Rajoni
Shkronjat

Ashtu siç u paralajmërua, dje agjencia Marili e ka organizuar përzgjedhjen e 21-të të Top grave më të sukesshme menaxhere për vitin 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dhjetë gratë më të suksesshme menaxhere janë: Suzana Bllazhevska, menaxhere e përgjithshme e ‘Afërdita S’-Shkup, Elena Vasilevsky Gjeorgieva, zëvendës menaxhere e përgjithshme e poliklinikës ‘Denta ES’-Shkup, Olgica Georgieva, menaxhere e përgjithshme e Ateljes së modës ‘GO Gjorgieva Olgica’-Shkup, Elena Antonovska Edizer, menaxhere e përgjithshëm në ‘Ars Lucida’-Shkup, Biljana Karamanoleska, menaxhere e përgjithshme në ‘Svetit na kolores’-Shkup, Ena Nornild, menaxhere e përgjithshme në ‘Dan-Mak’-Shkup, Enkeleda Stefanovska, menaxhere e përgjithshme në ‘SHA Verbum’-Shkup, Elida Trajkovska, menaxhere e përgjithshme ‘Sekjurikom’-Shkup, Aleksandra Cvetanovska Markoviq, menaxhere e përgjithshme në ‘Vardar Ekspres Travel’-Shkup dhe Viktoria Shotaroska e përgjithshme në ‘P.I.K.Ko’-Shkup, njofton AIM.

Gratë menaxhere të suksesshme, kryesisht vijnë nga sektori privat, nga gjithë shteti. Gratë dominojnë në veprimtaritë e shërbimit dhe në fushën e financave. Zakonisht udhëheqin biznese të vogla dhe të mesme.

Deri më tani janë përzgjedhur 210 gra si menaxhere më të suksesshme në vend. Çdo vit përzgjidhen tradicionalisht nga 10, kurse vitin e kaluar me rastin e jubileut 20 vjeçar janë përzgjedhur 10.