Kosova
Shkronjat

Sot (me 4 prill 2017) në shënim të Ditën Ndërkombëtare të Deminimit është planifikuar nga Kompania e Deminimit të FSK-së,

KFOR-i dhe Policia e Kosovës, një aksion i përbashkët për shkatërrimin e mjeteve eksplozive.

Sipas njoftimit për media nga MFSK, ky operacion do të zhvillohet së bashku me njësitet përkatëse të FSK-së, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në poligonin e demolimeve të KFOR-it, në Rahovec, (në rrugën  Rahovec-Drenovc i Zatriqit).

Operacioni do të fillojë nga ora:10:30 deri 11:30. /KosovaPress/