Kosova
Shkronjat

Pavarësisht vizitës së ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismali, 36 specialistë të kirurgjisë së përgjithshme dhe abdominale kanë vazhduar grevën.

Kërkesa kryesore e doktorëve të kësaj klinike është rritja e pagave.

Ministri Ismaili me këtë rast tha se problemet nuk mund t'i rregullojnë brenda natës, mirëpo premtoi se çdo gjë do të zgjidhet teksa problemin do ta paraqesë edhe në mbledhje të Qeverisë.

Por, mjekët thonë se nëse nuk ka zgjidhje greva do të përshkallëzohet edhe te rastet emergjente.