Kosova
Shkronjat

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka theksuar se që nga gushti i vitit 2015, kur edhe u nënshkrua marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë kërcënuar.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se këto kërcënime shpesh herë kanë qenë publike dhe se askush nuk i dënoi, madje as ambasadorët.

Postimi i plotë:

Unë e di që deputetët e Kuvendit, që nga gushti i vitit 2015 (koha kur është nënshkruar marrëveshja) janë kërcënuar për të votuar demarkacionin dhe jo për të mos e votuar atë!
Madje kërcënimet kanë ardhur direkt nga Mustafa, Thaçi dhe Veseli! Këto kërcënime kanë qenë shpesh edhe publike!
Pse askush nuk i dënoi këto? Askush, as ambasadoret!

raporton Telegrafi