LOKALE

Më shumë nga Lokale

Besimtarët katolikë kremtojnë 1 majin, festën e Shën Jozefit punëtor

Dhjetëra besimtarë katolikë u mblodhën sot në Kishën e Pjetërshanit për të kremtuar festën e Shën Jozefit punëtor, që korespodon edhe me ditën e punëtorëve. Arjan Dodaj kryeipeshkiv i kryedioqezës së Tiranë – Durrësit, u shpreh se kjo ditë është e shenjtë pasi Shën Jozefi punëtor ka punuar me zotin.

Gjendja në “Parkun e Lirisë”, shqetësuese për banorët

Hapësirat e Parkut të Lirisë në Gjakovë sot u panë në një gjendje aspak të mirë. Bari i rritur në masë të madhe në këtë pjesë, po duket shqetësim i vazhdueshëm edhe për banorët e kësaj zone.

Sa kanë siguri punëtorët në vendin e punës, flasin ekspertët

Siguria e punëtorëve në vendin e punës vazhdon të mbetet shqetësim për profesionistët e sigurisë në vend. Ekspertët e sigurisë Gëzim Xërxa dhe Bekim Doli përmes telefonit kanë deklaruar se Kosova qëndron mirë me legjislaturë në këtë drejtim, por problemet janë në terren gjatë implementimit të ligjit nga ana e punëdhënësve.

Të festohet apo të protestohet për 1 Maj?

Dita e sotme 1 Maji shënohet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve e cila kremtohet rëndom duke u festuar. Në këtë ditë institucionet shtetërore nuk punojnë. E lidhur me datën 1 Maj, qytetarët për televizionin tonë ndajnë opinionet e tyre nëse në këtë ditë duhet të protestohet apo festohet.

34 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës

Sot janë bërë 34 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës. Aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë, më 2 shkurt 1990 në Lumbardhë të Deçanit.

Prof.Kumnova: Shqiptarët paraqiten si terroristë në tekstet shkollore të Serbisë

Profesori Mazllom Kumnova krahas angazhimit të tij në librat për arsimin shqip në Gjakovë, së fundmi ka punuar edhe një studim të ri, përmes së cilit shpalos shumë fakte dhe argumente të cilat flasin për mënyrën se si shqiptarët janë të paraqitur në tekstet shkollore të vendeve të rajonit.

Pensionistët ndihen të neglizhuar, kërkojnë rritje të pensioneve

Mirëqenia e pensionistëve mund të dobësohet edhe më shumë, nëse nuk krijohen strategji të reja për rritjen e pensioneve të të gjitha kategorive në vend. Kështu mendojnë disa nga pensionistët e intervistuar sot nga ekipi ynë. Ata vazhdojnë të adresojnë kritika në mënyrën se si trajtohen institucionalisht.

Banorët e fshatit Babaj të Bokës mbjellin lule me moton “Një lule për vendlindje”

“Një lule për vendlindjen” kështu është titulluar projekti i organizuar nga komuniteti i fshatit Babaj të Bokës. Përmes këtij aksioni vullnetar, banorët e këtushëm synojnë të ruajnë dhe mbajnë pastër ambientin ku jetojnë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë i përgjigjet ftesës për dhurim gjaku

Në përgjigje të nismës nga Qendra Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut  me moton “një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë”, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht personeli policor në kuadër të kësaj drejtorie, sot dhuroi gjak për të mbështetur ata që kanë nevojë. “Dhurimet e gjakut janë të...

Parlamenti Studentor në Universitetin “Fehmi Agani” vendos që komunikimi me profesorë të bëhet vetëm përmes emailit

Të gjithë studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, me profesorët e tyre dhe stafin administrativ tani e tutje do të mund të komunikojnë vetëm për emailave dhe jo edhe të rrjeteve sociale, siç ka ndodhur rëndom. Kjo është bërë e ditur përmes një vendimi që së fundmi morri kryesia e Parlamentit Studentor brenda këtij...

Mbillen 25 fidane në parkun e qytetit

25 fidane të reja u mbollën sot në parkun e qytetit me organizim të nxënësve të gjimnazit dhe Shoqatës së Intelektualëve në Gjakovë. Ky aktiviteti simbolik mbahet në prag të shënimit të përvjetorit të 25 të çlirimit të vendit.

Gembi Juniku i dyti në Evropë në garat e Brazilian Jiu-Jitsu

Sportisti i Brazilian Jiu-Jitsu Gembi Juniku së fundmi ka dalë i suksesshëm edhe në një tjetër kompeticion sportiv. Në Kampionatin Evropian të AJP-së të zhvilluar në Stamboll, ai nga katër ndeshjet e zhvilluara në kategorinë 85 kilogram, në tri prej tyre doli fitues.

Koci: Veprimet e Serbisë ndaj Kosovës shantazh ndaj vendeve evropiane

Anëtarësimi i Kosovës në Nato është më i rëndësishëm sesa njohja nga Serbia. Kështu mendon politologu Melazim Koci. Në një intervistë për TV Syrin, ai ka bërë të ditur se më 16 prill, Kosova mori dritën e gjelbër për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës dhe ky është një proces shumë i rëndësishëm.

Kanë filluar “Ditët e Gjuhës Gjermane”

Një mori aktivitetesh do të zhvillohen në Kosovë në kuadër të “Ditëve të Gjuhës Gjermane” të cilat filluan dje dhe do të zgjasin deri me 17 maj. Mësimdhënësja e gjuhës gjermane Kaltrina Tanushi thotë se këto takime janë të rëndësishme shumë, sidomos për ata të cilët duan të vizitojnë vendet gjermanofolëse.

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” planifikon të mbjellë 25 fidane në parkun e qytetit

Në prag të 25 vjetorit të lirisë së Kosovës, shoqata e Intelektualëve “Jakova” është duke impelementuar edhe projektin e saj në shënim të kësaj dite. Sot ata në bashkëpunim me nxënësit e gjimnazit “Hajdar Dushi” kanë planifikuar mbjelljen e 25 fidaneve.

I arrestuari për krime lufte dyshohet se kishte marrë pjesë në dëbime dhe vrasje në Gjakovë

Në pikën kufitare në Bërnjak është arrestuar një person me inicialet J.Sh nën dyshimin që ka kryer krime lufte në popullatën civile në përiudhën 1998-1999. Në një emision të realizuar në TV Syri kohë më parë, dëshmitari Afrim Caka në librin e botuar nga vet ai për personat që kanë kryer krime në qytetin e...

Moti në Gjakovë

Informata financiare janar-mars 2024, debatojnë këshilltarët komunalë

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale u prezantua informata financiare për periudhën janar-mars 2024. Pikë kjo që ngjalli debate të shumta. Pasi sipas këshilltarëve komunalë rritja e të hyrave ka ardhur si pasojë e dhënies së lejeve të ndërtimit nga komuna e Gjakovës.  

Dita Ndërkombëtare e Vallëzimit, vajzat më të interesuara

Këshilli Internacional i Kërcimit, partneri kryesor për artet skenike të UNESCO-s, themeloi Ditën Ndërkombëtare të Vallëzimit dhe vendosi të festonte datën 29 prill për të nderuar ditëlindjen e Jean-Georges Noverre, i cili njihet si krijuesi i baletit modern. Vallëzimi praktikohet edhe në Gjakovë në disa shkolla private të ndryshme. Më poshtë mund të ndiqni kronikën...

Komuna e Gjakovës në hall me kërkesat e KEDS

Projektet e komunës së Gjakovës për rregullimin e infrastrukturës rrugore janë duke hasur në vështirësi, kjo e gjitha për shkak të mungesës së bashkëpunimit më kompaninë për distribuim të energjisë elektrike KEDS. Kjo kompani në vazhdimësi ka paraqitur kërkesa të reja duke mos e respektuar marrëveshjet paraprake.

Projektligji për Rininë, mbahet dëgjim publik

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ka organizuar sot dëgjim publik për Projektligjin për Rini. Përmes këtij aktiviteti synohet të nxirren të gjitha vërejtjet, rekomandimet nga pjesëmarrësit e ftuar në mënyrë që ato pastaj të inkorporohen në këtë ligj. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Qytetarët ndajnë opinionet e tyre për dërgesat e mërgatës në Kosovë

Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Republikën e Kosovës për muajin mars 2024, thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve të tjera financiare publikuar nga Banka Qendrore. E lidhur me këtë çështje, qytetarë të Gjakovës ndajnë me ne opinionet e tyre. Më poshtë mund të ndiqni kronikën...

Temperaturat maksimale deri në 26°C

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 26°C.

Tre persona të lënduar nga një aksident trafiku në rrugën Gjakovë – Dollc

Një aksident trafiku ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Gjakovë-Dollc te Kodra e Becit në ora 16:00 njofton policia. Tre persona janë lënduar njoftojnë nga spitali “Isa Grezda”. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Dy janë të shtruar në repartin ortopedisë e një në repartin e kirurgjsë. Njëri nga të lënduarit ka lëndime...

Arrestohet një serb në pikën kufitare në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Në pikën kufitare në Bërnjakë është arrestuar një person me inicialet J.Š. i cili dyshohet se ka kryer krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në rajonin e Gjakovës. Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës J.Š. ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”. “Prokuroria Speciale (PS), dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin...

Në Ditën e të Zhdukurve, Activism Roots vjen me një instalacion të ri

Mbetemi te informacionet nga fshati Meje dhe sjellim një tjetër kronikë. Të rinjtë e organizatës “Activism Roots” në shënim të Ditës së të Zhdukurve,  kanë krijuar një instalacion të ri, përmes së cilit synojnë të tregojnë që duhet punuar më shumë deri në zbardhjen e fatit të secilit person të humbur në Kosovë gjatë vitit...

Kujtohet Masakra e Mejës

Në “Lëndinën e Pikëllimit” në fshatin Meje u përkujtuan të gjithë të ekzekutuarit e kësaj masakre 25 vjet më parë. Edhe njëherë në ditën e Personave të Zhdukur u bë thirrje që të punohet më shumë në zbardhjen edhe të atyre personave që ende figurojnë në listën e të pagjeturve.

Çfarë premtimi i kishin dhënë vëllëzërit Beqiraj njëri-tjetrit, nësë shpetojnë?

Shumë familjarë u panë të jenë mbledhur sot në kompleksin e të rënëve në Mejë. Njëri prej tyre është edhe Burim Beqiraj ish luftëtar i luftës së UÇK-së i cili kujton takimin e tij të fundit me vëllaun Arsimin, me të cilin pak para se të ndaheshin, i ishin betuar njëri-tjetrit për diçka të veçantë....

Mbahen homazhe për dëshmorët dhe martirët e fshatit Skivjan

Në ditën e dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Skivjan, kryetari i komunës Ardian Gjini i shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, kanë bërë homazhe në lapidarian e fshatit Skivjan. Në këtë hapësirë përkujtuese u ritheksua se kontributi i banorëve të fshatit Skivjan në luftën e fundit është një pjesë e...

E shtunja e dytë që po punohet në Qendrën për Pajisje me dokumente

Edhe pse e shtunë sot ishte ditë pune në Qendrën për Pajisje të Dokumentëve në Gjakovë, pasi që së fundmi u morr vendim që për shkak të kërkesave të punohet edhe të shtunën. Agron Muçaku drejtor në këtë qendër thotë se zgjatja e orarit është një lehtësim për qytetarët.

Shtëpia Muze e Familjes Qerkezi nga sot quhet edhe “Shtëpia e Durimit”

Shtëpia Muze e Familjes Qerkezi në të cilën ruhen të gjitha reliktet e anëtarëve të familjes Qerkezi, që nga koha e luftës, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve morri edhe një emër tjetër. Si rezultat i dhimbjes së vazhdueshme që nënë Ferdonije e ka prej 25 vjetësh, komuna e Gjakovës vendosi që këtë shtëpi ta...

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport reagon lidhur me mbështetjen financiare të Mitingut të Poezisë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka reaguar lidhur me mbështetjen financiare të Mitingut të Poezisë në Gjakovë. Drejtoria thekson se Komuna e Gjakovës ka shpallur Thirrjen Publike për mbështetje financiare për të gjitha OJQ-të që funksionojnë në Komunën e Gjakovës në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Reagimi i plotë nga DKRS: “Lidhur me...

Kujtohen viktimat civile të masakrës në fshatin Korenicë të Gjakovës

Kujtojmë viktimat civile të masakrës së Fshatit Korenicë të komunës së Gjakovës. Gjatë ditës se 27 Prillit 1999, popullsia e fshatit Korenicë u dëbua nga shtëpite e tyre nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe. Përveq dëbimit, forcat serbe gjithashtu ekzekutuan 13 civilë të këtij fshati. Lidhur me këtë masakër, askush deri me tani nuk...

Nëna Ferdonije pret se një ditë do të çelen arkivat

Në Kosovë sot shënohet 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur. Kanë kaluar më shumë se 25 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, ende nuk dihet fati i më shumë se 1.600 të pagjeturve. Pritje, dhimbje e vetmi plot 25 vjet janë edhe për Ferdonije Qerkezin, nga Gjakova, e cila në luftë...

Moti sot

Organizohet turne në shah nga Shoqata e të verbërve për nder të 25 vjetorit të Masakrës së Mejës

Shoqata e të verbërve “Gjakova” sot në nderim të 25 vjetorit të rënies së viktimave të “Masakrës së Meje” ka organizuar turne në shah. Kryetari i Shoqatës, Mark Pjetraj thotë se e përkujtojnë atë ditë dhe përjetojnë dhimbjen së bashku me familjarët që kanë humbur dikë nga gjenocidi.

Gjimnazi “Hajdar Dushi” doli fitues në garat e organizuara nga Kryqi i Kuq në Gjakovë

Në Kryqin e Kuq dega në Gjakovë u mbajtën garat e ndihmës së parë me shkollat e mesme të Komunës së Gjakovës ku morën pjesë 6 shkolla. Sipas sekretarës së Kryqit të Kuq në Gjakovë Fëllanza Bakija Lama, qëllimi i këtij aktiviteti është ndërgjegjësimi për njohuritë e ndihmës së parë.

LDK në Gjakovë shënon 34 vjetorin e themelimit

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Gjakovë me një aktivitet shënoi 34 vjetorin e themelimit të saj. Aktivist, anëtar, deputet të Lidhjes Demokratike bashkë më kryetarin Lumir Abdixhiku, morën pjesë në këtë përvjetor. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Organizohet tryezë diskutimi, flitet për gratë në proceset vendimmarrëse

Në kuadër të projektit “Feme Forward” , Rrjeti Qeliza organizoi tryezë diskutimi për temën, “Promovimi i pjesmarrjes së grave në proceset vendimmarrëse”. Përfaqësues të organizatave të ndryshme në Gjakovë diskutuan mbi këtë temë me fokus promovimin e barazisë gjinore.

Fakulteti i Mjekësisë në Gjakovë mbajti Konferencën Ndërkombëtare Shkencore

Profesionistë të fushës së mjekësisë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Turqia, Sllovenia, Italia e vende të tjera u bënë bashkë sot në Gjakovë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore të organizuar nga Fakulteti i Mjekësisë në Gjakovë. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Mbahet mbledhja e katërt e Asamblesë Komunale të Gjakovës

Këshilltarët komunal në Gjakovë janë takuar sot në mbledhjen e tyre të rregullt në të cilën kanë diskutuar një varg çështjesh me rëndësi. Disa nga pikat e planifikuara ngjallën diskutime më shumë nga të pranishmit, por gjithsesi asamblistët arritën të trajtonin gjithë rendin e ditës të planifikuar për këtë mbledhje.

Investohet në ordinancat stomatologjike në tri institucione arsimore të Gjakovës

Drejtoria e shëndetësisë dhe ajo e arsimit në Gjakovë përmes projekteve të tyre të përbashkëta në fushën e stomatologjisë janë duke investuar në ordinancat stomatologjike brenda objekteve shkollore. Së fundmi në tri shkolla të komunës janë dorëzuar karriket e reja stomatologjike.

Organizimi i ekskursioneve për maturantë këtë vit pa ankesa

Të katër shkollat e mesme të larta publike në Gjakovë janë në fazën finale të përgatitjeve të ekskurzioneve të maturantëve për vitin shkollor 2023-2024. Menaxherët e shkollave thonë se janë duke bërë përpjekje që i gjithë procesi të shkojë sipas planifikimeve.

Në Meqë do të ndërtohen dy ura me dy korsi në kuadër të magjistrales Gjakovë-Dollc

Ura e vjetër në fshatin Meqe tashmë është shkatërruar plotësisht, pasi aty do të ndërtohet një urë e re me gjatësi prej 120 metrash. Projekti në tërësi do të kushtojë rreth 2 milion euro.

I dehuri godet me veturë një vajzë në Gjakovë

Një vajzë ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një goditjeje nga një automjet. Drejtuesi i automjetit raportohet se po drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe pa patent shofer pasi që i ishte konfiskuar për 9 muaj. Të dyshuarit i është caktuar masa e arrestit për 48 orë mbajtje dhe do t’i vazhdohet edhe...

SBASHK-u me 1 maj organizon protestë

Sindikalistët e Arsimit në Kosovë kanë planifikuar që me 1 maj të protestojnë. Kreu i SBASH-ut, Rrahman Jasharaj, ka treguar se cila është kërkesa e tyre duke paralajmëruar kështu se me 1 maj do të ketë një protestë ku do t’i shprehin të gjitha pakënaqësitë e tyre.

Ylber Mehmeti i lumtur që do të marrë pjesë në festivalin e Kanës me filmin “Rrugës”

Filmi i ri nga Samir Karahoda, “Rrugës”, është përzgjedhur zyrtarisht për garën e filmave të shkurtër në edicionin e 77-të të Festivalit të Kanës. Në këtë film luan edhe aktori nga Gjakova Ylber Mehmeti i cili thotë se është ndjenjë e mirë të përzgjedhet për festivalin e Kanës.

Dr. Fetahu: Shpesh kemi probleme me njerëzit që janë të veshur nën petkun e pushtetit

Shërbimi emergjent dhe urgjent janë dy koncepte të ndara që edhe vet pacientët duhet ti kenë të njohura para se të nisen drejt marrjes së njërit nga këto dy shërbime. Kështu mendon specialisti i emergjencës dr. Skender Fetahu.

Nuk mungojnë debatet në mbledhjen e Asamblesë Komunale në Gjakovë

Në mbledhjen e katërt të Kuvendit Komunal të Gjakovës u diskutua për çështje të ndryshme. Në pikën e dytë të rendit të ditës, pyetje për ekzekutivin u ngrit sërish tema e varrezave të dëshmorëve nga ku u kërkua trajtim më i dinjitetshëm nga këshilltarja komunale nga radhët e LVV-së, Mimoza Shala.

Kurti: Qeverisja komunale refuzoi çdo projekt të klubit letrar

Kryetari i klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, Muharrem Kurti ka adresuar kritika ndaj Kuvendit Komunal të Gjakovës për mospërkrahje të projekteve kulturore. Ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se dega e AAK-së në Gjakovë ka refuzuar që dy mandate çdo projekt të klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”. Ky është postimi i...

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Gjakovë, pasi të njëjtit i janë gjetur në automjetin e tij gjashtë shtetas të huaj pa dokumente identifikimi. Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 22:25. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj emigranteve janë zbatuar procedurat e zakonshme. /Telegrafi/

Moti pjesërisht me shi

KRU “Gjakova” zgjedh rrjetet sociale që të përgjigjen rreth planit për rregullimin e rrugëve

Disa rrugë në Gjakovë të përfshira në rehabilitimin infrastrukturor nga KRU “Gjakova”, sipas një planifikimi zyrtar të kësaj ndërmarrje, deri me 8 maj do të finalizohen dhe rrugët do të kthehen në gjendje paraprake.

Së shpejti Liga e Shkollave në Volejboll

Përmes një pilot projekti të quajtur “Liga e Shkollave, trajneri i volejbollit Blendi Haxhikadrija po synon të bëj bashkë shumë vajza për të rritur dëshirën e tyre për pjesëmarrje në aktivitete sportive. Në projekt fillimisht janë përfshirë katër shkolla, por së shpejti lista e shkollave pritet të zgjerohet dhe gradualisht të merr karakter rajonal.

Regjistruesi i ASK-së dërgon broshura në gjuhën serbe te qytetari shqipfolës

Një qytetar nga Gjakova është ndihet shumë i indinjuar për faktin se regjistruesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, atij i kanë dorëzuar broshurën për regjistrim në gjuhën serbe. Në një prononcim për Syrin, ai ka deklaruar se përgjegjësit e projektit të regjistrimit në Gjakovë, duhet të jenë më të kujdesshëm në këtë situatë, pasi...

Promovohen dy libra të autorit Ragip Ballata

“Në gjurmë të civilëve të luftës” dhe “Fletëza Ditari” janë dy prurje të reja në letërsinë shqipe, të sjellura nga profesori Ragip Ballata. Promovimi i të dy librave, u bë sot në bibliotekën “Ibrahim Rugova”, përmes një bashkëpunimi të drejtorisë së kulturës dhe shoqatës së intelektualëve “Jakova”.

Veturat zënë trotuarët, këmbësorët rrezikohen duke ecur në rrugë

Problemet me parkimin e makinave në qytet, vazhdojnë të jenë gjithnjë e më të mëdha. Edhe gjatë ditës së sotme, ekipi ynë ka siguruar disa imazhe, që flasin për parkim të makinave në trotuare. Ndërkaq policia vetëm në Gjakovë brenda një jave ka shqiptuar 380 gjoba për ata që parkuan në trotuare.

Priten më shumë turistë në Gjakovë në pjesën e dytë të vitit

Çarshia e Madhe dhe Shpella e Kusarit vazhdojnë të mbeten dy atraksionet më të vizituara nga turistët vendor dhe të huaj në Gjakovë. Dalon Kulludra nga sektori i turizmit bënë të ditur se edhe bashkëpunimi me guidat e shteteve fqinje natyrshëm kanë rritur numrin e vizitorëve. Ndërsa në planifikimet e tyre synohet që në pjesën...

Pastrohet një deponi e mbeturinave në fshatin Jahoc, apelohet te qytetarët për kujdes

Një deponi e mbeturinave në fshtin Jahoc është pastruar sot vullnetarisht nga një qytetar. I njëjti apelon te qytetarët e pakujdesshëm që mos të hudhin mbeturina e sidomos inerte, sepse në këtë formë po dëmtohet ambienti, pavarësisht nëse deponia e shkaktuar gjendet në pronë publike apo private.

Rexha: Stresi kontrollohet me vetëmenaxhim

Stresi mund të ketë ndikime në shëndet, prandaj përpjekjet për ta menaxhuar atë, duhet të jenë të vazhdueshme. Psikologia Jeta Rexha thotë se stresi ka implikime edhe në procesin psikologjik, prandaj çdo person ka aftësi për ta menaxhuar atë, por fillimisht duhet  gjetur faktorët që shkaktojnë stresin thotë ajo.

Dr. Juniku: Alkooli ndër shkaktarët kryesor për dëmtimin e mëlqisë

Alkooli, diabeti, konsumimi i pijeve energjike dhe abuzimi me medikamente mund të jenë disa nga shkaktarët kryesorë që dëmtojnë mëlqin.  Internisti Visar Juniku, thotë se trajtimi bëhet i suksesshëm, nëse pacienti zbaton me përkushtim regjimin ushqimor të rekomanduar, të ketë aktivitet sportiv dhe të respektojë fazat e trajtimit.

Rreth 60 nxënës pjesëmarrës në konkursin letrar “Adem Beqa”

Rreth 60 nxënës të shkollave të mesme të ulta në Gjakovë, u bënë pjesë e konkursit letrar “Adem Beqa” të organizuar nga shkolla “Mazllum Këpuska” dhe drejtoria e arsimit. Tri vendet e para do të shpërblehen me vlerë monetare, ndërkaq 10 esetë më të mira me mirënjohje.

4 drejtori komunale dhe kryesuesja bëhen me vetura zyrtare

Rreth 100 mijë euro i kanë kushtuar komunës së Gjakovës, 5 veturat e reja të cilat janë blerë së fundmi. Të njëjtat janë shpërndarë në 4 drejtori komunale ndërkaq një do të jetë në shërbim të zyres së kryesueses. Ndërkaq për veturën e kryetarit të komunës janë duke vazhdur procedurat e tenderimit, pasi ka pasur...

Shala: Në disa reparte nevojat për specialistë janë emergjente

Në spitalin e Gjakovës aktualisht ka mungesa të specialistëve në disa reparte, por që vazhdimisht është duke u punuar që kjo zbrazëtirë të plotësohet nga profesionistët. Drejtori i këtushëm Hilmi Shala, ka bërë të ditur se pavarësisht kësaj situate të gjitha shërbimet po kryhen në nivel profesional.

Kujtohen dëshmorët e Dujakës në përvjetorin e rënies

Edhe dëshmorët dhe martirët e fshatit Dujakë janë nderuar sot me homazhe. Kryetari Ardian Gjini i shoqëruar me bashkëpunëtorë dhe familjarë të dëshmorëve, kanë kujtuar veprën dhe kontributin e të rënëve të kësaj ane për lirinë e Kosovës.

Biblioteka “Ibrahim Rugova” shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Librit, biblioteka e qytetit “Ibrahim Rugova” ka organizuar aktivitet kulturor. Në këtë takim u bënë të ditura edhe disa nga investimet e bëra në bibliotekë, përderisa me mirënjohje u shpërblyen disa nga donatorët.

Nderohen dëshmorët e martirët e fshatit Hereç

Dëshmorët dhe martirët e fshatit Hereq janë nderuar me homazhe sot në përvjetorin e rënies së tyre. Kryetari i komunës Ardian Gjini në këtë ditë përkujtimi tha se Hereçi e pagoi lartë çmimin e luftës për lirinë e vendit.

Përmbyllet projekti “Dhuro një libër, merr një ëmbëlsirë”

Disa tituj librash janë mbledhur nga projekti tre ditor “Dhuro një libër merr një ëmbëlsirë”, organizuar nga nxënësit e shkollës “Mustafa Bakija” në Gjakovë. Librat e dhuruara nga prindërit, do të jenë të sistemuar në bibliotekën e shkollës me qëllim që lexuesit e vegjël të kenë sa më shumë zgjedhje.

Kërkohet ndryshim i lokacionit për varrezat e dëshmorëve

Pakënaqësitë për projektin e varrezave të dëshmorëve të Gjakovës kanë qenë të vazhdushme. Disa familjarë mendojnë se ky projekt është stërzgjatur e disa të tjerë propozojnë ti lënë të dashurit e tyre aty ku janë varrosur më parë. Ndërkaq kërkesa e shumicës së familjeve të dëshmorëve vazhdon të mbetet ndryshimi I lokacionit, ata kërkojnë që...

Komuna do të fillojë ndëshkimet për KRU “Gjakova” në lidhje me gjendjen e rrugëve

Për shkak të mos finalizimit të punimeve në ato rrugë ku ka pasur ndërhurje KRU “Gjakova”, komuna e Gjakovës ka vendosur që të ndëshkojë këta të fundit për këto vonesa. Shkumbin Kastrati drejtor i infrastrukturës ka pohuar se operatorët ekonomik të kontraktuar i kanë neglizhuar shumë punimet.

Në mbledhjen e Komitetit për Komunitete bëhet thirrje për aplikim në subvencionet e bujqësisë

Anëtarët e Komitetit për Komunitete në Gjakovë kanë mbajtur sot takimin e tyre të rregullt. Raporti mbi ndarjen e subvencioneve në sektorin e bujqësisë ngjalli dikutime nga të pranishmit duke mos përjashtuar edhe pikat e tjera të planifikuara në rend dite.

Gjimnazistët shënojnë Ditën e Tokës

Në Ditën Botërore të Tokës në shumë shkolla të vendit janë mbajtur aktivitete të ndryshme që lidhen me këtë temë. Ekipi ynë ka qëndruar sot në Gjimnazin “Hajdar Dushi” ku nga atje ka sjellur një kronikë.

Moti në Gjakovë

Nagavci: Çerdhja në Rezinë pritet të përfundojë në shtator

Gjatë muajit shtator pritet të finalizohet projekti i Çerdhes në Rezinë, institucion ky që parasheh kapacitet për rreth 200 fëmijë. Ministrja e arsimit Arbërije Nagavci ka bërë të ditur se i gjithë projekti kap shifrën rreth 759 mijë euro.

Këngëtari Lokaj: Skena e Gjakovës më dhuron emocion, ma kujton gjyshin

Një mbrëmje muzikore nga solisti Art Lokaj është mbajtur mbrëmë në Gjakovë. Këngëtarë të estradës kosovare i janë bashkuar performancës së Artit duke sjellur një mbrëmje tejet frymëzuese për publikun.

Kompleksi Memorial në Meje i kapluar nga mbeturinat, pastrohet 5 ditë para përvjetorit

Një tjetër shqetësim për varreza kanë banorët e fshatit Mejë. Mirëmbajtja e tyre në kompleksin e varrezave në këtë fshat, nga banorët po vlerësohet se nuk po bëhet si duhet. Njëri prej tyre thotë se vetëm një javë para shënimit të përvjetorit të 25-të, kjo hapësirë është rregulluar, ndërsa gjatë gjithë muajve tjerë nuk është...

Bëhet pastrimi i deponive për nder të Ditës së Tokës

Për nder të Ditës së Tokës, në Gjakovë u organizuan aktivitete të ndryshme. E në mesin e këtye organizimeve për nder të kësaj dite, Komuna e Gjakovës dhe KRM “Çabrati” kanë bërë pastrimin e deponive të mbeturinave. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Kjo është pasuria që deklaroi kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Në pronësi të kryetarit Gjini janë një shtëpi dhe një dyqan, dhe si pronë të përbashkët me bashkëshorten ai ka edhe një shtëpi tjetër e cila ka vlerën 150 mijë euro, një banesë po ashtu në vlerë...

“Fëmija dhe qeni”, broshurë udhëzuese për fëmijët

Të gjithë ata persona të cilët duan të rrisin njohuritë e tyre në lidhje me kujdesin ndaj qenve, mbrojtjen ndaj tyre dhe parandalimet e kafshimeve që mund ti bëjnë ata, tani e tutje do ti kenë të shënuara dhe të ilustruara me një broshurë të përbashkët.

Instruktori Krasniqi: Ligj i ri i trafikut rrugor shumë i nevojshëm

Ligji i ri i komunikacionit rrugor që ka filluar së aplikuari së fundmi, për instruktorin Milot Krasniqi duket të jetë shumë i rëndësishëm. Sipas tij Kosova ka pasur nevojë për një ligj të tillë, sepse përmes zbatueshmërisë së plotë të këtij ligji shumë ngasës të pakujdesshëm do të rrisin kujdesin e tyre në komunikacion, duke...

Shehu: Nuk po i shihet fundi punimeve në rrugën Gjakovë-Dollc

Punimet e vonuara në rrugën Gjakovë-Dollc po i vlerëson tejet shqetësuese edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Gjakovë Shefqet Shehu. Në emisionin Sytë Katër në Syri, ai ka pohuar se situatë shqetësuese është edhe vonesa e sanimit të dëmtimeve në urën mbi lumin Dri.

Romët po i përgjigjen procesit të regjistrimit të popullsisë, sfidë informimi në gjuhën rome

Ka disa ditë që në Kosovë ka filluar regjistrimi i popullsisë. Emrah Cërmjani që është pjesë e këtij procesi, ka vën theksin te komuniteti që përfaqëson, e që sipas tij sfidë në këtë projekt është mungesa e informimit në gjuhën rome.

Mbahet koncert koral në shkollën e muzikës në Gjakovë

Të përgatitur profesionalisht dhe me plot finesë në sallën e shkollës së muzikës në Gjakovë, mbrëmë nxënës dhe ish nxënës të shkollës “Prenk Jakova” performuan në një koncert koral të quajtur “Udhëtim në epoka të ndryshme me vepra korale”. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Infermierja Kusari: Gjakova ka një shkallë të lartë të vaksinimit

Vaksinimi është një nga mundësitë më të mira që kanë prindërit për të mbrojtur foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët nga sëmundjet potencialisht të dëmshme. Njëra nga infermieret e këtushme thotë se Gjakova qëndron mirë me shkallën e vaksinimit. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë.

Moti në Gjakovë

”Nga fundi i vitit do të fillohet me mirëmbajtje të ndërtesave kolektive”

Kompanija e mbeturinave “Çabrati” ka kohë që ka premtuar se do të filloj me mirëmbajtje të ndërtesave kolektive, sipas drejtorit të kompanisë ky planifikim nuk ka gjetur zbatim deri më tani për shkak të disa projekteve tjera, mirpo që besohet se nga fundi I vitit do të fillohet edhe me këtë shërbim.

Mbetet e njëjtë gjendja në Urën e Fshajtë, ndonëse u premtua intervenim

Gjendja  e urës po vazhdon të mbetet e njejtë, edhe pse në një përgjigje për televizionin tonë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor patën thënë se nga fillimi i javës që po e lëmë pas do të vendosen pengesa të paktën për të evituar rreziqet e mundshme.  

Ministrja Arbërie Nagavci viziton Universitetin e Gjakovës

E para e arsimit në Kosovë Arbërie Nagavci ka vizituar sot Universitetin “Fehmi Agani”. Ajo është pritur nga rektori Bunjaku dhe bashkëpunëtorë të cilët e kanë njoftuar ministren Nagavci për punën akademike dhe projektet që presin ti realizojnë në të ardhmën.

Puna vullnetare e domosdoshme për një shoqëri më të mirë

Vullnetarët e kryqit të Kuq në Gjakovë vazhdimisht janë të angazhuar të promovojnë vullnetarizmin, me qëllim që numri i vullnetarëve të rritet dhe komuniteti të përfitojë nga nismat vullnetare. Mjellma Dujaka është njëra prej tyre e cila këtë punë e bën prej kohësh. Hollësi të tjera na sjell kronika në vazhdim.

Hilmi Shala zgjedhet drejtor i Spitalit të Gjakovës

Është emëruar drejtor edhe zyrtarisht sot, ushtruesi i detyrës së drejtorit Hilmi Shala. Shala e ka mbajtur këtë pozitë si ushtrues detyre që nga shtatori i vitit 2023, kur ishte shkarkuar ish-drejtori, Jeton Zarari. Ai ishte i vetmi kandidat që kaloi testin me shkrim për këtë pozitë.

Tri vajza nga Gjakova pjesëmarrëse në sfidën ”Can You Make It”

Tri vajza nga Gjakova do të bëhen pjesë e sfidës “Can You Make It”., Tri vajzat do të përballen me sfida të ndryshme dhe aktivitete , duke filluar nga udhëtimi drejt Berlinit pa telefon, para, dhe kartela krediti. 

A po përdoren dollapët në shkolla?

Projekti i dollapave në shkolla nuk po gjen zbatim të plotë ashtu siç ishte menduar. Edhe pse në disa shkolla shfrytëzimi i tyre është në nivelin e kënaqshëm, ka edhe shkolla të tjera, sidomos ciklet e larta që nuk e shfrytëzojnë sa duhet.

“Dhuro një libër, merr një ëmbëlsirë”, projekt nga nxënësit e shkollës “Mustafa Bakija”

Përmes projektit “Dhuro një libër, merr një ëmbëlsirë”, nxënësit e shkollës “Mustafa Bakija” në Gjakovë po synojnë të pasurojnë bibliotekën shkollore në vigjilje të Ditës Botërore të Librit. Për tri ditë rresht nxënësit do t’ju shpërndajnë ëmbëlsira të gjithë prindërve që dhurojnë libra.

Hilmi Shala zgjidhet drejtor i Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë

Hilmi Shala është zgjedhur drejtor i Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë përmes konkursit të hapur nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës. Shala grumbulloi 58 pikë në test dhe 29 pikë në intervistë. Ai ka mbajtur pozitën si ushtrues detyre që nga shtatori i 2023, kur ishte shkarkuar ish-drejtori, Jeton Zarari. Hilmi Shala ishte i vetmi...

Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Kijevë – Dollc

Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në ceremoninë e nisjes së punimeve kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukrurës, Liburn Aliu dhe zëvendësi i tij Hysen Durmishi. Me këtë rast, Kurti deklaroi se kostoja e zgjerimit të rrugës për 11 kilometra është rreth...

Skemat piramidale online rrezik për qytetarët

Ka më shumë se dy vjet që Kuvendi i Kosovës ka nisur të hartojë ligjin që synon rregullimin e monedhave virtuale, mirëpo ende asgjë konkrete nuk ka. Përdorimi i monedhave nga të rinjtë në Kosovë në kohët e fundit është mjaftë I përhapur, edhe pse evidencë të saktë të personave që operojnë me kriptovaluta në...

Dita Evropiane për të drejtat e pacientit, këta të fundit të kënaqur me shërbimet

Në ditën evropiane të pacientëve, ditë kjo që synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të drejtat e tyre në shërbime shëndetësore, disa qytetarë të intervistuar thonë se ndihen të kënaqur me shërbimet por edhe kujdesin e personelit shëndetësor në institucionet shëndetësore në Gjakovë.