Kosova
Shkronjat

Pavarësisht vendimit të kryetarit të Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq që të mos vie sot në Kosovë, tubimi në kuadër të fushatës për president të Serbisë do të mbahet në Leposaviq dhe në vend të kryeministrit aktual serb do të vjen drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq dhe dy ish-ministra, Nikola Selakoviq dhe Bratislav Gashiq.

 Siç bën të ditur Bordi Komunal i Partisë Përparimtare Serbe në Leposaviq, në tubim do të flasë Gjuriq dhe dy ish ministrat, që njëherësh janë anëtarë të kryesisë së SNS-së, shkruan Radio KIM, përcjellë Klan Kosova.

Pas deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj që Vuçiqit t`i lejohet  të qëndrojë në Kosovë për tre orë, kryetari i SNS dje pasdite vendosi që ta anulojë vizitën në vendin tonë me arsyetimin se “nuk dëshiron që askush ta shantazhojë”.

Paraprakisht  autoritetet e Kosovës e ndaluan ardhjen e ministrave serbë, Nebojsha Stefanoviq dhe Aleksandar Vulin.

Vuçiq, për herë të fundit e ka vizituar Kosovën një vit më parë, në kuadër të fushatës parazgjedhore, transmeton Klan Kosova.