Kosova
Shkronjat

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të dyshuarin mashkull, pasiqë i njëjti në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati, kanë përdoruar fjalë fyese pranë lapidarit të Dëshmorëve të Kombit.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në fshatin Luzhnicë të Suharekës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPress/