Rajoni
Shkronjat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka shkruar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama, duke e publikuar shkrimin e Trump në profilin e tij në Facebook.

Më poshtë është shkrimi i plotë:

Faleminderit edhe Presidentit Trump për mesazhin e tij të ngrohtë ku shkruhet:

“I dashur Kryeministër,

Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj.

Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësi të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit.

Sinqerisht i Juaji,

Donald J.Trump”. /Telegrafi