Më shumë nga Lokale

Bakija: Siguria në internet vazhdon të mbetet e rrezikuar

Ndikimi dhe rritja në mënyrë të vazhdueshme e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit ka prekur çdo aspekt të jetës së përditshme të njeriut. Si rezultat i këtyre ndryshimeve, edhe rreziqet kanosen vazhdimisht. Arbër Bakija nga shkolla dixhitale thotë se për sigurinë në internet duhet të krijohen strategji të veçanta.

Ndahen çmimet e konkursit letrar ”Adem Beqa”

Në shkollën fillore të mesme të ulët Mazllum Këpuska në Gjakovë sot janë shpallur fituesit e konkursit komunal Adem Beqa. Të ndjekim materialin që na njeh me më shumë detaje rreth këtij konkursi.

Vetëvendosje kujton dëshmorët e martirët e 7 majit

Me homazhe janë nderuar sot në 25 vjetorin e rënies dëshmorët e viktimat e luftës së fundit, të rënë më 7 maj 1999. Homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje. Ata thanë se liria jonë erdhi falë kontributit të dhënë gjatë luftës në Kosovë. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Komuna e Gjakovës i kujton të rënët e 7 majit

Me homazhe janë nderuar sot në 25 vjetorin e rënies dëshmorët e viktimat e luftës së fundit, të rënë më 7 maj 1999. Nga aty u tha se për lirinë që e gëzojmë sot, është paguar me jetë të shumë qytetarëve të vendit.

Në Universitetin “Fehmi Agani” u mbajt ligjeratë e hapur për sfidat bashkëkohore të punës sociale

Studentët e fakultetit të Shkencave Sociale pranë Universitetit Fehmi Agani në Gjakovë sot patën mundësi të ndjekin një ligjeratë të hapur. Tema e sotme ishte: “Sfidat bashkëkohore të punës sociale”, e cila sipas pjesmarrësve ishte shumë frytdhënëse.

Konfiskohen 75 motoçikleta për 3 ditë në Gjakovë

Në Gjakovë Brenda 3 ditëve janë konfiskuar 75 motoçikleta për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit. Aksion të ngjashëm do të ketë edhe më tutje.

Pesë persona të lënduar në Babaj të Bokës

Kremta e djeshme në fshatin Babaj të Bokës përfundoi me tentimvrasje të mbetur në tentativë, kjo pas përleshjes së disa personave, prej të cilëve plagë kanë marrë 5 prej tyre.

DOKUMENTAR: EPOPEJA E ÇABRATIT 7-8-9 MAJ 1999

Në Gjakovë sot kujtohet 25 vjetori i “Epopesë së Çabratit”, në të cilën për lirinë e Kosovës u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit. Në këtë betejë kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civilë. Po ashtu, më 7-8 maj janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetarë të kësaj lagje. TV Syri risjell dokumentarin kushtuar “Epopesë...

Parashikimi i motit

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Gjatë orëve të pasdites, pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht në zonën perëndimore, veriperëndimore dhe atë veriore, duke mos përjashtuar mundësinë edhe për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe mund të jetë e fuqishme,...

​25 vjet nga “Epopeja e Çabratit”

Në Gjakovë sot kujtohet 25 vjetori i “Epopesë së Çabratit”, në të cilën për lirinë e Kosovës u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit. Datat 7, 8 dhe 9 maj të vitit 1999, për shumë nga qytetarët e Gjakovës, që atëbotë ishin në qytet, kujtojnë momentet e luftimeve të ashpra mes forcave të UÇK-së...

“Ura e Gushës” që lidh Nivokazin dhe Molliqin, ende e dëmtuar

Gjendje jo e mirë infrastrukturore është edhe në urën që lidh fshatin Molliq dhe fshatin Nivokaz. Banorët kërkojnë zgjidhje sa më të shpejt për këtë problem.

Më shumë se një vit që familjet e dëshmorëve dhe martirëve nuk subvencionohen për energji elektrike

Tash e sa kohë familjet e dëshmorëve e kategorive të dala nga lufta përfitonin subvencionim të faturës së rrymës në baza vjetore. Mirëpo, tash e 1 vit këto familje kanë mbetur pa këtë subvencion të cilin e kanë të garantuar me ligj. Nga qeveria thonë se askush nuk është përjashtuar, por vetëm kanë ndryshuar mënyrat...

Sot u bënë 27 vjet nga rënia e heroit Luan Haradinaj

Sot mbushen 27 vjet nga rënia e heroit Luan Haradinaj, në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj 1997, në kufirin shqiptaro-shqiptar. Për të nderuar veprën e tij, sot në Gllogjan u mbajtën homazhe ku morën pjesë figura të shumta që nderuan Haradinajn.

Mijëra qytetarë vizituan sot fshatin Babaj të Bokës

Mijëra qytetarë nga Kosova e Shqipëria janë mbledhur sot në fshatin Babaj të Bokës. Në tyrben e këtij fshati cdo vit më 6 maj theren qindra qingja, të cilat më pas u shërbehen vizitorëve, e u shpërndahen familjeve në nevojë.

Rrugë tejet të dëmtuara brenda qytetit të Gjakovës

Numër shumë i madh i rrugëve brenda qytetit të Gjakovës janë në gjendje shumë të keqe. Të njejtat vështirësojnë dukshëm qarkullimin e automjeteve e këmbësorëve tash e shumë kohë, dhe për këtë arsye kërkohet që të njëjtat të rregullohen sa më parë.

Ditët e festave zyrtare gjatë fundjavës, pushohet në ditë të punës

Vetëm gjatë kësaj jave, 2 ditë do të jenë pushim, të përcaktuara me kalendarin e festave zyrtare. Disa qytetarë që ne intervistuam, thanë se duhet të bëhen ndryshime në këtë kalendar, pasiqë nuk është e nevojshme të pushohet në një ditë pune, kur dita e festës ka qenë gjatë fundjavës.

Sportistët e Taekwondos kthehen me medalje nga kryeqyteti

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është mbajtur kampionati i Kosovës në Taekwando 2024. Aty klubi i Gjakovës Taekwando “Dearti” mori disa tituj.

Nagavci: Kosova ka cilësi të produkteve organike, tregjet evropiane i pranojnë mjaftueshëm

Trendi i konsumimit të produkteve organike, në vend ka shënuar ngritje. Kështu thotë Faton Nagavci, i cili shton se edhe cilësia e produkteve vendore organike, është në nivel të duhur.

​25 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit

Sot mbushen 25 vjet nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fehmi Aganit. Agani u vra me 6 maj të vitit 1999, nga forcat pushtuese serbe. Figura e Aganit la gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës, fushën e arsimit dhe mendimit shkencor. Fehmi Agani,...

Zjarrfikësit kërkojnë kushte më të mira të punës

Zjarrëfikësit e Gjakovës duan kushte më të mira të punës dhe sigurime shëndetësore. Kështu janë shprehur ata në Ditën e Zjarrfikëve ku ndër të tjera të nëjtit apelojnë edhe te qytetarët që të mos ndezin zjarre të qëllimshme.

Arbëreshët vizitojnë ambientet e Tv Syrit

Arbëreshët e Italisë sot i’u bashkuan festës së madhe të zbulimit të shtatores së Skënderbeut në Gjakovë. Gjatë qëndrimit këtu, ata vizituan edhe TV Syri ku u njoftuan me punën dhe ambientet e televizionit për çka u shprehën të impresionuar.

Shqiptarë nga të gjitha trojet mbushën Gjakovën me rastin e zbulimit të monumentit të Skënderbeut

Qindra njerëz nga vende të ndryshme shqipfolëse u bënë pjesë e vendosjes së shtatores së Skendërbeut sot në Gjakovë. E ndjekim materialin e realizuar nga ekipi ynë sot.

Skënderbeu përjetësohet në Gjakovë

Gjakova sot kishte festë. Shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeu është mishëruar me Gjakovën pikërisht në vigjilje të ditës së clirimit të qytetit. Figura të rëndësishme të politikës, kulturës e qytetarë të shumtë mirëpritën monumentin të vendosur tashmë në platon e madhe të Parkut të Qytetit.

Protezat e invalidëve, fondi i sigurimeve shëndetësore po merret me mbarëvajtjen e procesit

Me mbarëvajtjen e procesit të protezave të invalidëve në Kosovë ëhstë duke u marrë fondi i sigurivmeve shëndetësore. Kështu ka bërë të ditur zv. Ministri i Financave Agon Dobruna. Ai gjithashtu bën të ditur vlerën prej 2 milion eurosh e cila së fundmi ka kaluar në Ministrinë e Shëndetësisë për ekzekutimin e këtij projekti.

Kosharja dikur vend i banueshëm, sot nuk ka mbetur askush

Kosharja është një tjetër vend që përpos peshës historike që e mban nuk i ka mbijetuar zbrazjes dhe largimit të banorëve. Sipas Sejdi Ramës deri para luftës së fundit në Kosovë, familja e tij dhe familje të tjera kanë jetuar këtu por që nga pas lufta nuk ka asnjë shtëpi.

Rënia për 19 vende në Indeksin e Lirisë së Mediave nuk e befason AGK-në

Data 3 maj është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Në vend kjo datë u shënua me aktivitete të ndryshme, për të theksuar rëndësinë e lirisë së shtypit. Për televizionin tonë për këtë folur Getorbë Mulliqi nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Moti me diell e shi, i përshtatshëm për të mbjellurat

Reshjet e shiut, e ditët tjera me diell sipas bujqëve kanë ndikuar në rritje të rendimentit. Sipas tyre moti i tillë është më i përshtatshmi për kulturat bujqësore.

SHME “Kadri Kusari” shënoi sot festën e shkollës

Me program të larmishëm, nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “Kadri Kusari” kanë shënuar ditën e shkollës. Nga aty u tha se ndjehen mirë kur shohin ecuri të mbarë në shkolla.

Pensionistët mund ta padisin qeverinë për mos rritje të pensioneve

Pensionistët e Kosovës tashmë mund ta padisin qeverinë për mosrritje të pensioneve. Sipas avokatit Ylli Bokshi, arsye për të ngritur padi të tillë është inflacioni në vend e mos harmonizimi i kostos së jetesës, dhe rastet janë pothuajse gjithmonë të fituara.

OJQ-të kërkojnë projektligj për parandalimin e vetëvrasjeve

Tash e pesë ditë, disa organizata të shoqërisë civile kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një peticion, përmes së cilit kërkohet hartimi i një projektligji për parandalimin e vetëvrasjes në Kosovë. I njëjti pas disa ditësh do të jetë në dispozicion për nënshkrim nga qytetarët e Gjakovës.

Mbishkrime me gabime të shumta drejtshkrimore

Në hapësira të ndryshme publike, biznese private e mbishkrime të vendosura nga institucionet, jo rrallë herë janë të shkruara me gabime drejtshkrimore. Disa të tilla gjinden në disa vende në qytetin e Gjakovës.

Çfarë shërbime ofrohen në Këshillmoren e QKMF-së?

Të gjithë prindërit ose kujdestarët e të posalindurëve këshilla e shërbime tjera mund të marrin në këshillmoren e qytetit. Ajo gjindet në qendrën kryesore të mjekësisë familjare, dhe është në shërbim të të gjithë të interesuarëve.

Kush e ka përgjegjësinë për mirëmbajtjen e Parkut të Lirisë?

Mirëmbajtja e “Parkut të Lirisë” në Gjakovë është shqetësim i vazhdueshëm pothuajse gjatë gjthë kohës sidomos gjatë stinës së verës dhe pranverës kur frekuentimi i qytetarëve është më i madhë. Imazhet e regjistruara vetëm disa ditë më parë nga Syri flasin për një pamje aspak të mirë me barë të rritur dhe gjësende të ekspozuara...

Kulludra: Bashkëpunimi i zyrës së turizmit dhe bizneseve shumë i mirë

Zyra e turizimit në Gjakovë ka bashkëpunim të mirë me bizneset private, dhe promovimi i tyre në këtë zyrë bëhet pa pagesë, kështu është shprehur Dalon Kulludra, zyrtar për promovimin e turizmit në Gjakovë. Ndërkaq ndër lokacionet më të preferuara të turistëve vazhdon të mbetet Çarshia e Vjetër në Gjakovë.   

Mbahet cermonia e nënshkrimit të Kontratës Sociale

Është mbajtur në pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” ceremonia e nënshkrimit të agjendës së kontratës sociale për Komunën e Gjakovës. Komuna e Gjakovës dhe qytetarët e saj janë zotuar solemnisht se do të përmbushin të gjitha zotimet e detajuara sipas agjendës së kësaj kontrate.

Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës vizitohet nga inspektoriati i Punës dhe Ministria e Financave

Zëvëndës ministri në ministrinë e Financave Transfereve dhe Punës Agon Dobruna,  kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi vizituan Qendrën Kombëtare te Mjeksisë se Punës në Gjakovë. Kjo vizitë u realizua në kuadër të agjendës së punës së kësaj ministrie. Ata u mirëpriten nga drejtori i kësaj qendre doktor Albert Lila.

Ende i papërfunduar kompleksi memorial i varrezave të dëshmorëve në Koshare

Kompleksi memorial në Koshare edhe pse ka filluar ndërtimin në vitin 2012, ende nuk është  finalizuar. Shumë pjesë si muret, dyert e hyrjeve, dhe varret kanë filluar të dëmtohen. Neglizheca e institucioneve në lidhje me këtë cështje ka indinjuar edhe familjarët e dëshmorëve.

Çmimi ndryshe nga rafti në arkë

Mediumi Syri ka raportuar për shumë raste ku qytetarët mashtrohen me çmime në markete të ndryshme, rastet kur konsumatori e paguan produktin me tjetër çmim tek arka, kurse në raft është tjetër. Këto janë ndër shqetësimet më të shpeshta të konsumatorëve, të cilët raportojnë dhe në Tv Syri duke dërguar foto e shkrime, një rast i...

Një person është gjetur pa shenja jete në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Doblibarë të Gjakovës, ku një person ka humbur jetën tragjikisht, i cili dyshohet të ketë kryer vetëvrasje. Sipas burimeve tona bëhet fjalë për një të ri të moshës 26-vjeçare. Viktima u gjet i varur dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin...

Dr. Komani: Numër i lartë i përdoruesve të drogës, institucionet të bëjnë më shumë

Ditë më parë në media u raportua për rreth 40 mijë përdorues të drogës në Kosovë. E se ka numër të lartë të përdoruesve edhe në Gjakovë e konfirmon dr. Zef Komani, shef i repartit të psikiatrisë në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda”. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Nxënësit e shkollës “Yll Morina” triumfojnë në garat regjionale në futsall

Djemtë e shkollës “Yll Morina”, në futsall fillimisht triumfuan në garat komunale e më pas dolën të parët edhe në garat regjionale. Trajneri Mustafa Domi tregon si kanë shkuar këto dy gara. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Mungesa e anesteziologëve, sfidë për sistemin shëndetësor

Anesteziologu dr. Dukagjin Binishi i cili aktualisht vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një prononcim për Syrin ka treguar disa nga arsyet e mungesës së anesteziologëve në Kosovë, duke e vlerësuar si një çështje që duhet të trajtohet me prioritet.

Profesori Skender Tullumi i dyti në garat e enigmatëve për figurë magjike në Kroaci

Në garat e 40-ta jubilare të enigmatëve të Shoqatës së Kroacisë për figura magjike të mbajtura në Rabac, profesori nga Gjakova Skënder Tullumi doli i dyti në garën katrori magjik që është një nga kategoritë e këtij kompeticioni.

Besimtarët katolikë kremtojnë 1 majin, festën e Shën Jozefit punëtor

Dhjetëra besimtarë katolikë u mblodhën sot në Kishën e Pjetërshanit për të kremtuar festën e Shën Jozefit punëtor, që korespodon edhe me ditën e punëtorëve. Arjan Dodaj kryeipeshkiv i kryedioqezës së Tiranë – Durrësit, u shpreh se kjo ditë është e shenjtë pasi Shën Jozefi punëtor ka punuar me zotin.

Gjendja në “Parkun e Lirisë”, shqetësuese për banorët

Hapësirat e Parkut të Lirisë në Gjakovë sot u panë në një gjendje aspak të mirë. Bari i rritur në masë të madhe në këtë pjesë, po duket shqetësim i vazhdueshëm edhe për banorët e kësaj zone.

Sa kanë siguri punëtorët në vendin e punës, flasin ekspertët

Siguria e punëtorëve në vendin e punës vazhdon të mbetet shqetësim për profesionistët e sigurisë në vend. Ekspertët e sigurisë Gëzim Xërxa dhe Bekim Doli përmes telefonit kanë deklaruar se Kosova qëndron mirë me legjislaturë në këtë drejtim, por problemet janë në terren gjatë implementimit të ligjit nga ana e punëdhënësve.

Të festohet apo të protestohet për 1 Maj?

Dita e sotme 1 Maji shënohet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve e cila kremtohet rëndom duke u festuar. Në këtë ditë institucionet shtetërore nuk punojnë. E lidhur me datën 1 Maj, qytetarët për televizionin tonë ndajnë opinionet e tyre nëse në këtë ditë duhet të protestohet apo festohet.

34 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës

Sot janë bërë 34 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës. Aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë, më 2 shkurt 1990 në Lumbardhë të Deçanit.

Prof.Kumnova: Shqiptarët paraqiten si terroristë në tekstet shkollore të Serbisë

Profesori Mazllom Kumnova krahas angazhimit të tij në librat për arsimin shqip në Gjakovë, së fundmi ka punuar edhe një studim të ri, përmes së cilit shpalos shumë fakte dhe argumente të cilat flasin për mënyrën se si shqiptarët janë të paraqitur në tekstet shkollore të vendeve të rajonit.

Pensionistët ndihen të neglizhuar, kërkojnë rritje të pensioneve

Mirëqenia e pensionistëve mund të dobësohet edhe më shumë, nëse nuk krijohen strategji të reja për rritjen e pensioneve të të gjitha kategorive në vend. Kështu mendojnë disa nga pensionistët e intervistuar sot nga ekipi ynë. Ata vazhdojnë të adresojnë kritika në mënyrën se si trajtohen institucionalisht.

Banorët e fshatit Babaj të Bokës mbjellin lule me moton “Një lule për vendlindje”

“Një lule për vendlindjen” kështu është titulluar projekti i organizuar nga komuniteti i fshatit Babaj të Bokës. Përmes këtij aksioni vullnetar, banorët e këtushëm synojnë të ruajnë dhe mbajnë pastër ambientin ku jetojnë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë i përgjigjet ftesës për dhurim gjaku

Në përgjigje të nismës nga Qendra Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut  me moton “një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë”, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht personeli policor në kuadër të kësaj drejtorie, sot dhuroi gjak për të mbështetur ata që kanë nevojë. “Dhurimet e gjakut janë të...

Parlamenti Studentor në Universitetin “Fehmi Agani” vendos që komunikimi me profesorë të bëhet vetëm përmes emailit

Të gjithë studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, me profesorët e tyre dhe stafin administrativ tani e tutje do të mund të komunikojnë vetëm për emailave dhe jo edhe të rrjeteve sociale, siç ka ndodhur rëndom. Kjo është bërë e ditur përmes një vendimi që së fundmi morri kryesia e Parlamentit Studentor brenda këtij...

Mbillen 25 fidane në parkun e qytetit

25 fidane të reja u mbollën sot në parkun e qytetit me organizim të nxënësve të gjimnazit dhe Shoqatës së Intelektualëve në Gjakovë. Ky aktiviteti simbolik mbahet në prag të shënimit të përvjetorit të 25 të çlirimit të vendit.

Gembi Juniku i dyti në Evropë në garat e Brazilian Jiu-Jitsu

Sportisti i Brazilian Jiu-Jitsu Gembi Juniku së fundmi ka dalë i suksesshëm edhe në një tjetër kompeticion sportiv. Në Kampionatin Evropian të AJP-së të zhvilluar në Stamboll, ai nga katër ndeshjet e zhvilluara në kategorinë 85 kilogram, në tri prej tyre doli fitues.

Koci: Veprimet e Serbisë ndaj Kosovës shantazh ndaj vendeve evropiane

Anëtarësimi i Kosovës në Nato është më i rëndësishëm sesa njohja nga Serbia. Kështu mendon politologu Melazim Koci. Në një intervistë për TV Syrin, ai ka bërë të ditur se më 16 prill, Kosova mori dritën e gjelbër për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës dhe ky është një proces shumë i rëndësishëm.

Kanë filluar “Ditët e Gjuhës Gjermane”

Një mori aktivitetesh do të zhvillohen në Kosovë në kuadër të “Ditëve të Gjuhës Gjermane” të cilat filluan dje dhe do të zgjasin deri me 17 maj. Mësimdhënësja e gjuhës gjermane Kaltrina Tanushi thotë se këto takime janë të rëndësishme shumë, sidomos për ata të cilët duan të vizitojnë vendet gjermanofolëse.

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” planifikon të mbjellë 25 fidane në parkun e qytetit

Në prag të 25 vjetorit të lirisë së Kosovës, shoqata e Intelektualëve “Jakova” është duke impelementuar edhe projektin e saj në shënim të kësaj dite. Sot ata në bashkëpunim me nxënësit e gjimnazit “Hajdar Dushi” kanë planifikuar mbjelljen e 25 fidaneve.

I arrestuari për krime lufte dyshohet se kishte marrë pjesë në dëbime dhe vrasje në Gjakovë

Në pikën kufitare në Bërnjak është arrestuar një person me inicialet J.Sh nën dyshimin që ka kryer krime lufte në popullatën civile në përiudhën 1998-1999. Në një emision të realizuar në TV Syri kohë më parë, dëshmitari Afrim Caka në librin e botuar nga vet ai për personat që kanë kryer krime në qytetin e...

Moti në Gjakovë

Informata financiare janar-mars 2024, debatojnë këshilltarët komunalë

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale u prezantua informata financiare për periudhën janar-mars 2024. Pikë kjo që ngjalli debate të shumta. Pasi sipas këshilltarëve komunalë rritja e të hyrave ka ardhur si pasojë e dhënies së lejeve të ndërtimit nga komuna e Gjakovës.  

Dita Ndërkombëtare e Vallëzimit, vajzat më të interesuara

Këshilli Internacional i Kërcimit, partneri kryesor për artet skenike të UNESCO-s, themeloi Ditën Ndërkombëtare të Vallëzimit dhe vendosi të festonte datën 29 prill për të nderuar ditëlindjen e Jean-Georges Noverre, i cili njihet si krijuesi i baletit modern. Vallëzimi praktikohet edhe në Gjakovë në disa shkolla private të ndryshme. Më poshtë mund të ndiqni kronikën...

Komuna e Gjakovës në hall me kërkesat e KEDS

Projektet e komunës së Gjakovës për rregullimin e infrastrukturës rrugore janë duke hasur në vështirësi, kjo e gjitha për shkak të mungesës së bashkëpunimit më kompaninë për distribuim të energjisë elektrike KEDS. Kjo kompani në vazhdimësi ka paraqitur kërkesa të reja duke mos e respektuar marrëveshjet paraprake.

Projektligji për Rininë, mbahet dëgjim publik

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ka organizuar sot dëgjim publik për Projektligjin për Rini. Përmes këtij aktiviteti synohet të nxirren të gjitha vërejtjet, rekomandimet nga pjesëmarrësit e ftuar në mënyrë që ato pastaj të inkorporohen në këtë ligj. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Qytetarët ndajnë opinionet e tyre për dërgesat e mërgatës në Kosovë

Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Republikën e Kosovës për muajin mars 2024, thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve të tjera financiare publikuar nga Banka Qendrore. E lidhur me këtë çështje, qytetarë të Gjakovës ndajnë me ne opinionet e tyre. Më poshtë mund të ndiqni kronikën...

Temperaturat maksimale deri në 26°C

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 26°C.

Tre persona të lënduar nga një aksident trafiku në rrugën Gjakovë – Dollc

Një aksident trafiku ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Gjakovë-Dollc te Kodra e Becit në ora 16:00 njofton policia. Tre persona janë lënduar njoftojnë nga spitali “Isa Grezda”. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Dy janë të shtruar në repartin ortopedisë e një në repartin e kirurgjsë. Njëri nga të lënduarit ka lëndime...

Arrestohet një serb në pikën kufitare në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Në pikën kufitare në Bërnjakë është arrestuar një person me inicialet J.Š. i cili dyshohet se ka kryer krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në rajonin e Gjakovës. Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës J.Š. ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”. “Prokuroria Speciale (PS), dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin...

Në Ditën e të Zhdukurve, Activism Roots vjen me një instalacion të ri

Mbetemi te informacionet nga fshati Meje dhe sjellim një tjetër kronikë. Të rinjtë e organizatës “Activism Roots” në shënim të Ditës së të Zhdukurve,  kanë krijuar një instalacion të ri, përmes së cilit synojnë të tregojnë që duhet punuar më shumë deri në zbardhjen e fatit të secilit person të humbur në Kosovë gjatë vitit...

Kujtohet Masakra e Mejës

Në “Lëndinën e Pikëllimit” në fshatin Meje u përkujtuan të gjithë të ekzekutuarit e kësaj masakre 25 vjet më parë. Edhe njëherë në ditën e Personave të Zhdukur u bë thirrje që të punohet më shumë në zbardhjen edhe të atyre personave që ende figurojnë në listën e të pagjeturve.

Çfarë premtimi i kishin dhënë vëllëzërit Beqiraj njëri-tjetrit, nësë shpetojnë?

Shumë familjarë u panë të jenë mbledhur sot në kompleksin e të rënëve në Mejë. Njëri prej tyre është edhe Burim Beqiraj ish luftëtar i luftës së UÇK-së i cili kujton takimin e tij të fundit me vëllaun Arsimin, me të cilin pak para se të ndaheshin, i ishin betuar njëri-tjetrit për diçka të veçantë....

Mbahen homazhe për dëshmorët dhe martirët e fshatit Skivjan

Në ditën e dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Skivjan, kryetari i komunës Ardian Gjini i shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, kanë bërë homazhe në lapidarian e fshatit Skivjan. Në këtë hapësirë përkujtuese u ritheksua se kontributi i banorëve të fshatit Skivjan në luftën e fundit është një pjesë e...

E shtunja e dytë që po punohet në Qendrën për Pajisje me dokumente

Edhe pse e shtunë sot ishte ditë pune në Qendrën për Pajisje të Dokumentëve në Gjakovë, pasi që së fundmi u morr vendim që për shkak të kërkesave të punohet edhe të shtunën. Agron Muçaku drejtor në këtë qendër thotë se zgjatja e orarit është një lehtësim për qytetarët.

Shtëpia Muze e Familjes Qerkezi nga sot quhet edhe “Shtëpia e Durimit”

Shtëpia Muze e Familjes Qerkezi në të cilën ruhen të gjitha reliktet e anëtarëve të familjes Qerkezi, që nga koha e luftës, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve morri edhe një emër tjetër. Si rezultat i dhimbjes së vazhdueshme që nënë Ferdonije e ka prej 25 vjetësh, komuna e Gjakovës vendosi që këtë shtëpi ta...

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport reagon lidhur me mbështetjen financiare të Mitingut të Poezisë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka reaguar lidhur me mbështetjen financiare të Mitingut të Poezisë në Gjakovë. Drejtoria thekson se Komuna e Gjakovës ka shpallur Thirrjen Publike për mbështetje financiare për të gjitha OJQ-të që funksionojnë në Komunën e Gjakovës në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Reagimi i plotë nga DKRS: “Lidhur me...

Kujtohen viktimat civile të masakrës në fshatin Korenicë të Gjakovës

Kujtojmë viktimat civile të masakrës së Fshatit Korenicë të komunës së Gjakovës. Gjatë ditës se 27 Prillit 1999, popullsia e fshatit Korenicë u dëbua nga shtëpite e tyre nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe. Përveq dëbimit, forcat serbe gjithashtu ekzekutuan 13 civilë të këtij fshati. Lidhur me këtë masakër, askush deri me tani nuk...

Nëna Ferdonije pret se një ditë do të çelen arkivat

Në Kosovë sot shënohet 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur. Kanë kaluar më shumë se 25 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, ende nuk dihet fati i më shumë se 1.600 të pagjeturve. Pritje, dhimbje e vetmi plot 25 vjet janë edhe për Ferdonije Qerkezin, nga Gjakova, e cila në luftë...

Moti sot

Organizohet turne në shah nga Shoqata e të verbërve për nder të 25 vjetorit të Masakrës së Mejës

Shoqata e të verbërve “Gjakova” sot në nderim të 25 vjetorit të rënies së viktimave të “Masakrës së Meje” ka organizuar turne në shah. Kryetari i Shoqatës, Mark Pjetraj thotë se e përkujtojnë atë ditë dhe përjetojnë dhimbjen së bashku me familjarët që kanë humbur dikë nga gjenocidi.

Gjimnazi “Hajdar Dushi” doli fitues në garat e organizuara nga Kryqi i Kuq në Gjakovë

Në Kryqin e Kuq dega në Gjakovë u mbajtën garat e ndihmës së parë me shkollat e mesme të Komunës së Gjakovës ku morën pjesë 6 shkolla. Sipas sekretarës së Kryqit të Kuq në Gjakovë Fëllanza Bakija Lama, qëllimi i këtij aktiviteti është ndërgjegjësimi për njohuritë e ndihmës së parë.

LDK në Gjakovë shënon 34 vjetorin e themelimit

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Gjakovë me një aktivitet shënoi 34 vjetorin e themelimit të saj. Aktivist, anëtar, deputet të Lidhjes Demokratike bashkë më kryetarin Lumir Abdixhiku, morën pjesë në këtë përvjetor. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Organizohet tryezë diskutimi, flitet për gratë në proceset vendimmarrëse

Në kuadër të projektit “Feme Forward” , Rrjeti Qeliza organizoi tryezë diskutimi për temën, “Promovimi i pjesmarrjes së grave në proceset vendimmarrëse”. Përfaqësues të organizatave të ndryshme në Gjakovë diskutuan mbi këtë temë me fokus promovimin e barazisë gjinore.

Fakulteti i Mjekësisë në Gjakovë mbajti Konferencën Ndërkombëtare Shkencore

Profesionistë të fushës së mjekësisë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Turqia, Sllovenia, Italia e vende të tjera u bënë bashkë sot në Gjakovë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore të organizuar nga Fakulteti i Mjekësisë në Gjakovë. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Mbahet mbledhja e katërt e Asamblesë Komunale të Gjakovës

Këshilltarët komunal në Gjakovë janë takuar sot në mbledhjen e tyre të rregullt në të cilën kanë diskutuar një varg çështjesh me rëndësi. Disa nga pikat e planifikuara ngjallën diskutime më shumë nga të pranishmit, por gjithsesi asamblistët arritën të trajtonin gjithë rendin e ditës të planifikuar për këtë mbledhje.

Investohet në ordinancat stomatologjike në tri institucione arsimore të Gjakovës

Drejtoria e shëndetësisë dhe ajo e arsimit në Gjakovë përmes projekteve të tyre të përbashkëta në fushën e stomatologjisë janë duke investuar në ordinancat stomatologjike brenda objekteve shkollore. Së fundmi në tri shkolla të komunës janë dorëzuar karriket e reja stomatologjike.

Organizimi i ekskursioneve për maturantë këtë vit pa ankesa

Të katër shkollat e mesme të larta publike në Gjakovë janë në fazën finale të përgatitjeve të ekskurzioneve të maturantëve për vitin shkollor 2023-2024. Menaxherët e shkollave thonë se janë duke bërë përpjekje që i gjithë procesi të shkojë sipas planifikimeve.

Në Meqë do të ndërtohen dy ura me dy korsi në kuadër të magjistrales Gjakovë-Dollc

Ura e vjetër në fshatin Meqe tashmë është shkatërruar plotësisht, pasi aty do të ndërtohet një urë e re me gjatësi prej 120 metrash. Projekti në tërësi do të kushtojë rreth 2 milion euro.

I dehuri godet me veturë një vajzë në Gjakovë

Një vajzë ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një goditjeje nga një automjet. Drejtuesi i automjetit raportohet se po drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe pa patent shofer pasi që i ishte konfiskuar për 9 muaj. Të dyshuarit i është caktuar masa e arrestit për 48 orë mbajtje dhe do t’i vazhdohet edhe...

SBASHK-u me 1 maj organizon protestë

Sindikalistët e Arsimit në Kosovë kanë planifikuar që me 1 maj të protestojnë. Kreu i SBASH-ut, Rrahman Jasharaj, ka treguar se cila është kërkesa e tyre duke paralajmëruar kështu se me 1 maj do të ketë një protestë ku do t’i shprehin të gjitha pakënaqësitë e tyre.

Ylber Mehmeti i lumtur që do të marrë pjesë në festivalin e Kanës me filmin “Rrugës”

Filmi i ri nga Samir Karahoda, “Rrugës”, është përzgjedhur zyrtarisht për garën e filmave të shkurtër në edicionin e 77-të të Festivalit të Kanës. Në këtë film luan edhe aktori nga Gjakova Ylber Mehmeti i cili thotë se është ndjenjë e mirë të përzgjedhet për festivalin e Kanës.

Dr. Fetahu: Shpesh kemi probleme me njerëzit që janë të veshur nën petkun e pushtetit

Shërbimi emergjent dhe urgjent janë dy koncepte të ndara që edhe vet pacientët duhet ti kenë të njohura para se të nisen drejt marrjes së njërit nga këto dy shërbime. Kështu mendon specialisti i emergjencës dr. Skender Fetahu.

Nuk mungojnë debatet në mbledhjen e Asamblesë Komunale në Gjakovë

Në mbledhjen e katërt të Kuvendit Komunal të Gjakovës u diskutua për çështje të ndryshme. Në pikën e dytë të rendit të ditës, pyetje për ekzekutivin u ngrit sërish tema e varrezave të dëshmorëve nga ku u kërkua trajtim më i dinjitetshëm nga këshilltarja komunale nga radhët e LVV-së, Mimoza Shala.

Kurti: Qeverisja komunale refuzoi çdo projekt të klubit letrar

Kryetari i klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, Muharrem Kurti ka adresuar kritika ndaj Kuvendit Komunal të Gjakovës për mospërkrahje të projekteve kulturore. Ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se dega e AAK-së në Gjakovë ka refuzuar që dy mandate çdo projekt të klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”. Ky është postimi i...

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Gjakovë, pasi të njëjtit i janë gjetur në automjetin e tij gjashtë shtetas të huaj pa dokumente identifikimi. Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 22:25. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj emigranteve janë zbatuar procedurat e zakonshme. /Telegrafi/

Moti pjesërisht me shi

KRU “Gjakova” zgjedh rrjetet sociale që të përgjigjen rreth planit për rregullimin e rrugëve

Disa rrugë në Gjakovë të përfshira në rehabilitimin infrastrukturor nga KRU “Gjakova”, sipas një planifikimi zyrtar të kësaj ndërmarrje, deri me 8 maj do të finalizohen dhe rrugët do të kthehen në gjendje paraprake.

Së shpejti Liga e Shkollave në Volejboll

Përmes një pilot projekti të quajtur “Liga e Shkollave, trajneri i volejbollit Blendi Haxhikadrija po synon të bëj bashkë shumë vajza për të rritur dëshirën e tyre për pjesëmarrje në aktivitete sportive. Në projekt fillimisht janë përfshirë katër shkolla, por së shpejti lista e shkollave pritet të zgjerohet dhe gradualisht të merr karakter rajonal.