Siç duket kjo po i pengon dikujt. Ditë më parë persona të papërgjegjshëm kanë disa fidane të cilat janë të mbjellura në parkun qendror të qytetit I cili është në afërsi të stacionit të autobusëve. Ani pse kjo pjesë e qytetit përbën vendin më atraktiv për personat që vrapimin dhe pushimin e kanë pasion, një mendësi e çuditshme dhe duar të paqytetëruara kanë dëmtuar një pjesë të infrastrukturës përcjellëse të këtij parku.

Artikulli i plotë: Dëmtohen fidanet dhe shportat e mbeturinave në parkun qendror (Video)

Banorët e fshatit Cërmjan kanë hallë me infrastukturë. Në lagjën Morava të këtij fshati është dëmtuar  rruga,Kjo ka ndodhur si pasojë e gërryerjes së dheut. Sipas banorëve jo vetëm që po u shkakton vështirësi në qarkullim por dëme mund të kenë edhe shtëpitë të cilat ndohen në afërsi të kësaj rruge.

Artikulli i plotë: Dëmtohet rruga në lagjen Morava të fshatit Cërmjan (Video)

Me vendim të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi sot janë nderuar gjashtë dëshmorë të komunës së Gjakovës me urdhrin “Hero i Kosovës”. Me motivacionin se kanë treguar trimëri dhe sakrificë për lirinë e Kosovës, dëshmorët të cilët u dekoruan pas vdekjes janë Përmet Vula, Elton Zherka, Ilir Soba, Sadedin Shehu, Bujar Roka dhe Hamëz Zymberi.

Artikulli i plotë: Gjashtë dëshmorë të Gjakovës sot u dekoruan me urdhrin “Hero i Kosovës” (Video)

Në sallën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë është laujtur ndeshja në mes të klubit të hendbbollit “Vëllaznimi” dhe klubit të hendbollit “Zhegra”. Përkundër mungesave që kishte skuadra gjakovare arriti të mposht ekipin kundërshtar  me rezultat 39:34.

Artikulli i plotë: Hendboll, Vëllaznimi mposht Zhegrën me rezultat 39:34 (Video)

Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë edhe kësaj radhe do të jetë pjesë e Garës Ndërkombëtare të Kitarës Klasike e cila do të mbahet Kystendil të Bullgarisë. Shend Doli është nxënësi i cili do të garojë në kategorinë e tretë në festivalin e kitares klasike “Marin Goleminov”.

Artikulli i plotë: Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” pjesëmarrëse e Garës Ndërkombëtare të Kitarës Klasike “Marin...

Për të shënuar ditën botërore të autizmit këta të rinjë të komunës së Gjakovës morën një iniciativë përmes së cilës bën shitjen e disa ëmbëlsirave, pikturave, kartolinave dhe zbukurimeve të tjera të punuara nga vetë ata.

Artikulli i plotë: Me aktivitet sensibilizues të rinjët e Gjakovës e shënojnë ditën botërore të autizmit (Video)

Qeveria e Shqipërisë ditë më parë mori vendim që të vendos taksë për një drejtim, për këdo që kalon me veturë nëpër Rrugën e Kombit. Taksa duhet  paguar në hyrje të tunelit të Kalimashit, konkretisht, në bazë të kontratës për të përdorur rrugën e kombit çdo drejtues i veturës do të paguajë 10 euro vajtje-ardhje ndërsa për kamion taksa është 22.50 euro për një drejtim.

Artikulli i plotë: Ja sa është taksa për çdo automjet që kalon në "Rrugën e Kombit" (Video)

“Youth Talk” apo biseda e të rinjëve është aktiviteti I përjavshëm të cilin e organizon rinia aktive e Gjakovës në bashkpunim me qendrën rinore. Në kuadër të këtij aktiviteti të rinjët po bëhen pjesë e projektit “Promovimi I aftësive për punësimin e të rinjëve” I cili ka për qëllim ekspozimin e personave të cilët kanë rol të rëndësishëm në shoqëri dhe sektore të caktuara.

Artikulli i plotë: Ja kush ishte i ftuari i radhës në "Youth Talk" (Video)

Përvjetori i themelimit të Brigadës “Gjakova 137” bëri bashkë zyrtarë të kuvendit komunal të Gjakovës, pjesëtarë të policisë së Kosovës, pjesëtarë të partive politike, si dhe vetë ish-pjesëtarët e kësaj brigade.

Artikulli i plotë: Ish-pjesëtarët e Brigadës "Gjakova 137" të pakënaqur me trajtimin e tyre nga institucionet e...

Kjo është rruga “Tahir Zajmi” në afërsi të stacionit të autobusëve në Gjakovë. Gropat të cilat janë formuar në këtë rrugë po shkaktojnë vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Banorët e këtushëm shprehën shqetësimet e tyre për gjendjen e rrugës e cila sipas tyre nuk është aspak e mirë.

Artikulli i plotë: Ja cila është gjendja infrastrukturore e rrugës “Tahir Zajmi” në qytetin e Gjakovës (Video)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë ndarjen e çmimeve vjetore për teatër. Ministri Kujtim Gashi, i ka ndarë çmimin për vepër jetësore aktores Myrvete Kurtishi.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, tha se në ditën botërore të teatrit është privilegj të nderohen aktorët për punën e tyre shumë vjeçare, raporton Ekonomia Online.

Fituesja e çmimit aktorja, Myrvete Kurtishi, shprehi falënderime për ndarjen e çmimit dhe shtoi se atë e priti për 40 vite karrierë.

Çmimi për shfaqjen më të mirë i ndahet Teatrit të Qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu” për shfaqjen “Armiku i Popullit” e Fatos Berishës.

Çmimi për regjisorin më të mirë Kushtrim Bekteshi për shfaqjen “Ata që ikin”./EkonomiaOnline/

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

kontakt info:

Rruga: Kolë LLeshi nr28

Gjakovë
Kosovë
50000
Email: info@syri-vision.tv

Telefoni: +381390329777

Celular: +37744666190

marketing