Kosova
Shkronjat

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një të dyshuar pas që dyshohet se ka falsifikuar një dokument me të cilin konfirmon se kinse është veteran i UÇK-së.

Sipas Policisë i dyshuari dokumentin e  falsifikuar ka tentuar ta vërtetojë me vulë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fazli Grajçevci” rreth orës 14:00 ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt./KosovaPress/