Kosova
Shkronjat

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka vizituar sot Klinikën e Neonatologjisë, ku më shumë se 10 mijë fëmijë të porsalindur gjatë vitit marrin shërbimet e para mjekësore.

“Më 1 Qershor vizitova Klinikën e Neonatologjisë, ku më shumë se 10 mijë fëmijë të porsalindur gjatë vitit marrin shërbimet e para mjekësore në jetën e tyre. Fëmijët janë e ardhmja e jonë dhe duke u përkujdesur për shëndetin e tyre, ne do të krijojmë një të ardhme më të ndritur për shtetin”, ka shkruar ministri Ismaili në Facebook.

Ai ka thënë se kësaj Klinike sot iu dhurua edhe një ultrazë nga Raiffaisen Bank dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, i cili do të lehtësojë diagnostikimin e foshnjave të porsalindura.

“Duke falënderuar personelin mjekësor për punën e palodhshme që po bëjnë për fëmijët tanë, i sigurova se edhe Ministria do të jetë e përkushtuar për përmirësimin e kushteve të tyre”, shkruan ai.