Kosova
Shkronjat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, derisa ka folur për inicimin themelimit të Ushtrisë së Kosovës, ka shtuar se ne vend ka pasur konsensus për votimin e saj në vitin 2014.

“Në vitin 2014 kemi marrë mbështetjen e plotë, të SHBA-së dhe NATO-së, në shkurt të 2014, për themelimin e ushtrisë”, ka thënë Thaçi në ligjëratën para studentëve të UBT-së, njofton Klan Kosova.

“Në atë kohë të gjitha komunitetet kanë qenë të vendosur që ta votojnë, plotë 25 deputetë nga ta”.

“Pas zgjedhjeve të vitit 2014 dhe ngërçit politik, ardhjes së një liste të re, është krijuar një realitet tjetër”.

Më tej ai ka thënë se askush nga faktorët ndërkombëtar nuk është kundër themelimit të ushtrisë, vetëm duhet vendosur dita dhe data.

“Ky është proces i pandalshëm”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, edhe këto ditë është thënë shumë qartë se Lista Serbe do ta votojnë themelimin e ushtrisë.

 

“Pas kësaj përgjigje të qartë, në vend se të shkojmë me ndryshime kushtetuese, duhet të shkojmë me ligj”.

Thaçi ka pohuar se 110 deputetë janë deklaruar se do ta votojnë themelimin e ushtrisë.

“Themelimi në asnjë rrethanë nuk do të ketë asnjë implikim në rolin e KFOR-it”.

“Themelimi i Forcave të Armatosura nuk do të jetë kundër askujt. Do të prodhojë më shumë paqe. Askush nuk duhet ta merr si frikë, përkundrazi si të drejt të një vendi të pavarur. Nuk duhet befasohet askush nga angazhimet tona”, ka shtuar ai.