Rajoni
Shkronjat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka takuar sot shefin e BDI’së, Ali Ahmetin, të cilin edhe e ka quajtur lider të shqiptarëve në Maqedoni.

Me Ahmetin, Haradinaj thotë se kanë biseduar shumë tema që kërkojnë zgjidhje.“Pata kënaqësinë të pres në takim liderin e shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmetin, me të cilin bashkëbiseduam për shumë tema të rëndësishme për të dyja vendet. U dakorduam që të angazhohemi bashkërisht që t’u gjejmë zgjidhje shumë çështjeve të rëndësishme, të cilat presin prej kohësh”, ka shkruar ai.
Sipas tij, raportet e mira ndër fqinjësore, janë garancë e paqes në rajon. /Express/