Kosova
Shkronjat

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell.

 Hoxhaj e ka falënderuar O’Connell për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, derisa kanë folur për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe mundësinë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Një takim i hershëm mëngjesi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell ku biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit. Diskutuam edhe për çështjet politike dhe të sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Mbretëria e Bashkuar mbetet një mbështetëse e madhe e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.