Kosova
Shkronjat

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku me të nisur fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ambasadorit rus, Vitali Çurkin.

Më pas ajo ia ka numëruar presidentit serb, Tomisal Nikoliq, krimet e luftës të kryera në Kosovë, në veçanti ato në qytetin e Gjakovës, njofton Klan Kosova.

“Të gjitha vuajtjet që janë bërë ndaj kosovarëve, vrasjet dhe tjera nuk na kanë penguar në ndjekjen e fatit tonë”.

“Humaniteti është i aftë për realizimin e mrekullive. Koha ka ardhur që të ecim përpara. Duke dëgjuar rrëfime të vjetra me konsum të pajustifikuar”.

“Do ta përmendi çdo temë të ngritur në raport me përfaqësuesin special”, ka thënë Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Në vitin 1998 – 1999, janë vrarë 1665 civilë në qytetin e Gjakovës. 373 janë vrarë në më pak se një orë. Kurse kemi edhe tre mijë gra janë dhunuara, qindra janë të zhdukur, shtëpi, shkolla dhe vende  fetare janë shkatërruar”, ka thënë Çitaku.
Ajo ka përmendur punën e kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari për t’i akomoduar pakicat.

“Komuna ka investuar në rindërtimin e kishave. Kisha ortodokse në Gjakovë asnjë herë nuk është sulmuar”, pohoi Çitaku.

Çitaku ka falënderuar shtetin e Bangladeshit që njohu pavarësinë e Kosovës.

“Më lejoni tu them se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, e njohur nga pjesa dërmuese e shteteve të botës. Falënderoj edhe qeverinë dhe popullin e Bangladeshit që ka njohur sot Kosovën, por edhe Singaporin që njohu pavarësinë tonë në dhjetor”, ka shtuar Çitaku ndër tjera.