Kosova
Shkronjat

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar ku janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, 26 gëzhoja të cal. 7.62mm, 3 gëzhoja të cal. 7.62mm, 72.48 gramë marihuanë, 55 kartëmonedha prej 20 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara, 8 kartëmonedha prej 10 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Polciia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në Llaushë të Skenderajt.

I dyshuari është arrestuar i cili me urdhër të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje./KosovaPress/