Kosova
Shkronjat

Paralajmërimi i Qeverisë se demarkacioni me Malin e Zi mund të përfundojë në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit nuk e ka lëkundur Komisionin Evropian.

Zyrtarë të institucionit evropian, i cili vlerëson përmbushjen e kritereve që dalin nga Udhërrëfyesi për Liberalizimin e Vizave, i kanë përmendur si të pandashme dy kriteret e mbetura, shkruan Koha Ditore.

“Komisioni pret përmbushjen e kritereve të vonuara të liberalizimit të vizave lidhur me regjistrin e të dhënave të dënimeve në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar të nivelit të lartë, si dhe ratifikimin e Marrëveshjes kufitare me Malin e Zi. Ky duhet të jetë proces i vazhdueshëm”, ka thënë për gazetën Kasia Kolanko, zyrtare për informim në KE, kur është pyetur nëse do të mbetet kriter ratifikimi i demarkacionit edhe pas një marrëveshjeje eventuale mes Kosovës dhe Malit të Zi që kjo çështje të dërgohet në Arbitrazh.

“Kjo është e gjitha që mund të them”, ka shtuar Kolanko.