Rajoni
Shkronjat

Polakët kanë regjistruar rritje dyshifrore në grupin e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë në katër mujorin e parë të këtij viti.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT për lëvizjen e shtetaseve të huaj dhe shqiptarë konfirmojnë këtë tendencë.

“Në Prill 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka patur rritjen më të madhe me 41,9 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga Zvicra me 25,2 %. Në katërmujorin e parë 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka patur rritjen më të madhe 33,0 % “ vlerëson raporti i INSTAT.

Shtetasit nga Kosova që kanë vizituar Shqipërinë në prill 2018 janë mbi 121 mijë por me një ulje prej 3.8 për qind në raport me prill 2017 por si katërmujor ka një rritje të kosovareve që kanë vizituar vendin tonë me 5.9 për qind në raport me janar-prill 2017.

Referuar shifrave zyrtare numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Prill 2018, është 781.404. Krahasuar me Prill 2017, ky tregues rezulton me rritje 2,2 %.

“Në Prill 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 351.610. Krahasuar me Prill 2017, ky numër është ulur me 2,2 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në katërmujorin e parë e 2018 është 1.028.498, duke u rritur me 7,0 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017”.

Më shumë shqiptarë ikin jashtë

INSTAT vlerëson se shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi, gjatë muajit Prill 2018, janë 806.412, duke shënuar një rritje me 5,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Numri i shtetasve shqiptarë të dale nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Prill 2018, është 451.147. Krahasuar me Prill 2017, ky numër është rritur 5,1 %.  Numri i shtetasve të huaj të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Prill 2018, është 355.265. Krahasuar me Prill 2018, ky numër është rritur 5,2 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në katërmujorin parë 2018, është 1.563.003, duke u rritur 5,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare” thuhet në raportin e INSTAT.