Kosova
Shkronjat

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar një deklaratë me anë të së cilës fusnota nuk paraqet asnjë rëndësi për Kuvendin e Kosovës.

Deklarata mori 80 vota për, 5 kundër.

Në deklaratë thuhet se Kuvendi i Republikës së Kosovës e njeh Kosovën vetëm në bazë të emrit të saj kushtetues si Republikë e Kosovës.

Ndryshe, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë seancës së sotme plenare tha se deputetët e PDK-së do ta votojnë Deklaratën nëse partitë opozitare do të votojnë Projektmarrëveshjen  për  Fondin e Ballkanit Perëndimor.

Deputetë opozitarë gjatë seancës theksuan se nuk do ta votojnë këtë Projektmarrëveshje dhe të gjitha marrëveshjet tjera ndërkombëtare që janë me fusnotë.