Kosova
Shkronjat

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Han të Elezit një shtetas turk pasi që i njëjti po transportonte me kamion 14 persona ilegalisht, (prej të cilëve 5-ishin të rritur ndërsa 9-fëmijë), shtetas të Sirisë dhe të Afganistanit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa të gjithë personat e kontrabanduar janë dërguar në qendrën për migrim, për veprime të mëtutjeshme./KosovaPress/