Rajoni
Shkronjat

Shqipëria është fshehur nga bota për 50 vjet, por tashmë ky vend i bukur po shfaq magjinë e tij, raporton Lesley Bellew për “worldofcruising.co.uk”. Në reportazh flitet për bukurinë përrallore të vendit tonë dhe për disa kuriozitete që njerëzit duhet t’i dinë përpara se të vizitojnë Shqipërinë.

 Është afër me Italinë, por më pranë me Greqinë. Por, për më shumë se një gjysmë shekulli, Shqipëria ka qenë jashtë vëmendjes. Nën sundimin paranojak të diktatorit Enver Hoxha nga vitet 1945 deri 1985, ishte një vend ku vështirë hynte dikush dhe madje pak janë lejuar që të largohen. Demokracia erdhi në vitin 1991 dhe turizmi nisi që të zhvillohej ngadalë. Vizitorët tani përbëjnë 6 për qind të të ardhurave kombëtare të Shqipërisë dhe vendi mirëpriti rreth 3.4 milionë turistë në viti 2014. Tani, linjat e lundrimit po tregojnë interes serioz për bregdetin relativisht të paprekur të Jonit dhe numri i anijeve me turistë është gjithmonë në rritje. Saranda është njëra nga pasuritë më të mëdha, që ka hotele elegante, bare, restorante dhe mbi qytet ndodhet kalaja e Lekursit, që ofron një pamje të mrekullueshme mbi gjirin e bukur. Qyteti gjithashtu shërben si një portë e pasurive të rëndësishme arkeologjike. Butrinti ka një rol të rëndësishëm për turizmit. Është një qytet i lashtë grek, e romak dhe që ndodhet në gadishullin e Ksamilit. Me teatrin e tij të lashtë grek, banjat romake dhe kullat veneciane, Butrinti ofron një kryqëzim të jashtëzakonshëm të historisë shqiptare. I është dhënë statusi i trashëgimisë botërore nga UNESCO, si një nga vendet më të mira arkeologjike të ruajtura në Evropë, edhe pse shumica e qytetit është ende i groposur. Aty pranë është manastiri i shekullit të XII-të Mesopotamian dhe Syri i Kaltër, që ndodhet në lumin Bistrica. Thellësia e tij është një mister dhe shumë zhytës kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të arritur në fund të Syrit të Kaltër. Merrni një gur dhe hidheni në qendër të Syrit të Kaltër dhe do të zbuloni se sa mister ndodhet në të. Një tjetër opsion turistik që ka statusin e trashëgimisë botërore nga UNESCO është Gjirokastra. Vendosur në faqen e Malit të Gjerë dhe në anë luginës së lumit Drino, ish-qyteti tregtar otoman ofron një arkitekturë për tu admiruar dhe kështjella madhështore dominon pamjen e qytetit.

 

Nëse preferoni të çlodheni, merrni rrezet e diellit dhe të shihni një pamje të bukur, Ksamili është vetëm 15 km larg Sarandës dhe është një vend i përsosur për shëtitje, ndërsa plazhi është fantastik me një det të pasur si kristali.