Udhëheqësi i Iniciativës Qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”, Oliver Ivanoviq, kishte akuzuar ashpër Beogradin për mbështetjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 22 tetorit të vitit të kaluar në Kosovë. Ai madje kishte thënë se në pjesën veriore ka ardhur koha kur serbët po frikësohen nga serbët e jo nga shqiptarët.

Artikulli i plotë: Ivanoviq kishte paralajmëruar rrezikun, “Në Veri serbët po frikësohen nga serbët”

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë gjatë kohës së luftës, William Walker, ka qëndruar në fshatin Reçak të Shtimes, për të përkujtuar masakrën që ndodhi sot 19 vjet.

Artikulli i plotë: William Walker nga Reçaku: Njerëzit këtu nuk e dhanë jetën për Kosovën e sotme

​Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në mbledhjen e qeverisë ka njoftuar se gjatë këtij muaji, ose më së largu në janarin e vitit të ardhshëm Kosova do të aplikojë për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Artikulli i plotë: Hoxhaj: Në janar Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës në Bullgari, ka udhëtuar sot për në Francë, ku do të jetë folës në Konferencën e Parë të Parisit, e cila po zhvillohet në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës.

Artikulli i plotë: Thaçi në Konferencën e Parisit do të flasë për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Këshilli Veri-Atlantik do të qëndrojë sot në Kosovë për t’u njohur me zhvillimet e fundit dhe situatën e sigurisë në vend. Delegacioni i drejtuar nga Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoller, do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneral major Giovani Fungo dhe autoritetet e larta të Kosovës, përfshirë edhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar.

Artikulli i plotë: NATO sot në Kosovë

Duke analizuar situatën epidemiologjike me fruth në Kosovë, Komiteti Nacional për Sëmundje Ngjitëse dhe PZI ka obliguar ditë më parë ekipet e vaksinimit që të vazhdohet me vaksinimin për shuarjen e kësaj epidemie, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Artikulli i plotë: IKSHP-ja ka një informacion të rëndësishëm për fruthin në Kosovë

Partnerët e koalicionit qeverisës me emërimin e 67 zëvendësministrave, të cilët kanë nga një asistent dhe shofer personal, buxhetit të varfër të Kosovës i kushtojnë mbi 1.5 milion euro në vit. Nëse rritet numri i tyre, ashtu siç pritet të ndodhë, vetëm për pagat e tyre do të shpenzohen rreth 2 milionë euro.

Artikulli i plotë: “Kasapët” e buxhetit!

Partitë opozitare në Kosovë kanë pikëvështrime të ndryshme lidhur me mundësinë e krijimit të një Ekipi të Unitetit, për fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë në Bruksel, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Artikulli i plotë: Opozita me kushte për përfshirje në dialog me Serbinë

Po shtohen milionat që i duhen Qeverisë së re, përkatësisht Ministrisë së Infrastrukturës për përfundimin e autostradave. Pal Lekaj dje tha se duhet dhënë edhe 63 milionë euro më shumë për autostradën e Shkupit, e për këtë, sipas tij, ka faj udhëheqja e kaluar e infrastrukturës e drejtuar nga Lutfi Zharku.

Artikulli i plotë: 63 milionë më shumë për Autostradën “Arben Xhaferi”, Zharku i përgjigjet Pal Lekajt

Katër seanca janë mbajtur deri më tash, ndonëse Kuvendi i ri është konstatuar qe 66 ditë. Përfaqësues të opozitës fajin për këtë po ia hedhin kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselit, pasi që ai ka lënë anash Kuvendin dhe është duke u marrë me fushatë zgjedhore për rundin e dytë të zgjedhjeve, që do të mbahen më 19 nëntor 4 seanca mbetet numri i seancave të mbajtura nga Kuvendi i Kosovës që nga konstituimi i tij qysh prej 66 ditësh. 

Artikulli i plotë: Kuvendi, 4 seanca për 66 ditë

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

kontakt info:

Rruga: Kolë LLeshi nr28

Gjakovë
Kosovë
50000
Email: info@syri-vision.tv

Telefoni: +381390329777

Celular: +37744666190

marketing