Kosova
Shkronjat

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka takuar drejtorin e Departamentit për Evropë në Qeverinë e Austrisë, Alexander Schallenberg, zyrtarin përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, si dhe tërë ambasadorët austriakë të vendosur në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

 Presidenti Thaçi me delegacionin austriak ka folur për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

“Progresi në Kosovë është rezultat edhe i mbështetjes dhe përpjekjeve të Austrisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai me delegacionin austriak ka folur edhe për dialogun, duke shprehur bindjen se dialogu nuk ka alternativë.

“Kosova ka raporte të mira me të gjithë fqinjët e saj”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, drejtori për Evropë i Qeverisë së Austrisë, Alexander Schallenberg, u shpreh se “për Austrinë është i rëndësishëm stabiliteti dhe bashkëpunimi i shteteve të rajonit me njëri-tjetrin”.

Për iniciativën e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, presidenti Thaçi ka thënë se edhe ndërkombëtarët e përkrahin krijimin e ushtrisë, porse dallime ka vetëm rreth metodologjisë së krijimit të saj.