Është bërë inaugurimi i “Qendrës për karrierë” në shkollën e mesme teknike “Nexhmedin Nizha” në Gjakovë. Ky projekt është si rezultat i një partneriteti dhe bashkë-investimi në mes të komunës së Gjakovës, shkollës “Nexhmdin Nixha”, Ministrisë së Arsimit, Fondacionit Ipko dhe Agjëncisë Zviverane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Artikulli i plotë: Inaugurohet “Qendra për karrierë” në shkollën e mesme teknike “Nexhmedin Nixha” (Video)

Të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” për tu regjistruar në fakultetin dhe drejtimin që e kanë përgjedhur, nesër duke filluar nga ora 09:00 e mëngjesit do të mbajnë provimin pranues për plotësimin e vendeve të paplotësuara nga afati i parë i konkursit  për vitin akademik 2018/2019. 

Artikulli i plotë: Nesër mbahet provimi pranues për afatin e dytë në UGJ “Fehmi Agani” (Video)

Ngrohtësisht  e pritën kryetarin  e komunës Ardian Gjinin, nxënësit e shkollës fillore “Emin Duraku” me rastin vizitës e cila u bë në kuadër  të fillimit të vitit të ri shkollor.

Artikulli i plotë: Kryetari i komunës Ardian Gjini viziton shkollën “Emin Duraku” (Video)

Organizata mjedisore “Let’s Do It Kosova” në bashkëpunim me kuvendin komunal të Gjakovës, këshillin e veprimit rinor lokal, si dhe aktivistë të tjerë sot kanë pastruar një pjesë të qendrës rekreative Shkugëza e cila ishte e mbushur me mbeturina të ndryshme. E gjithë kjo u organizua në kuadër të aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën”.

E vullnëtarët të cilët u anagzhuan për pastrimin e kësaj pjese të qytetit apeluan tek qytetarët që ti bashkohen këtij aksioni i cili ka për qëllim pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit nga mbeturinat.

Ztrtarët komunal të sektorit të mjedisit të cilët thanë se Shkugëza është vendi I cili frekuentohet nga qytetarë të shumtë. Mirëpo ajo që mbetet shqetësuese është hudhja e mbeturinave nga disa qytetarë të pa ndërgjegjshëm.

Shkugëza është një prej vendeve më të pëlqyera për qytetarët të cilët preferojnë të kalojnë kohë se lirë, këtu ata mund të shijojnë natyrën e bukur  dhe ajrin e pastër. Andaj ajo qka duhet të bëjmë është që ta kursejmë këtë natyrë të bukur nga mbeturinat./Tv Syri Vision/

Në kuadër të vizitave që po iu bënë shkollave të Gjakovës për të iu uruar vitin e ri shkollor, kryetari i komunës Ardian Gjini së bashku me drejtorin e arsimit Bernard Frrokaj dhe  bashkëpunëtorët  vizituan shkollën “Antom Çetta” në fshatin Dol.

Artikulli i plotë: Kryetari i komunës Ardian Gjini viziton shkollën “Anton Çetta” në Dol (Video)

Ankesave të banorëve të kësaj ane të komunës së Gjakovës u ka ardhur fundi. Kjo falë punimeve që nisën në gusht të këtij viti për rikonstruktimin dhe asfaltimin e rrugës regjionale që lidh komunën e Gjakovës me atë të Junikut. Sot këto punimet janë finalizuar dhe rruga që me vite të tëra ishte me gropa, tani duket kështu. Ky është një investim nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë prej 700 mijë euro.

Në ditën kur nisën punimet, ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se kjo rrugë e lidh komunën e Gjakovës me Junikun dhe Deçanin, poashtu frekuentohet jo vetëm nga banorët e fshatërave të Rekës së Keqe por edhe të Malësisë së Gjakovës, dhe se qeveria e Kosovës në hartën e saj ka edhe shumë projekte të ngjashme të cilat do të implementohen në të ardhmen. E banorët e kësaj ane të komunës së Gjakovës theksuan rëndësinë e këtij projekti në aspektin rural, ekonomik, dhe social për këtë rajon./Tv Syri Vision/

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka pritur sot në vizitë ambasadorin e republikës së Sllovenisë në Kosovë, shkëlqesinë e tij Bojan Bertoncelj, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të shtetit slloven dhe shtetit të Kosovës, me theks të veqantë me komunën e Gjakvës.

Artikulli i plotë: Kryetari Gjini priti në takim ambasadorin slloven Bojan Bertoncelj (Video)

Kjo kabinë e pritjes për udhëtarët e autobusit sot u vendos në dalje të qytetit të Gjakovës në drejtim të Pejës, konkretisht përballë qendres tregtare ETC. Me vetë iniciativë të pronarëve të fabrikës Shkumbini -AG nga Prapaqani I Deçanit kjo kabinë u dhurua donacion për komunën e Gjakovës.

Artikulli i plotë: Fabrika Shkumbini -AG dhuron donacion për komunën e Gjakovës një vend-stacion (Video)

Këto mbeturina inerte apo mbetje shtëpiake të cilat janë hedhur nga qytetarë ndër vite  në periferi të qytetit të Gjakovës në drejtim të Rekës së Keqe kanë bërë që kjo pjesë të marrë një pamje të shëmtuar. Hiq më mirë nuk është situata edhe përskaj rrugës në afërsi të qendrës rekreative Shkugëza.

Artikulli i plotë: Ja në cilat vende qytetarët vazhdojnë të hedhin mbeturina (Video)

Nga sot sheshi prapa banesave në afërsi KEDS-it në Gjakovë është rregulluar. Në përurimin e finalizimit të këtij projekti i pranishëm ishte kryetari i komunës Ardian Gjini i cili tha se ata që do ti gëzohgen më së shumti këtij projekti janë banorët e kësaj lagje të qytetit të Gjakovës.

Artikulli i plotë: Finalizohet projekti i sheshit prapa KEDS-it në Gjakovë (Video)

Me organizim të Federatës së Bodilidingut dhe të Fitnesit të Kosovës, dhe me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të Komunës së Gjakovës, është mbajtur kampionati i 40-të i bodibildingut të Kosovës dhe njëkohësisht edhe ai mbarëkombëtar. Në hapje të këtij manifestimi presidenti i Federatës së Bodilidingut dhe të Fitnesit të Kosovës, Esat Lata ka folur për historikun e bodibildingut të Kosovës deri në pranimin e saj në IFBB dhe sukseset e arritura më pas.

Artikulli i plotë: Kushtrim Bajraktari, kampion i bodibildingut të Kosovës dhe mbarëkombëtar (Video)

Banorët e fshatit Firajë të komunës ë Gjakovës sot e pritën për vizitë kryetarin Ardian Gjini dhe bashkëpunëtorët e tij. Qëllimi i kësaj vizite ishte përurimi i rrugës në brendësi të fshatit gjatësia e së cilës është 500 metra.

Artikulli i plotë: Përurohet rruga në fshatin Firajë dhe inspektohen rrugët në fshatërat Dobrigje dhe Zhabel (Video)

Gjatë ditës së sotme pothuajse në cdo pjesë të qytetit  qytetarë dhe vullnetarë të ndarë në grupe kanë pastruar hapësirat e ndotura nga mbeturinat. Aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën” iu kanë përgjigjur edhe përfaqësues të institucioneve, organizatave joqeveritare si dhe qytetarë.

Artikulli i plotë: Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën” u zhvillua në tërë territorin e Gjakovës (Video)

Një vizitë në kuadër të fillimit të vitit shkollor kryetari i komunës Ardian Gjini e bëri edhe në shkollën fillore “Mazllum Këpuska”.Fjalën të parën e morën nxënësit.

Artikulli i plotë: Kryetari i komunës Ardian Gjini viziton shkollën “Mazllum Këpuska” (Video)

Si në gjithë vendin edhe në komunën e Gjakovës sot ka nisur aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”, I cili organizohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ku janë të ftuara të gjitha institucionet dhe qytetarët e vendit që t’i përgjigjen thirrjes për pastrimin e vendit nga mbeturinave.

Artikulli i plotë: Në Gjakovë nis aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” (Video)

Me rastin e fillimit të vitit shkollor, shkolla fillore “Pjetër Bogdani” në fshatin Damjan II të Hasit priti për vizitë kryetarin e komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe bashkëpunëtorët e tij.

Artikulli i plotë: Kryetari i komunës Ardian Gjini viziton shkollën “Pjetër Bogdani" në Damjan II (Video)

Në kuadër të vizitave që po iu bënë shkollave të Gjakovës për të iu uruar vitin e ri shkollor, kryetari i komunës Ardian Gjini së bashku me drejtorin e arsimit Bernard Frrokaj dhe  bashkëpunëtorët vizituan edhe shkollën fillore  “Mustafa Bakija”.

Artikulli i plotë: Kryetari Ardian Gjini viziton shkollën fillore “Mustafa Bakija” (Video)

Ditën e stome kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini me bashkëpuntorë e filloj me vizitë në shkollën fillore “Haxhi Hoti” në Rogovë të Hasit me rastin e fillimi të vitit shkollor 2018/2019.

Artikulli i plotë: Kryetari i komunës Ardian Gjini viziton shkollën “Haxhi Hoti” në Rogovë (Video)

Nxënësit  dhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Selman Riza” mëngjesin e sotëm e filluan me vizitën e kryetarit të komunës së Gjakovës Ardian Gjini  I cili I uroj ata për një fillim të mbarë të vitit shkollor.

Artikulli i plotë: Kryetari Ardian Gjini viziton shkollën fillore “Selman Riza” (Video)

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing