Kosova
Shkronjat

Duke marrë parasysh problemet me të cilat ballafaqohen bizneset që nga çlirimi, është konsideruar se Kosova ka nevojë të ketë një Odë funksionale dhe të ngjashme me shtetet anëtare të BE-së.

Kështu theksuan drejtues të Odës së Afarizmit të Kosovës në konferencën e parë për medie ku u shpalosen arsyet e themelimit, funksionimit dhe objektivat e kësaj ode të re për bizneset.

Kryetar i Odës së Afarizmit të Kosovës(OAK), Skënder Krasniqi,  duke theksuar se ideja për themelimin e Odës nuk ishte e çastit tha se OAK është një mundësi e re për afaristët që të kenë bashkëpunim të sinqertë me institucionet dhe të tjerët në fushën e legjislacionit përkatës, për të reaguar për problemet e shumta që afaristët po ballafaqohen çdo ditë dhe e cila ka rritë në masë të madhe pakënaqësinë.

Kjo  pakënaqësi, sipas tij, konfirmohet me faktin e shuarjes së shumë bizneseve vendore dhe të huaja, por edhe në ngecjen e investimeve, që shumë janë të nevojshme për vendin tonë.

Kryetari i OAK-së ka shtuar e arsyet kryesore që kanë nxitur edhe themelimin e kësaj ode, është se duke qenë të bindur se bashkërisht me shoqata të vullnetit të mirë, ekspertë dhe institucione mund të kontribuojnë për ndryshime shumë më të mëdha dhe pozitive në klimën e afariste të vendit, rritjen e punësimit dhe mirëqenien për të gjithë qytetarët e vendit.

Krasniqi  tha se Oda është një fryt i një analize të gjatë dhe të hollësishme të një grupi të afaristëve, të cilët duke parë ngecje të mëdha në fushën e të bërit biznes janë bashkuar për t'i dhënë një kahje më pozitive fushës më të rëndësishme në vend.

 

 “Oda është një fryt i një analize të gjatë dhe të hollësishme të një grupi të afaristëve, të cilët duke parë ngecje të mëdha në fushën e të bërit biznes janë bashkuar për t'i dhënë një kahe më pozitive fushës më të rëndësishme në vend. Në këtë kontekst,  ne themeluesit OAK-së, jemi  afaristë të suksesshëm me përvojë shumë vjeçare në Kosovë dhe jashtë saj, të cilët synim kryesor kemi rritjen e ekonomisë së vendit, të ofrojmë alternativë  në afarizëm në këtë fazë të rëndësishme të konsolidimit të shtetit dhe të ekonomisë sonë”, theksoi kryetari Krasniqi.

Kjo nismë, sipas tij, po ndërmerret duke u bazuar në përvojat që kanë themeluesit me shoqatat homologe në vend dhe jashtë.

Sipas Krasniqit nga sot OAK është një shtëpi e të bërit biznes dhe për biznese, në mënyrë që të jetë sa më afër tyre për vështirësitë dhe pa kënaqësitë që i kanë ato.

 

“Themelimi i OAK, është një mundësi  e re për afaristët që të kenë bashkëpunim të sinqertë me institucionet dhe të tjerët në fushën e legjislacionit përkatës, për të reaguar për problemet e shumta që ne si afarist po ballafaqohemi çdo ditë, dhe e cila ka rritë në masë të madhe pakënaqësinë. Kjo pa kënaqësi konfirmohet me faktin e shuarjes së shumë bizneseve vendore dhe të huaja, por edhe në mosardhjen e investimeve, që shumë janë të nevojshme për vendin tonë”, deklaroi Krasniqi. 

Ndër arsyet tjera sipas Krasniqit për themelimin e kësaj Ode ka qenë edhe mundësia për të bërë një Odë më funksionale, sepse një pjesë e tyre kanë qenë pjesë e shoqatave të bizneseve tjera dhe nuk ka funksionuar ashtu siç kërkohet.

 

 “Na ka shtyrë mundësia për të bërë një odë më funksionale, sepse një pjesë kemi qenë diku ku asgjë nuk ka funksionuar si Odë dhe e kemi parë mungesën, por e  kemi parë edhe kërkesën e madhe të bizneseve që të kenë një përkrahje më të madhe për zhvillimin e vendit, duke marrë parasysh se ka probleme shumë të mëdha”, theksoi ai.

Krasniqi tha se Oda e Afarizmit do të jetë një mundësi për bizneset për t’i shfaqur problemet dhe këto të adresohen nëpër institucione.

Ai duke treguar për gjendjen mjedisore të bizneseve , theksoi se Qeveria është përpjekje për të bërë hapa pozitiv për të bërë biznes, por shihet nevoja e një reagimi më të shpejt të institucioneve shtetërore për bizneset.

 

“Ne mendojmë se Qeveria është duke u munduar që ta ndryshoj për të mirë gjendjen biznesore. Është duke bërë përpjekjeje, ndërsa besojmë që edhe kjo është për të mirë, por shohim se nevoja për reagim më të shpejt të institucioneve ndaj bizneseve është shumë më e madhe, sepse prapë se prapë ndryshimi nuk është në nivelin të cilin ne bizneset besojmë që mund të jetë për të mirën e biznesit, rritjes së ekonomisë së vendit dhe zhvillimit në përgjithësi”, potencoi Krasniqi. 

Ai ka përmendur se një nga vlerat e OAK-së do të jetë transparenca financiare në funksionimin e OAK-së, që realisht është rregull fundamental i BE-së.

OAK funksionon, përmes strukturave udhëheqëse nga kuvendi dhe Bordi në përbërje të: Skënder Krasniqi kryetar, Arsim Selmonmusaj nënkryetar, Diamant Elshani sekretar, Hamdi Halushaj arkëtar dhe anëtar i bordit, Lulëzim Begaj anëtar i bordit, Hasan Gigollaj anëtar i bordit si dhe Hysni Zogaj anëtar i bordit.

Vendimi për themelimin e OAK-së, e cila gjendet në lagjen Pejton, është marrë në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa regjistrimi nga institucionet e Kosovës është bërë në  dhjetor të vitit të kaluar. /I. Shabani/KosovaPress/