për natyrën flet edhe fakti se ngado nëpër fshatrat tona hasim në grumbuj mbeturinash.Njëjtë është edhe në fshatin Damjan të Gjakovës ku ka vite që në një lokacion të këtij fshati hidhen mbeturina me shumicë.

Artikulli i plotë: Banorët e fshatit Damjan në telashe me mbeturinat (video)

Në komunën e Gjakovës kanë qëndruar për vizitë përfaqësues të brigadëss së zjarrëfikësve të rajonit Sursee nga Zvicra si dhe anëtarë të shoqatës humanitare “Shoqëria”. Ata së pari u takuan me komandantin Pashtirk Xërxa ku u njoftuan nga afër për punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohet brigada e zjarrëfikësve në Gjakovë. Vizitën e vazhduan edhe në kuvendin komunal, ku u takuan me kryetaren Mimoza Kusari- Lila. Mes tjerash në këtë takim biseduan për donacionet që janë dhënë deri më tani dhe bashkpunimet të cilat do të vazhdojnë në të ardhmen në mes të komunës së Gjakovës dhe Rajonit Sursee.

Artikulli i plotë: Vazhdon bashkpunimi në mes të komunës së Gjakovës dhe Rajonit Sursee të Zvicrës (Video)

Tashmë është i ditur fakti se shumica e pensionistëve kosovarë, nuk janë të kënaqur me ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti, implementimi i së cilit nisi në fillim të vitit 2015.

Artikulli i plotë: MPMS po punon në plotësim-ndryshimin e ligjit për pensionet (Video)

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, po zhvillon vizita nëpër kompani të cilat merren me industri të tekstilit. Ai erdhi që të shohë nga afër edhe punën e cila po bëhet në kompaninë e tekstilit Creative, e cila ndodhet në komunën e Gjakovës.

Artikulli i plotë: Ministri i MPMS-së Arban Abrashi, viziton Kompaninë e Tekstilit "Creative" në Gjakovë (Video)

 

Në takimin e luajtur në sallën sportive “Shani Nushi” skuadra gjakovare Liburn e ka mposhtur Besën me rezultat 4-3.Kjo fitore ndaj Besës, e qon Liburnin në vendin e dytë në tabelën e Superligës së Kosovës.

Artikulli i plotë: Liburn ngjitet në pozitën e dytë të Superligës, mposht Besën me rezultat 4-3 (video)

Instrumentistët nga Gjakova, Bimi Milla pianist, dhe Endrit Xërxa kitarist, këtë vit jetësojnë ëndrrën e tyre për një performancë të përbashkët në Sallën Kamertale të Filharmonisë së Berlinit.

Artikulli i plotë: Bimi Milla dhe Endrit Xërxa, protagonistë të koncertit të Filharmonisë së Berlinit (Video)

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing