Kosova
Shkronjat

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka konfirmuar se të mërkurën ka pranuar një shkresë nga ministria homologe e tij në Serbi. 

Ai ka sqaruar se shkresa e Ministrisë së Drejtësisë në Serbi nuk kërkon përfshirjen e autoriteteve të Beogradit në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, por kërkon që prokuroria e shtetit serb të ketë informacione shtesë rreth vrasjes dhe zhvillimit të hetimeveGjatë ditës së djeshme arkivoli me trupin e pajetë të Oliver Ivanoviqit është nisur për t’u dërguar në Beograd, ku do të varroset gjatë ditës së sotme në po këtë qytet.Qindra qytetarë kanë dalë në përcjellje të arkivolit deri në pikën kufitare me Serbinë.
Por vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviq vazhdon të mbetet e paqartë, duke krijuar kështu edhe më tej zëra, të cilët kërkojnë zbardhjen e këtij rasti.Përderisa Policia e Kosovës dhe institucionet tjera të vendit po merren në mënyrë intensive me këtë rast, Beogradi në anën tjetër ka kërkuar që të jetë i përfshirë në hetimet për rastin “Ivanoviq”, shkruan tutje "Zëri".Këmbënguljes së tij për pjesëmarrje në hetime Prishtina zyrtare i është përgjigjur duke i treguar se do të informohet për çdo të re, por nuk do të përfshihet në hetim.

Kërkesë për të lejuar përfshirjen e Serbisë në hetimet për vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, shteti serb i bëri edhe Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX. Kësaj kërkese EULEX-i është përgjigjur duke thënë se këto vendime i merr Qeveria e Kosovës e jo ata.“Për këtë, se a do të përfshihet Serbia në hetimet për Oliver Ivanoviqin, do të vendosë Qeveria e Kosovës e jo EULEX".Në anën tjetër kryeministri Ramush Haradinaj lidhur me vdekjen e Ivanoviqit ka thënë se nëse do të jetë e nevojshme do të kërkohet edhe ndihma e FBI-së.