LOKALE

Më shumë nga Lokale

Pozita e opozita në Gjakovë debatojnë për eshtnoren e pika të tjera

Edhe mbledhja e sotme nuk kaloi pa diskutime të ashpra në mes të ekzekutivit e legjislativit. Pikat që ngjallën debate të ashpra ishin rreth projektit për eshnoren, si dhe dhënia e lejeve të ndërtimit nga ana e komunës para miratimit të hartës zonale.

Banorët e fshatit Mulliq paguajnë shërbime të cilat nuk i marrin

Banorët e fshatit Mulliq janë ankuar pasi paguajnë faturat e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Gjakovë” për shërbime të cilat nuk i marrin. Ujin, thonë ata, e kanë nga burimi, ndërkaq kanalizimet derdhen në lumë, për hollësi të tjera na njeh materiali në vazhdim.

Mbahet mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Gjakovës

Sot është mbajtur mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Gjakovës me një rend dite prej 15 pikash. Opozita më e madhe në kuvendin e Gjakovës Lëvizja Vetëvendoje këtë mbledhje e nisi me një aksion, disa tulla të kuqe u vendosën në foltore, kjo në shenjë pakënaqësie për projektin e qendrës së...

Nga 3 prilli 2024 do të ketë gjoba të ashpra në trafik

Nga data 3 prill do të ketë ashpërsim të gjobave në trafik. Kjo në bazë të Ligjit të ri për rregullat e trafikut rrugor të miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Përdorimi i telefonit, tejkalimi i shpejtësisë e shkelje të tjera do të ndëshkohen më gjoba më të larta.  

Suspendohet zyrtari policor në Gjakovë, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro

Inspektorati Policor I Kosovës, ka bërë të ditur se ka suspenduar një zyrtar policor, i cili dyshohet për kontrabandë me mallra. Sipas njoftimit të lëshuar nga IPK-ja, i dyshuari ka kontrabanduar mall përmes pikës kufitare Qafë Prush në vlerë prej mbi 4000 euro. IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit të zyrtarit...

Nga 1 prilli nuk ka më ngrohje qëndrore

Nga data 1 prill nuk do të ketë më ngrohje qëndrore. Kjo sezonë ngrohëse sipas drejtorit të ngrohtorës Blerim Halilaj ka qenë më e gjata, për 5 muaj radhazi është arritur që të furnizohen të gjithë konsumatorët pa asnjë problem.

Mosfunksionimi i Galerisë së Arteve, nga DKRS thonë se mungojnë të interesuarit për ta shfrytëzuar

Galeria e Arteve në Gjakovë nga shumë qytetarë është konsideruar si pasive në zhvillimin e aktiviteteve. Udhëheqësit e sektorit të kulturës thonë se në vazhdimësi organizohen aktivitete në shënim të datave të caktuara, mirpo që interesimi i qytetarëve për ta shfrytëzuar këtë hapësirë mungon. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Projekti për restaurimin e Tabhanës që nga 22 janari në proces tenderimi

Ende nuk kanë filluar punimet për restaurimin e Tabhanes, edhe pse objekti ka kohë që është rrethuar, sipas qendrës rajonale për trashëgimi kulturore në Gjakovë faza e parë e  punimeve është kryer, ndërkaq faza që parasheh restaurimin dhe rikonstruimin është ende në procedura të prokurimit. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

25 vjet nga themelimi i Brigadës “137 Gjakova”

25 vjet më parë djemtë e Gjakovës të gjendur para një situate të vështirë në zonat e luftës, kur Gjakova po digjej vendosën që të themelonin Brigadën “137 Gjakova”. Ish-komandanti i brigadës Agron Kryeziu në një prononcim për Syrin ka pohuar se vendimi për themelim ishte i domosdoshëm, bazuar në rrethanat që ndodhej vendi ynë.

Qytetarët e Gjakovës të kënaqur me zbritjen e tatimit në pronë

Ka filluar shpërndarja e faturave të tatimit në pronë për bizneset dhe sektorin e amvisërisë. Komunarët thonë se faturimi i tatimit për vitin fiscal 2024 është shumë më i ulët sesa në vitet e shkuara. Këtë gjë e konfirmojnë edhe vet qytetarët.

Aktorja Shasivari: Gjithmonë është nder të aktrosh para publikut në Gjakovë

Në Ditën Ndërkombëtare të Teatrit, aktorja Elida Shasivari në një prononcim për Syrin ka kujtuar rolin e saj të parë në teatër. Madje ajo ka shtuar se secili rol ka veçantinë e tij dhe performancat para publikut të Gjakovës gjithmonë kanë qenë përgjegjësi dhe privilegji gjithashtu.

Ministria thotë se i ka ndarë subvencionet për energji, familjet e dëshmorëve të pakënaqur

Subvencionimi i energjisë elektrike për familjet e dëshmorëve shumë shpesh ka ngjallur reagime publike nga shoqatat e dala nga lufta. Beqir Zeneli drejtor në departamentin e familjeve të dëshmorëve në Gjakovë ka pohuar se ka shumë probleme në mënyrën e aplikimit, përderisa nga Qeveria thonë se pagesat do të bëhen për kategori të caktuara.

“Enver Petrovci servil dhe produkt i shkollës së Beogradit”

Televizioni Syri si rezultat i një interviste që aktori Enver Petrovci i ka dhënë RTK-së ka gjetur shkas të reagojë për deklaratën e tij përmes së cilës ka tentuar të zbeh  kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një reagim publik, Syri u kërkon falje shikuesve për fshirjen e të gjtiha materialeve ku aktroi Petrovci...

Zyrtarë të Qeverisë e partive politike vizituan shtëpinë-muze të familjes Qerkezi

Muzeu i Familjes Qerkezi sot është vizituar edhe nga përfaqësues të nivelit qëndror dhe të subjekteve politike. Ministrja Albulena Haxhiu tha se nënë Ferdonija është shembull për brezat e rinj, ndërkaq përfaqësues nga Alternativa pohuan se nënë për sensibilizimin e opinionit për krimet e bëra nga okupatori serb.

Bizneset e Gjakovës takim me MZHR-në, shkak grantet e vitit 2024

Në vazhdën e përgatitjeve për shpalljen e Grant Skemes “Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar” 2024, të dedikuar për mbështetjen e bizneseve ekzistuese dhe ndërmarrësve të ri me start-up biznese, ministria e Zhvillimit Rajonal sot ka zhvilluar takime konsultative me përfaqësues të bizneseve në Gjakovë. Qëllimi i këtyre takimeve është marrja e informatave nga bizneset...

Kryetari Gjini viziton nënën Ferdonije, në 25 vjetorin e rrëmbimit të burrit dhe djemve të saj

25 vjet më parë nënë Ferdonije Qerkezit ia rrëmbyen burrin dhe katër djemtë e saj. Tmerri i asaj dite plot klithmë vazhdon ta shoqërojë edhe sot. E në këtë ditë dhimbjeje, shtëpia muze e familjes Qerkezi u vizitua nga kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Janë bërë të gjitha përgatitjet për mbjelljet pranverore”

Fermerët kanë nisur të përgatiten për mbjelljet pranverore. Ata po bëhen gati që këtë pranverë fillimisht të nisin me mbjelljen e misrit. Sipas tyre në komunën e Gjakovës dominon mbjellja e drithrave.

Gembi Juniku ngrit flamurin e Kosovës në Serbi

Atleti Gembi Juniku vazhdon të jetë i suksesshëm në disiplinën sportive që ai ushtron prej vitesh. Së fundmi ai ka shkëlqyer në një kompeticion tjetër sportiv. Materiali në vazhdim na njeh më shumë për këtë rrugëtim të Gembit.

Tri raste të vjedhjeve në Rogovë të Gjakovës

Është raportuar për tri raste të vjedhjeve në mbrëmjen e së hënës në tri shtëpi të ndryshme në fshatin Rogovë të komunës së Gjakovës, ku janë vjedhur para dhe stoli ari. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i kanë iniciuar si raste për hetim “vjedhje e rëndë”. Rastin...

Ish-kryeshefi i KRU “Gjakova” pritet të ekstradohet në Itali

Ish-kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, pritet të ekstradohet në Itali. I njëjti ndodhet në burg në Bullgari që nga 23 shkurti. Nga Ministria e Punëve të Jashtme i kanë thënë Gazetës Express se nuk janë njoftuar nga autoritetet bullgare për natyrën e veprës, por se vetëm është ndaluar pasi ka qenë në kërkim nga...

Zjarrfikësit në Gjakovë me uniforma dhe automjete të vjetëruara

Zjarrfikësit në Gjakovë vazhdojnë të punojnë pa vlerësim të rrezikshmërisë, me automjete të vjetëruara dhe me kushte të vështira. Ata pohojnë se ende nuk ju janë paguar shtesat e gjashtë mujorit të dytë të vitit 2023.

Dita e Ndërgjegjësimit për Epilepsinë, flet Dr. Agron Zajmi

Krizat epileptike mund të shkaktojnë probleme në kontrollin e muskujve, në lëvizjen, të folurit, pamjen ose vetëdijen, kriza këto të cilat zakonisht nuk zgjatin shumë, por mund të jenë të frikshme. Neurologu Agron Zajmi thotë se kujdesi ndaj pacientëve që kanë kriza të kësaj natyre duhet të jetë i vazhdueshëm.

Batusha: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit për rrugën Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë, Prizren

Studimi i fizibiletit për rrugën Istog, Peje, Deçan, Gjakovë, Prizren ka përfunduar, kështu tha deputeti i LVV-së Agon Batusha. Ky projekt vjen si projekt alternativ, për autostradën e Dukagjinit të paralajmëruar dikur nga qeverisjet e kaluara. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Si ndikon agjërimi te shtatëzënat dhe lehonat?

Muaji i Ramazanit është muaj i shenjtë për besimtarët e islamit dhe është periudhë kur ata agjërojnë për një muaj. Por, ky muaj mund të ndodh që të jetë në fazën kur jeni shtatzënë, apo edhe në atë të lehonisë, cilat janë përfitimet nga agjërimi na tregon gjinekologia Bleta Domi.

Qytetarët me opinione të ndryshme për punimet në qendër të qytetit

Projekti infrastrukturor në qendër të qytetit të Gjakovës dita ditës është drejt finalizimit. Disa nga qytetarët e intervistuar sot kanë dhënë opinionet e tyre në lidhje me punimet  e zhvilluara prej kohësh në këtë pjesë. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Moti në Gjakovë

Bartenderat e Kosovës formojnë shoqatën e tyre

Me qëllim të trajnimit të bartenderave të rinj, në Kosovë është themeluar shoqata që bën bashkë këtë komunitet. Jajo Kërleshi, përfaqësues nga Gjakova thotë se përkundër disa vështirësive, themelimi i shoqatës do të mundësojë një rekrutim ndryshe të personave që e ushtrojnë këtë profesion.

Ferizi: Banorët e dy ndërtesave kolektive po hudhin mbeturina në lumin Krena

Hapësirat e lumit “Krena” pastrohen vazhdimisht nga punonjësit e KRM “Çabrati”. Kryeshefi i këtushëm Behar Ferizi ka adresuar ankesa në drejtim të banorëve të dy ndërtesave kolektive, të cilët sipas tij po hudhin mbeturina në lumin Krena. I njëjti ka kërkuar edhe bashkëpunim me qytetarët që të parandalojnë këtë dukuri.

Diskutohet me Arianit Shehun, “Kosova përballë dinamikës në marrëdhëniet strategjike ndërkombëtare”

“Kosova përballë dinamikës në marëdhëniet strategjike ndërkombëtare” ishte tema e trajtuar nga Arianit Shehu, shef i misioneve ndërkombëtare amerikane. Në këtë tryezë tematike intelektualët së bashku me folësin Shehu prekën shumë çështje që lidhen me Kosovën në raport me aleatët ndërkombëtar.

Përkundër mungesës së pajisjeve në repartin e fizioterapisë shërbim marrin 50 pacientë në ditë

Rreth 50 pacientë brenda një dite marrin shërbime në repartin e fizioterapisë në Gjakovë. Mantelbardhët e kësaj hapësire punuese thonë, se shërbimet ndaj pacientëve kryhen me shumë përkushtim edhe pse ka mungesë të disa pajisjeve.

Vajzat e KV Vëllaznimit kampione në ligën e parë

Volejbollistet e “Vëllaznimit” fal angazhimit arritët të jenë kampione në ligën e parë. Gjatë vikendit ato morrën edhe kupën e cila do t’ju mundësojë atyre që në sezonin e ardhshëm të promovohen në Raiffeisen Superligën B.

Djegia e Çarshisë së Vjetër të Gjakovës, ngjarje që nuk harrohet

Tmerrin e ndodhur 25 vjet më parë në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë, ende e kujton qytetari i kësaj pjese Sutki Kurshumlia. Sipas tij për pak orë gjithçka e trashëhuar prej vitesh në këtë pjesë ishte shkatërruar e tëra.

Tri vjet me Qeverinë Kurti, qytetarët e Gjakovës japin opinionet

Opinionet e qytetarëve për 3 vjet qeverisje te Albin Kurtit janë nga më të ndryshmet. Ndonëse disa prej tyre thonë se janë të kënaqur me angazhimin e qeverisë Kurti, ka të tjerë që kanë pëkënaqësi ndaj tij.

Shumë shpejt në duar të lexuesve “Vargnim Gjakove” nga Migena Arllati

Poetja e mirënjohur Migena Arllati, në ditën e poezisë bëri të njohur një risi. Ajo thotë që këtë është duke e përgatitur në vigjilje të përvjetorit të 60-të të Mitingut të Poezisë në Gjakovë. Vëllimi do të përfshijë poetët e Gjakovës dhe mban titullin “Vargnim Gjakove”. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Gjendet pa shenja jete gruaja që u raportua si e zhdukur në Rahovec

Është gjetur pa shenja jete gruaja e cila u raportua si e zhdukur në Rahovec. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha për Telegrafin se viktima është gjetur pa shenja jete në një fushë. “Sot derisa kemi qenë në verifikim të informatës për një të moshuar të zhdukur, jemi informuar...

Parashikimi i motit

25 vite nga dita kur u dogj Çarshia e vjetër e Gjakovës

Sot bëhen 25 vjet nga mbrëmja e llahtarshme e 24 marsit 1999, të cilën qytetarët e Gjakovës, e mbajnë mend si natën më të gjatë dhe më të tmerrshme të shfrenimit të pushtetit serb ndaj popullsisë civile në shenjë hakmarrjeje për fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe. Atë natë u ndez flakë e...

Parashikimi i motit

Komuniteti Bektashian në Gjakovë shënon festën e Sulltan Nevruzit

Në ambientet e Teqesë Bektashiane në Gjakovë sot besimtarët bektashianë kanë organizuar ceremoninë për Sulltan Nevruzin, udhëhequr nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Dëmtimi i shportave të mbeturinave, shqetësim për kalimtarët

Edhe pse të destinuara për hudhjen e mbeturinave, disa shporta në hapësirat perrreth lumit Krena janë dëmtuar dhe shumë prej tyre edhe janë larguar nga keqbërësit. Zyrtarët thonë se vazhdimisht përpiqen të përmirësojnë këtë situate, ndërsa kalimtarët e konsiderojnë veprim aspak të mirë ndaj atyre që i dëmtojnë.

Qytetarë të Gjakovës ndajnë momente nga lufta në prag të 25 vjetorit të bombardimeve të Natos

Në prag të 25 vjetorit të fillimit të bombardimeve të Natos me 24 Mars 1999, qytetarë të rrugës “Luigj Gurakuqi” ndajnë përjetimet e tyre në periudhën e luftës.  Ata kujtojnë shkatërrimin e lagjes së tyre që kishte kulmuar pikërisht në fillimin e bombardimeve të Natos.

Sada: Mungesa e profesorëve në instrumentin e perkusioneve, sfidë për shkollën

Mungesën e disa profesorëve në shkollën e muzikës në Gjakovë, drejtori i këtushëm Kastriot Sada është përpjekur ta tejkalojë përmes një bashkëpunimi me profesorët aktual, duke rritur numrin e nxënësve në klasa. Mirëpo sfidë vazhdon të mbetet mungesa e mësimdhënësve në programin e perkusioneve.

U mbajtën garat ndërkombëtare matematikore “KANGAROO”

Nxënës të nivelit parauniversitar nga 1 deri në 12 i janë nënshtruar sot garës ndërkombëtare të matematikës “Kangaroo 2024”. Të ndarë në tri termine nxënësit nga komuna e Gjakovës, Junikut dhe Malishevës janë testuar në qendren e testimit në shkollën “Zekeria Rexha”.

Parashikimi i motit

Objekti i ri i Gjykatës Themelore, përcillet përgjegjësia nga institucioni në institucion

Në objektin e Gjykatës Themelore në Gjakovë prej kohësh është duke u punuar që ky objekt të merr një pamje të re dhe gjithçka të duket më praktike për punonjësit e këtushëm. Por, nëse punimet janë drejt finalizimit na njeh kronika e përgatitur nga gazetari ynë.

Haxhikadria: Të shtunën qyteti ka festë në volleyball

Të shtunën në palestren “Shani Nushi”, volejbollistet e “Vëllaznimit” do të ndeshen me vajzat volejbolliste nga “Peja”. Trajneri i Vëllaznimit Blendi Hagjikadrija thotë se të shtunën Gjakova ka festë prandaj fton edhe sportdashësit ti përkrahin vajzat sportiste.

A ka mungesë të punëtorëve në Gjakovë?

Thirrjet “Kërkojmë punëtorë” kohëve të fundit shumë shpesh janë të ekspozuara në vitrinat e shumë bizneseve. Ndërkaq në Gjakovë sipas pronarëve të bizneseve ende nuk ka përkeqësim të situatës sa I përket mungesës së puntorëve.

KRU “Gjakova” prezanton punën e impiantit për ujëra të ndotura në Ditën Botërore të Ujit

Në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë sot është mbajtur një aktivitet në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Ujit. Në këtë ngjarje u tha se në këtë ditë synohet të rritet vetëdija për mbrojtjen e ujit dhe shfrytëzimin e tij në mënyrë të drejtë.

Kanë filluar punimet në renovimin e shkollës “Mazllum Këpuska”

Në shkollën “Mazllum Këpuska në Gjakovë, projekti “Zbatimi i Masave të Energjisë Efiçiente” po jetësohet. Aty aktualisht po bëhet ndërrimi i shumicës së trupave ndriçues duke mundësuar një pamje tjetër në këtë objekt.

Vazhdojnë punimet në objektin e ri të shkollës “Ganimete Tërbeshi”

Mbi 1 milion euro janë destinuar për ndërtimin e shkollës në fshatin Ponoshec. Projekti në fjalë ka filluar qysh në vitin 2022 dhe i njëjti është i ndarë në tri faza. Zyrtarët thonë se punimet janë duke ecur mirë pasi që bëhet fjalë për një hapësirë rreth 2800 metra katror.

A respektohen rregullat në komunikacion, flasin qytetarët!

Respektimi i rregullave në komunikacion nga ana e qytetarëve, jo gjithmonë është në nivelin e kënaqshëm. Ka të atillë të cilët nuk i respektojnë si duhet ato. Imazhet e siguruara nga kamera e Syrit, flasin për disa pakujdesi të ndodhura sot nga vet qytetarët. Ndërkaq disa prej tyre kritika adresojnë edhe te shoferët.

Dita Botërore e Ujit, qytetarët e Gjakovës apelojnë të ruhet dhe të mos keqpërdoret

Në Ditën Botërore të Ujit sjellim një kronikë që na flet për gjendjen e lumenjve në komunën e Gjakovës, ku do të mësojmë nëse ata sot janë në gjendje të pastër apo me mbeturina përskaj shtratit të tyre.

Agim Gjakova takohet me studentët

Studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë kanë realizuar një debat me shkas me shkrimtarin Agim Gjakova. Krahas njohurive për krijimtarinë e shkrimtarit Gjakova, studentët kanë diskutuar edhe për shumë çështje tjera që lidhen me frymëzimet e tyre me poezinë dhe fjalën e shkruar.

“Bethany Christian Services” me projekt për të luftuar diskriminimin

Projektet shkollore që synojnë mësimin mbi barazinë luajnë rol kyç në shmangien e mendimit ndryshe për gjuhën e folur, ngjyrën e lëkurës, theksin, vendlindjen apo gjininë. Përfaqësues nga qendra mësimore “Bethany Christian Services” në një prononcim për Syrin kanë dhënë detaje në lidhje me një projekt që synon zbutjen e fenomenit të racizmit në të...

Me një program artistik “Handikos” shënoi Ditën Botërore të Sindromës Down

Anëtarët e shoqatës “Hendikos” kanë shënuar sot Ditën Botërore të Personave me Sindromën Down. Salla e shkollës së muzikës ishte mbushur plot për të shijuar nga afër aktivitetet e zhvilluara plot ritëm nga anëtarët e kësaj qendre.

Dita Botërore e Poezisë, Gjakova dikur vatër e saj

Qysh në vitin 1999 Unesko ka shpallur 21 marsin Ditën Botërore të Poezisë. Sipas profesorit dhe poetit Muharrem Kurti kjo ditë ka për qëllim nderimin e poetëve, nxitjen e shkrimit, leximit dhe promovimin e poezisë.

“Krahasuar me vitet e shkuara është zvogëluar prerja ilegale e pyjeve dhe zjarrvënia e qëllimshme”

Krahasuar me vitet e shkuara, gjendja e pyjeve në komunën e Gjakovës është më e mirë sa i përket prerjeve ilegale dhe zjarrvënieve të qëllimshme. Kështu ka bërë të ditur Xhavit Hasanaj, shef i sektorit të pyjeve.

Besimtarët e Teqes së Madhe shënojnë Sulltan Nevruzin

Institucioni fetar “Teqja e Madhe Autoqefale Ballkanike, në shënim të ditës së ringjalljes dhe të hilafetit të Naltit Imam Ali, sonte organizon ritualin e ziqrit i njohur si aktiviteti kryesor i kësaj dite.  Kjo festë që përkon edhe me ditën e pranverës, për besimtarët musliman të tarikateve, simbolizon ringjalljen e botës pas periudhës së rëndë...

Qeveria e Kosovës siguron mbulimin e trajtimit mjekësor për invalidët e luftës

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të paguajë koston e trajtimit mjekësor të invalidëve të luftës, për ndërrimin, mirëmbajtjen apo vendosjen e protezave. Zëvendësministri i Financave, Agon Dobruna, tha se kërkesat e invalidëve do të trajtohen përmes Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Qeveria e Kosovës siguron mbulimin e trajtimit mjekësor për invalidët e luftës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit mjekësor të personave me status të invalidit të luftës në Kosovë. Agon Dobruna zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve tha se fondi prej 2 milion eurosh është një tjetër premtim i Qeverisë për këtë kategori. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Qentë endacak, problem i pa zgjidhur

Problemi i qenve endacak vazhdon të jetë shqetësim për kalimtarët. Në çdo orë të ditës por edhe në mbrëmje mund ti shohësh në rrugë. Nga komuna thonë se problemi i qenve endacak është rritur edhe me prurjen e qenve nga zonat rurale.

Mbahet takimi i parë i Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Gjakovë

Grupi i fëmijëve të cilët përfaqësojnë Asamblenë e Fëmijëve në Gjakovë kanë mbajtur takimin e parë për këtë vit. Organizuar nga Syri i Vizionit dhe Save dhe Children, të pranishmit janë njoftuar për shumë plane dhe projekte të cilat synojnë të ndihmojnë fëmijët në të drjetën e tyre të garantuar ligjërisht.

Shtyllat elektrike të dëmtuara rrezikojnë banorët në paralagjen Brekoc

Disa shtylla elektrike në paralagjen Brekoc për shkak të vjetërsisë së tyre po shihen rrezik për qytetarët. Të njëjtit kërkojnë nga KEDS që të largohen sepse shtyllat janë shumë të lakuara dhe mund të  paraqesin rrezik për kalimtarët.

Subvencionet në bujqësi, pritet të aplikojnë rreth 1400 fermerë nga komuna e Gjakovës

Thirrja për subvencione në bujqësi është hapur dy ditë më parë dhe bazuar në kriteret e konkursit fermerët mund të aplikojnë. Nga drejtoria e bujqësisë në Gjakovë bëjnë të ditur se kësaj radhe ka rritje të subvencionimit për kafshët e mëdha, ndërkaq thirrja do të qëndrojë e hapur deri me 12 prill.

Ura e improvizuar në rrugën “Mithat Frashëri” do të demolohet, pritet ndërtimi i urës së re

Për të kaluar në anën tjetër të rrugës, banorët e rrugës “Mithat Frashëri” janë detyruar të improvizojnë një urë. Mirëpo sipas tyre kjo është një zgjiodhje emergjente dhe komunarët duhet ta rregullojnë. Nga drejtoria e Infrastrukturës thonë se punimet në këtë pjesë janë duke u realizuar dhe pritet të përfundojnë në nëntor të këtij viti.

Nxënësit nuk kanë paragjykime për të kërkuar ndihmën e psikologut shkollor

Ankthi, stresi, bullizmi janë vetëm disa nga arsyet që i bëjnë nxënësit e shkollave tti drejtohen psikologut në shkollë. Psikologe Bardha Kurhasani-Rizvanolli, thotë se nxënësit tani nuk hezitojnë ti drejtohen psikologut aspak, por janë të gatshëm të ndajnë shumë shqetësime me të.

Qytetarët thonë se ligji i duhanit nuk po respektohet sa duhet në gastronomi

Konsumimi i duhanit në ambiente të mbyllura edhe pse i ndalur, në disa lokale nuk po respektohet. Kështu mendojnë disa nga qytetarët e intervistuar. Ata deklarojnë se ky ligj po gjen zbatim kohë pas kohe por jo gjatë gjtihë kohës.

Lirohet nga akuza i akuzuari për vrasjen me eksploziv në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Dod Gjikolajt, për akuzën se më 14 tetor 2018, në fshatin Smolicë të Komunës se Gjakovës, ka privuar nga jeta H.A. Aktgjykimi ndaj Gjikolajt u shpall të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Ilir Rashkaj, raporton “Betimi për Drejtësi”. Gjykatësi Rashkaj tha se në mungesë të...

Banorët në Babaj të Bokës në hall me kanalizimet

Banorët e fshatit Babaj të Bokës në Gjakovë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me faturimin e obligimeve nga ana e KRU ‘Gjakova” për kanalizim, e që sipas tyre ata kanë vetëm gropa septike, shërbim ky që nuk ofrohet nga kompania. Hollësi të tjera na sjell materiali në vazhdim.

13 të martat e “Shën Ndout”

Në Kishën e Shën Pjetrit dhe Palit kanë filluar sot ritualet për 13 të marte që i paraprijnë festës së Shën Ndout. Gjatë predikimit Ipeshkëvi, Imzot Dodë Gjergji tha se duke u mbështetur në leximet që ofron liturgjia e kësaj feste, na mundëson të kuptojmë qëllimin e vërtetë të jetës së Shën Ndout, festë kjo...

Lama: Inteligjenca emocionale thelbësore për zhvillimin e individit

Psikologe Ardita Lama thotë se intelegjenca emocionale është thelbësore në zhvillimin e individit ngase i ndihmon atij ti kontrollojë dhe vlerësojë emocionet. Studimet thonë se inteligjenca emocionale i ndihmon individit të jetë edhe krijues.

Punimet në rrugët “Muhamet Ukshini” e “Dëshmorët Cërmjani” do të rifillojnë në pranverë

Infrastruktura e dobët rrugore në rrugët “Muhamet Ukshini” dhe “Dëshmorët Cërmjani” në Rezinë vazhdon të mbetet në gjendje të njëjtë. Nga drejtoria e Infrastrukturës thonë se punimet janë ndërprerë për shkak të kushteve atmosferike gjatë stinës së dimrit, ndërkaq priten të rifillojnë në pranverë.

Përdorimi i syzeve të diellit tejet i rëndësishëm për ruajtjen e syve

Syzet e diellit kanë një rëndësi të veçantë në mbrojtjen e syve dhe qëllimi i mbajtjes së tyre është për të mbrojtur sytë dhe lëkurën e ndjeshme përreth tyre nga rrezet ultravjollce të dëmshme të diellit. Mirëpo doktoresha Vjollca Gojani thotë se kujdesi në zgjedhjen e tyre duhet të jetë shumë i madh në të kundërtën...

VV në Gjakovë kërkon vazhdimin e hetimeve për rastin e prerjes së drunjëve

Rasti i prerjes së drunjëve në afërsi të stacionit të autobusëve i ka indinjuar edhe anëtarët e qendres së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë. Kryetari i qendres Agon Batusha në një konferencë për media kërkoi edhe shkarkimin e aksionarëve të kësaj ndërmarrje, pasi sipas tij nuk është e mjaftueshme vetëm dorëheqja e kryeshefit ekzekutiv.

Filluan punimet në renovimin e shkollës “Zef Lush Marku” në Brekoc

250 mijë euro është vlera e përgjithshme e projektit i cili ka nisur sot në renovimin e shkollës “Zef Lush Marku” në Brekoc. Kryetari Ardian Gjini, por edhe drejtori i shkollës u panë të lumtur me nisjen e punimeve me qëllim që shkolla të merr një pamje krejtsisht tjetër pas finalizimit të projektit.

Policia në kërkim të Shkelzen Ahmetit, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia e Kosovës ka publikuar foton e një personi të kërkuar, për të cilin kërkon ndihmën e qytetarëve. Personi i dyshuar është Shkelzen (Ismet) Ahmeti, 31 vjeçar nga Gjakova. Ai kërkohet lidhur me veprat “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”. Njoftimi i plotë: KOMUNIKATË PËR MEDIA...

Deponia e mbeturinave inerte në fshatin Zhub, shqetësim për banorët

Një deponi inerte në fshatin Zhub i ka shqetësuar shumë banorët e këtushëm. Kryetari i fshatit Lekë Maksuti kërkon që deponia të largohet sa më pare, ndërkaq nga institucionet thonë se nesër ekipet e terrenit do të shikojnë vendin ku ndodhet deponia.

Vajzat e “Vëllaznimit” në volejboll triumfojnë ndaj “Prishtina Elitë”

Rezultati i mbrëmshëm i ka mundësuar volejbollisteve të “Vëllanimit” kualifikimin në Superligën e Kosovës në Volejboll për femra. Trajneri I klubit Blendi Haxhikadria tha se së bashku m vajzat e kanë përjetuar mirë këtë fitore.

Mungesa e projekteve për vaksinimin e komuniteteve, sfidë për evidentimin e fëmijëve të pavaksinuar

Mungesa e projektit të ndërmjetësimit për vaksinimin e komuniteteve po shihet sfidë edhe për ekipet mobile të vaksinimit në evidentimin e emrave të fëmijëve të pavaksinuar. Nga ekipet mobile të vaksinimit bëhet e ditur se rreth 30 fëmijë gjatë vitit 2024 janë vaksinuar në lagjen “Ali Ibra”.

Rikthehet emisioni “A ma mirë ktu a atje”

Moderuar nga aktori Edi Kastrati, në TV Syri do të rikthehet në transmetim emisioni i mëngjesit “A ma mirë ktu a atje’. Edhe kësaj radhe si sezonën e shkuar, moderatori Kastrati ka premtuar një laramani rubrikash që do të zënë vend nga e hëna në të premtë, gjatë dy orëve të transmetimit.

Një i vdekur dhe një i lënduar, bilanci i një aksidenti në Skivjan

Si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmë në magjistralen Gjakovë-Deçan, një person në moshën 25 vjeçare ka humbur jetën. Përderisa një tjetër i aksidentuar aktualisht po merr trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Prerja e drunjëve, jep dorëheqje UD së kryeshefit të “Stacionit të autobusëve”

Prerja e drunjëve gjatë ditës së djeshme në afërsi të stacionit të autobusëve në Gjakovë ka ngjallur reagime të shumta. Ushtruesi i detyrës së stacionit Agron Hoxha ka dhënë dorëheqje ndërsa komuna e Gjakovës ka dal me një reagim publik.

KH Vëllaznimi barazon me KH Vushtria 28:28

Dashamirët e sportit edhe njëherë u bënë bashkë dhe mundësuan që klubi i hendbollit “Vëllaznimi” ti rikthehet garave në Superligë. Në palestrën “Shani Nushi” hendbollistët e “Vëllaznimit” kanë barazuar me hendbollistët e “Vushtrisë”.

Gërvalla: Do vazhdoj të loboj te ndërkombëtarët për të mbijetuarit e dhunës seksuale

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla Schwarz në një prononcim për Syrin ka deklaruar se do të vazhdoj të loboj te ndërkombëtarët për kërkimin e drejtësisë për të mbijetuarit e dhunës seksuale. Sipas saj kërkimi i drejtësisë është kryesorja për këtë kategori.

Histori Fshati – Smaq

Këtë javë në emisionin “Histori Fshati” do të mund të ndiqni shumë rrëfime, kujtime e emocione nga e kaluara e banorëve të fshatit Smaq.

Komuna e Gjakovës reagon lidhur me rastin e prerjes së drunjëve

Komuna e Gjakovës ka reaguar lidhur me rastin e prerjes së drunjëve në afërsi të Stacionit të Autobusëve. Komuna shprehet e shqetësuar dhe e indinjuar me këtë rast. Reagimi i plotë: “Komuna e Gjakovës është e shqetësuar dhe e indinjuar me prerjen e drunjëve në afërsi të Stacionit të Autobusëve. Rasti tashmë është duke u...

Aksidenti në Skivjan, vdes njëri nga të lënduarit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Skivjan ku janë përfshirë dy automjete. Siç merr vesh TV Syri, njëri nga të lënduarit nga ky aksident ka humbur jetën. Raporti i Policisë së Kosovës: “Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e...

Prerja e pishave në Gjakovë, reagon LVV

Lëvizja Vetëvendosje dega në Gjakovë ka reaguar lidhur me prerjen e disa drunjve tek Stacioni i  Autobusëve. Reagimi i plotë: “Gjatë ditës së sotme, banorët e Komunës së Gjakovës të cilët kishin dalur në këtë ditë vikendi, u përballen me pamje thënë së buti alogjike, të prerjes së drunjve dhjetëra vjeçarë e vazhdimin e degradimit...

Reagon Stacioni i Autobusëve për prerjen e pishave

Pas postimit të videos nga një qytetar i Gjakovës, ku është vërejtur prerja e pishave afër Stacionit të Autobusëve në Gjakovë, ka reaguar menjëherë ndërmarrja në fjalë. Reagimi i plotë i kësaj ndërmarrje: “Prerja e pishave në afërsi të stacionit të autobusëve është bërë për shkak se të njejtat kanë qenë të kalbura dhe kanë...

Parashikimi i motit

Agjërimi është lehtësim shpirtëror thonë qytetarët

Muaji i Ramazanit gradualisht po e përmbyllë javën e parë të Agjërimit, e gjatë këtyre ditëve shumë nga qytetarët shprehen se agjërimi atyre ju sjellë dobi dhe kënaqësi, por ka edhe të atillë që thonë se agjërimi nuk është obligim.

Ura e Fshajt vazhdon të jetë rrezik për kalimtarët, mungojnë anësoret

Sanimi i Urës së Fshajt mbi lumin Dri ende nuk ka ndodhur. Anësoret për siguri në këtë pjesë vazhdojnë të mbesin të dëmtuara, që për banorët e kësaj zone, por edhe kalimtarët kjo situatë është tejet shqetësuese. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Klubi i Hendbollit “Vëllaznimi” të dielen i rikthehet kampionatit

Henbollistët e “Vëllanimit” këtë të diel do ti rikthehen ndeshjeve kampionale. Nesër në palestrën ‘Shani Nushi”, ata do të takohen me Kosovën e Vushtrisë. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

KH “Shqiponja” në kategorinë e kadeteve ja fsheh golen Ulpianes, e mund 53-0

Henbollistet e Shqiponjes sot ia dolën të triumfojnë më mirë se asnjëherë më parë. Me rezultat 53 me 0, ato fituan ndaj hendbollisteve të Ulpianës së Lipjanit. Kjo ndeshje e gëzoi shumë edhe trajnerin e vajzave fituese.

Koleksionuesi i pikturave Pal Tanushi, tregon historinë e njohjes me shkrimtarin Ali Podrimja

Një varg pikturash i ka të seleksionuara Pal Tanushi, i cili dëshirën për të ushtruar këtë veprimtari e pati qysh nga koha e tioj e njohjes me shkrimtarin Ali Podrimja. Në një prononcim për Syrin ai ka pohuar se në këtë ambient pune ka pikturë edhe qysh nga viti 1821. Më poshtë mund të ndiqni...

Si e nisi punën e vetmja mësuese grua në Damjan

Të zgjedhësh të bëhesh mësuese dikur ishte shumë sfiduese. Kështu mendon mësuesja Nerime Duraku-Lulaj e cila vazhdon ta ushtroj profesionin e saj ashtu siç e nisi dikur me shumë përkushtim. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Përleshje mes disa personave në Gjakovë, theret me thikë një person

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur dje në rrugën “UÇK” në Gjakovë me ç’rast një person është therur me thikë dhe ka pësuar lëndime trupore. Lajmin për TV Syri-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. “Dje rreth orës 20:10 është pranuar informatë se katër persona (meshkuj...

KH “Vëllaznimi” i rikthehet garave në Superligën e Kosovës në hendboll

KH “Vëllaznimi” i është rikthyer garave në Superligën e Kosovës në hendboll. Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit në rrjetin social ‘Facebook’. Postimi i plotë: “Pas një mobilizimi të një pjese të madhe të qytetit tonë, gjë për të cilën ju jemi shumë falenderues, është koha që ti kthehemi garave të...

Parashikimi i motit