Rajoni
Shkronjat

Mbrëmë, pak minuta pas mbylljes së të gjitha qendrave të votimit, pranë zyreve të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Gjakovë kishte nisur festa.

Këtu erdhën pjesëtarë të kësaj partie, ata të partisë shqiptare demokristiane, si dhe aktivistë dhe simpatizantë të koalicionit PDK, AKK, dhe Nisma për Kosovën. Ata marshuan edhe nëpër rrugët e Gjakovës, duke i’u gëzuar kështu rezultateve preliminare të zgjedhjeve, ku ky koalicion doli i pari me 34.3 përqind të votave.

Në bazë të statistikave, të drejtën për të votuar, dje e kanë shfrytëzuar vetëm 41.5 përqind, përqindje kjo më e vogla që nga viti 2008./Tv Syri Vision/