Rajoni
Shkronjat

Gjithkush mendoi se dje ishte dita e “tërmeteve” në Shqipëri, por një tjetër lëkundje na ka surprizuar.

Një tërmet rreth 3.5 ballë i shkallës Rihter ka goditur këtë mesditë Shqipërinë, rreth 12 kilometra larg Vorës. Lëkundja u regjistrua në orëen 13:03 pranë kryeqytetit. Kujtojmë se ditën e djeshme në territorin e Shqipërisë kanë rënë një seri tërmetesh, ku më I forti ka qenë ai në mesditë, me një magnitudë prej 5.1 ballësh. Lëkundjet ishin aq të forta saqë qindra qytetarë kanë dalë nga ambientet e brendshme në panik.