Rajoni
Shkronjat

Një tjetër operacion antidrogë ndërkombëtar është finalizuar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Greke të Igumenicës.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi i policisë, nëpërmjet oficerit të kontaktit të Komisariatit Policisë Kufitare Sarandë është vënë në dijeni pala Greke e Igumenicës se në drejtim të fshatit Vërvë të Sarandës, drejtimi i piramidave nr.63-64, disa persona që dyshohej se transportonin lëndë narkotike,  janë nisur në drejtim të shtetit Grek.“Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe ndjekjes nga të dyja anët e kufirit, rreth orës 04.30, të dt.30.01.2018,  në sajë dhe të përdorimit të kamerave të vendosura për këtë situatë, në vendin e quajtur Parapotamo, zona e Filatit,  nga Policia Greke janë kapur 3(tre) shtetas Shqiptarë së bashku me lëndën narkotike ku nga peshimi rezulton se është 81 kilogramë, ndërsa dy shtetas të tjerë duke përfituar nga errësira mundën të largohen.”, - thuhet në njoftimin e policisë.Nga ky operacion antidrogë janë vënë në pranga A. N., 24 vjeç, nga Rrësheni, banues në Shëndëlli, Konispol, K.LL., 23 vjeç, nga Cakrani, Fier, si dhe M.L., 26 vjeç, nga Peshkopia.